Charli Howard's quote: "Bota e modës të lejon të ëndërrosh"
Prokuroria ndal hovin e Sarkos, në hetim për financime të paligjshme
Ish-presidenti francez, Nikola Sarkozy po i nënshtrohet zyrtarisht një hetimi për financime të paligjshme të fushatës së tij elektorale në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012. Sarkozy u paraqit në zyrën e Prokurorit të Krimit Ekonomik të Parisit mëngjesine së martës për të dhënë një dëshmi "maratonë" lidhur me akuzat. Në përfundim zyra e Prokurorit njoftoi ish-presidentin francez se është zyrtarisht nën hetim për financim të paligjshëm të fushatës elektorale, shpenzimet e së cilës tejkaluan kuotën që përcakton ligji.
Një jaht nuk mjafton më për të pasurit. Tani duhet edhe një nëndetëse personale
Aktivistja daneze Anja Ringgren Loven i jep ujë një fëmije të braktisur në Nigeri..
Fotoja e postuar nga aktivistja daneze Anja Ringgren Loven duke i dhënë ujë një fëmijè të braktisur në Afrikë ka bërë xhiron e botës. Bëhet fjalë për një fëmijë 2-vjeçar në Nigeri, i cili është braktisur nga prindërit, që besojnë se djali i tyre është magjistar dhe i pushtuar nga demonët.
Basha gënjen për orën, por Eri Veli gënjen edhe për hunjtë o Lili
Ja sesi punon me photoshop kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri Veli, që me siguri, pa karrigen ku e kanë ngulur, nuk do t'ia vërshëllente as hija e vet.
Top-Channel: “Cani, ikja e një konservatori 60-vjeçar. U lobua nga industria e kromit me mbështetjen e deputetëve të LSI-së”
Largimi i Shkëlqim Canit është komentuar gjatë ditës së sotme si një ngjarje me rëndësi. Nuk ka informacione të sakta dhe të konfirmuar se përse kjo lëvizje në këtë moment.
Padi Bashkisë së Tiranës për ndërtimin te Liqeni: "Mungon masterplani i Parkut"
Disa qytetarë kanë protestuar sot kund
Rama: “Reforma në drejtësi kushtëzon koalicionin me LSI-në”. Replikon Llalla: “Korrupsion ka edhe në shëndetësi dhe arsim”
Kryeministri Edi Rama, deklaroi një ditë më parë në intervistën me Rudina Xhungën se reforma në drejtësi, kushtëzon koalicionin me Lëvizjen Socialiste për Integrim. “Me LSI jemi koalicion dhe kemi debate, kemi shumë gjëra që na dallojnë, se përndryshe do të ishim një parti. Në këtë koalicion nuk ka pasur asnjë pengesë për reformat e thella që kemi ndërmarrë. Nëse nuk miratojmë Reformën në Drejtësi ne ndahemi menjëherë me LSI-në”, u shpreh Rama.
Shpresa për kurimin përfundimtar të leuçemisë
Duket se shpresa për kurimin definitiv të leuçemisë është rritur në mënyrë thelbësore me një kurë të re që operon në nivel qelizor. Lajmi bëhet i ditur nga Sky Neës, sipas të cilit nga përdorimi i medikamentit të ri u arrit shërimi i 9 nga 10 pacientëve me leuçemi të avancuar, 4 nga 5 pacientë me kancer të një lloji tjetër në gjak, reaguan pozitivisht. Teknika e përdorur konsiston në zhvendosjen nga pacientët të qelizave imunitare, të quajtura qelizat – T dhe atashimi në to i molekulave me “receptor” që shënjestrojnë kancerin. Më pas këto qeliza infuzohen sërish te pacienti.
Dosja e mbyllur e ligjit të dosjeve
Rreth 10 muaj më parë parlamenti miratoi ligjin nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë” ose siç njihet ndryshe, ligjin për hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit. Ligji u trumbetua si sukses, zhvillim me vlerë historike dhe një akt konkret që bashkon Shqipërinë me vendet e tjera, të cilat prej vitesh kanë ndërmarrë akte ligjore për ndarjen e drejtë me të kaluarën.