Letër për interpretimin e shkeljeve statutore. PS-ja në debatin e disa viteve më parë

Postuar në 20 Shkurt, 2016 17:20

Kishte vite që nuk i dëgjohej më emri, por këto ditë Komisioni i Garancive Statutore në Partinë Socialiste do të duhet të shprehet për zbatimin e dokumentit kryesor të partisë: Statutin. Përmes një letre të firmosur nga disa përfaqësues, anëtarë të PS-së, kërkohet interpretim për shkeljet që ata kanë konstatuar. “Kërkojmë, zbatimin dhe interpretimin e nenit 3 pika 1 të Statutit të PS që sanksionin parimin e kolegjialitetit, në lidhje me drejtimin, funksionimin dhe veprimtarinë e Kryesisë së  PS, që prej vitit 2013, e deri në ditën e kësaj kërkese.

Zhvarrimi i ushtarëve grekë, pala shqiptare: Do saktësohen shenjta e identifikimit

Postuar në 20 Shkurt, 2016 17:15

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka bërë të ditur rregullat sipas të cilave do të kryehn gërmimet për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë. Top-Channel i ka shkëputur një sqarim këshulltarit të ministrit të Jashtëm, ndërkohë që pala greke ka kërkuar nisjen e gërmimeve në bazë të një marrëveshjeje që është firmosur nga të dy palët. “Gërmimet në terren do të bëhen vetëm pasi komisionet e të dyjave palëve të bien dakort, për mënyrën se si do të bëhet në praktikë zbatimi marrëveshjes.

Fino u flet shokëve dhe shoqeve socialistë për Blushin

Postuar në 20 Shkurt, 2016 13:48

Deputeti socialist Bashkim Fino, duke qëndruar në të njëjtën linjë shpjeguese me kryeministrin Rama se pse nuk u bënë zgjedhjet për kreun e PS-së, paçka se në shkelje të statusit i ka dhënë përgjigje deputetit Ben Blushi.

I pashqetësuar për lojrat e Nishanit

Postuar në 20 Shkurt, 2016 13:40

Kreu i LSI-së, Ilir Meta është deklaruar i qetë dhe i pashqetësuar lidhur me ‘konfliktin’ e fundit mes qeverisë dhe presidentit lidhur me çështjen e dekretimit të ministrave të rinj, pas ndryshimeve në qeveri. Në një deklaratë për media nga selia e LSI-, ku ka njoftuar çeljen e anëtarësimeve të reja në parti, Meta ka thënë se gjithçka do të ecë sipas parashikimeve të Kushtetutës.

Rroga e administratorit të Ujësjellësit në Pogradec sa e kryeministrit

Postuar në 20 Shkurt, 2016 11:40

Krybashkiaku I Pogradecit Erald Kapri ka denoncuar një skemë abuzimi në Ndërmarrjen e Ujësjellësit të këtij qyteti. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat Kapri thotë se nga tetori i vitit 2015 e deri në shkurt 2016, numri i punonjësve shkoi nga 94 që ishte në 171 dhe shpenzimet për paga u rritën nga 32.5 milionë lekë në 75 milionë lekë. Sipas tij administrator i kishte vendosur vetes një pagë prej 2.5 milionë lekësh të vjetra, aq sa paguahet kryeministri i vendit.

Britania me status të veçantë në BE, marrëveshje e fituar me “dhunë”

Postuar në 20 Shkurt, 2016 09:33

Udhëheqësit e vendeve të Bashkimit Europian janë dorëzuar para presionit të vazhdueshëm të Britanisë për të ndryshuar statusin e ishullit brenda Unionit në këmbim të qëndrimit të saj në BE. Bisedimet që zgjatën më shumë se 30 orë në Bruksel përfunduan me një marrëveshje të re që i jep Britanisë një status të veçantë brenda Bashkimit Europian.

Umberto Eco ndahet nga jeta

Postuar në 20 Shkurt, 2016 06:38

Umberto Eco, shkrimtar, kritik, filozof siç e cilëson “Reppubblica” dhe një nga intelektualët më aktivë të kohës, ka vdekur në moshën 84 vjeçare. Ai lindi më 5 janar 1932 në Alessandria, në Italinë e Veriut dhe mori një edukim në shkollat saleziane. Përfundoi studimet universitare në vitet ’50 në universitetin e Torinos . Eco njihej për erudicion, për njohjen dhe interesin ndaj filozofisë dhe historisë së Europës mesjetare. Ai njohu sukses edhe si shkrimtar, sidomos me librin “Emri i Trëndafilit” që ka një narrativë dhe kompozim që materializon këtë njohje të tij.

Vonë apo shumë vonë për ndryshimet mediale

Postuar në 20 Shkurt, 2016 06:12

"Titi, duhet t'ia dalim para kësaj që po bën ky i Gjati me konçesionet". "Dakord shef, por ne kemi marrë ca vetë kur ishim me Berishën". "O Titi, ku do t'i fusim njerëzit në punë, po u dhanë konçesione si ato në shëndetësi"?

Postuar në 19 Shkurt, 2016 22:09

Imazhet mund të realizohen edhe kështu

Postuar në 19 Shkurt, 2016 21:58

 Stephen Lund është një çiklist kanadez që realizon imazhe në hartat GPS duke vlerësuar me kilometra dhe orë çdo imazh. Ja disa prej tyre:

 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS