Arben Ndoka në prezantimin e prefektit të Lezhës

Postuar në 15 Shkurt, 2016 13:12

Deputeti i dorëhequr menjeherë pas miratimit të ligjit për dekriminalizimin, Arben Ndoka ka marrë pjesë si përfaqësues i mazhorancës në prezantimin e prefektit të ri të qarkut të Lezhës, Eduart Ndreca. Opozita ka denoncuar daljen sërish në skenë të ish-deputetit socialist të dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni.

Gwyneth Paltrow nuk zhgënjen pavarësisht moshës...

Postuar në 15 Shkurt, 2016 12:10

Aktorja e vlerësuar me çmimin Oscar, Gwyneth Paltrow është fotografuar në Malibu për nevojat e një fushate fotografike duke treguar se dieta dhe palestra kanë dhënë rezultate të kënaqshme..

Raporti Javor (8 - 14 Shkurt 2016)

Postuar në 15 Shkurt, 2016 11:15

Pas matjes së faqeve të mëposhtme për periudhën 8 - 14 Shkurt 2016, po listojmë statistikat mesatare ditore për këto faqe

Bosnje-Hercegovina troket në derën e BE-së

Postuar në 15 Shkurt, 2016 10:56

Bosnja-Hercegovina paraqiti kërkesën zyrtare për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, megjithëse Brukseli thotë se Sarajeva nuk ka përmbushur të gjithë kushtet.

Kontrabanda e naftës me anijet e peshkimit, Crown Agents zbulon skemën

Postuar në 15 Shkurt, 2016 10:51

Ekspertët e Crown Agents vitin që shkoi kryen një kontroll mbi veprimtarinë e flotës së anijeve shqiptare të peshkimit nga ku rezultoi se këto anije përdoreshin për importimin e sasive të mëdha të karburantit ‘duty free’ të ardhur nga portet e Italisë, Malit të Zi dhe Greqisë.

Të dhënat e marra nga Porti i Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe Sarandës treguan që në periudhën 1 janar – 12 mars 2015, kishin hyrë rreth 2 milionë litra karburant ‘duty free’, ku çmimi i blerjes së karburantit ishte shumë herë më i ulët se sa ai i marrë prej burimeve të ligjshme shqiptare.

Siria thirrje OKB-së të marrë masa kundër Turqisë

Postuar në 15 Shkurt, 2016 10:39

Siria dënoi sulmet ushtarake të Turqisë kundër luftëtarëve kurdë në veri të vendit, duke i cilësuar si shkelje të sovranitetit. Damasku i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të marrë masa të menjehershme. E djela ishte dita e dytë e bombardimeve me artileri e ushtrisë turke kundër forcave kurde, që po avancojnë në pronvincën e Alepit. Ankaraja e konsideron milicinë kurde si një degë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit që prej dekadësh kërkon autonominë nga Turqia ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjerë e mbështesin milicinë në luftën e saj kundër Shtetit Islamik.

Dëshmia për 21 Janarin e ish-gardistit që u bë kryetar i PS në Mat dhe drejtor i OSHEE-së

Postuar në 15 Shkurt, 2016 10:29

Sot është drejtori i OSHEE-së për Divizionin e Burrelit dhe kryetar i Partisë Socialiste në Mat. Agron Malaj, ish-komandant i Gardës, që drejtoi njësinë e ndërhyrjes dhe grupin e snajperëve në 21 Janar 2011 thotë se gardistët kanë qenë profesionistë dhe se nga grupi që ai drejtonte nuk ka qëlluar mbi njereëzit. Ai ngre gishtin e akuzës mbi ish-drejtues të Gardës së Republikës dhe institucioneve të tjera për urdhërin e vrasjes së 4 protestuesve.

"Nevrik" ende pa lindur?

Postuar në 15 Shkurt, 2016 00:57

Edhe Irani i gatshëm të angazhohet për mbrojtjen ajrore të Sirisë. Të gjithë kundër ISIS?

Postuar në 15 Shkurt, 2016 00:55

Konflikti sirian është duke u shndërruar në një konflikt ku prakitkisht janë përfshirë disa fuqi. Pas deklarimeve se Arabia Saudite do të dërgojë forcat ajrore në Siri dhe lajmeve se Turqia bombardoi dje forcat siriane, një tjetër shtet po përgatitet të vendosë prezencën ushtarake në këtë vend. “Press Tv”, televizion shtetëror iranian, citon gjeneralin Farzad Esmaili, komandant i bazës së Khatam al-Anbiya, i cili gjatë një interviste të dhënë për agjencinë “Tasnim”, ka deklarua se “Nëse Damasku e kërkon ne do të mbrojmë hapësirën ajrore të Sirisë”.

Presidenti Nishani takoi John Kerryn jashtë protokollit? Vetëm për katër minuta? "This is a miracle of love...for America"

Postuar në 15 Shkurt, 2016 00:34

Pages

Subscribe to ResPublica RSS