Anglishtfolësit më të mirë në Europë
Holanda renditet e para në Europë për nivelin e anglishtes së folur. Education First në Indeksin e Aftësive në Anglisht (EPI) pas testeve te kryera me 2.2 milionë të rritur nxjerr të parët holandezët me 647 pikë nga 800, si folësit më të mirë të një gjuhe të dytë si në Evropë ashtu edhe në 113 vende në mbarë botën.
Gjuha greke, arsimi i përbashkët dhe feja ortodokse ngjizën Greqinë e sotme
Thanos Veremis, një nga akademikët dhe historianët më të njohur grekë, i cili i ka kushtuar disa libra Revolucionit grek të ‘21-shit, do të më presë në banesën e tij në Kifisia me një buzëqeshje të paqtë, që më fashiti pasigurinë dhe ankthin e fillimit. Pavarësisht pyetjeve të parapërgatitura, biseda shkoi drejt monopatesh të tjera, siç ndodh shpesh në takimet tête-à-tête, duke më përforcuar bindjen e mëparshme rreth profilit të tij fisnik si njeri e studiues.
Manipulim dhe vetëmanipulim me "dhunën gjinore"
Erdogan: Gaza do mbetet përgjithnjë palestineze
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se Gaza do të mbetet përgjithnjë palestineze. Ai ka folur gjatë një sesioni të hapur të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik gjatë së cilës ka premtuar se Izraelit nuk do t’i lëshohet një centimetër tokë në Gaza.
Ne duhet ta bëjmë këtë jo vetëm për vëllezërit në Gaza por edhe për vetë sigurinë tonë dhe integritetin territorial
ka thënë ai.
7 muaj paraburgim me "reformën historike"/Të kesh dy bythë, një ta mbash e një ta çash
Gjyakata e Posaçme Antikorrupsion vendosi sot të shtyjë sërish gjykimin e Fredi Belerit duke njoftuar se seanca e radhës do të jetë në datën 11 dhjetor. Absurdi tashmë po arrin kulmin: një njeri që filmohet dhe arrestohet në flagrancë siç u tha për blerje votash nuk gjykohet nga asnjë gjykatë.
Shtatë muaj në paraburgim janë një e dhënë e mirë për Belerin që pavarësisht se çfarë ndodh të kërkojë dëmshpërblim në Strasburg duke provuar shkeljen e të drejtave të njeriut.
Hapet në Rusi qendra e parë studimore për presidentin kinez, Xi Jinping
Akademia Ruse e Shkencave ka hapur së fundmi një qendër të posaçme studimore për presidentin kinez, X Jiping. E para e krijuar jashtë Kinës. Kreu i Institutit për Kinën dhe Azinë Bashkëkohore në Akademinë Ruse, Kirill Babayev është shprehur se hapja e qendrës reflekton faktin se aktualisht Kina është partneri kryesor ekonomik i Rusisë, por edhe partneri kryesor strategjik.
Tirana përtej jetueshmërisë/Geto dhe 12% e sipërfaqes e urbanizuar në 30 vjet
Në 30 vitet e fundit, Tirana ka bërë ekspansion urban të barabartë me 12% të sipërfaqes rajonale. Me një ritëm të tillë, urbanistët parashikojnë që në 50 vitet e ardhshme, i gjithë rajoni do të mbulohet me ndërtime. Aktualisht, sipas Artan Kacanit, urbanist dhe lektor pranë universitetit Polis, Tirana si qytet është rritur përtej jetueshmërisë. Përqendrimi i gjithë densitetit urban në qendër do të sjellë, sipas tij, pasoja të rënda.
Stoltenberg: Duhet të përgatitemi për lajme të këqija nga Ukraina
Në një intëervistë për rrjetin ARD, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolltenberg, ka paralajmëruar përkundrejt “lajmeve të këqija nga Ukraina”.
Lufta zhvillohet me faza. Ne duhet ta mbështesim Ukrainën si në kohë të mira ashtu edhe të këqija. Ne duhet po ashtu të përgatitemi për lajme të këqija
citohet ai.
Kërkesa për naftë drejt fundit, Arabia dhe Emiratet rrezikojnê 1/2-n e të ardhurave
SHBA-të po krijojnë tension mes Turqisë dhe Greqisë
“Nëse thërret me zë të lartë dikë nga Turqia, mund të dëgjohesh në Kos. Nuk është e drejtë që dy vende, kaq të afërta dhe kaq të lidhura ngushtë, të vazhdojnë përpara me zëra që ushqejnë armiqësi”.
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, thotë se Greqia është pjesë e qasjes së re të Ankarasë “më shumë miq dhe më pak armiq".