Trump nuk duhet të zgjidhet...

Postuar në 17 Shkurt, 2016 13:41

Lojë apo shqetësim i vërtetë nga Donald Trump? Mediat amerikane, disa prej tyre të paktën, i kanë përfshirë të dy skenarët si të mundshëm; para disa javësh u fol se Trump ishte njeri i demokratëve në fushatë që synon te rrënimin e fushatës republikane. Por sot, presidenti aktual, Barack Obama, ka dalë me një qëndrim që e konsideron Trump një zgjedhje të pamundur, pasi amerikanët janë të zgjuar. “Ata e dinë se të jesh president është një punë serioze. Nuk është si të drejtosh një talk show, apo reality show, nuk është marketing.

Një rezolutë plot me probleme për Shqipërinë

Postuar në 17 Shkurt, 2016 13:34

Gjatë prezantimit të draft-rezolutës për Shqipërinë në komisionin e punëve të jashtme të Parlamentit Europian  eurodeputeti Knut Fleckenstein  kërkoi nga Komisioni Europian të monitorojë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe reformës në drejtësi. Ai tha se zbatimi i reformave në Shqipëri nuk ka qenë në nivelin e dëshiruar dhe se reforma në drejtësi që pritet të aprovohet nga qeveria dhe opozita me ndihmën e Komisionit të Venecias dhe Këshillit të Europës do të monirotohet nga Komisioni Europian.

Kalendari i NASA-s

Postuar në 17 Shkurt, 2016 13:08

Përshkallëzohen përplasjet për pronësinë e Top Channel

Postuar në 17 Shkurt, 2016 12:42

Përfaqësuesit ligjorë të dy aksionerëve të Top Channel, kanë depozituar një kallëzim në Prokurori, ndaj gjykatëses Teuta Hoxha pas një vendimi të marrë prej saj në seancën e datës 5 shkurt që i jepte të drejtën e administrimit të kanalit për fazën kalimtare, Vjollca Hoxhës me 8% të aksioneve. Ky vendim sipas dy aksionërëve të tjerë konsiderohet i jashtëligjshëm dhe i falsifikuar.

Meksikë, Papën e lënë nervat me turmën që shtyn

Postuar në 17 Shkurt, 2016 12:36

Veliaj kallëzohet për ndërtimin në Parkun e Liqenit. PD: Ka ndërmend të ngrejë lokal

Postuar në 17 Shkurt, 2016 12:21

Ashtu siç kishte paralajmëruar Partia Demokratike kallëzoi spenalisht kryetarin e Bashkisë së Tiranës, për ndërtimin brenda Parkut të Liqenit të Tiranës. Objekt i kallëzimit është shpërdorimi i detyrës dhe ndërtimi i paligjshëm. Partia Demokratike thotë se ndërtimi po bëhet, në një zonë e cila është kategorikisht e mbrojtur me ligj nga ndërhyrjet, siç është Parku i liqenit të Tiranës.  Sipas përfaqësuesve të opozitës te liqeni bëhet për interesa të pastra korruptive dhe klienteliste të kryebashkiakut të Tiranës.

Strategjia e Partisë Demokratike, zbulon Shqipërinë e rrënuar që la para 2 vjetësh

Postuar në 17 Shkurt, 2016 11:30

Deputetë të opozitës kanë nisur denoncojnë nga terreni problemet që kanë zona të ndryshme të vendit, duke folur për një Shqipëri të degraduar dhe të rrënuar. Ata e lidhin këtë situatë me keqqeverisjen që u është bërë shqiptarëve në këto 2 vjet, a thua se para dy vitesh lanë një Shqipëri të lulëzuar e të begatuar.

Policia argëton publikun me video dhe njoftime (Video)

Postuar në 17 Shkurt, 2016 10:50

Në një përpjkekje për të prezantuar një fytyrë tjetër të policisë, Ministria e Brendshme shpërndan pothuajse çdo ditë video të regjistruara nga kamerat e pilotimit që tregojnë sesi operon policia gjatë kontrolleve në rrugë ose me qytetarët që shkelin rregullat e qarkullimit. Në fakt qëllimi i vendosjes së kamerave të pilotimit në uniformat e policisë, nuk ishte argëtimi i opinionit me video të kësaj natyre, por evidentimi i rasteve kur punonjës të policisë shkelin ligjin apo veprojnë në kundërshtim me rregullat.

Sa është zgjidhja?

Postuar në 17 Shkurt, 2016 03:45

Psikoza e dhunës dhe urrejtjes mes izraelitëve dhe palestinezëve

Postuar në 17 Shkurt, 2016 03:22

Pages

Subscribe to ResPublica RSS