Ndërkombëtarët shtyjnë zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni, në lojë mediat pro pushtetit

Postuar në 22 Shkurt, 2016 10:21

Maqedonia nuk ka përmbushur kushtet për zgjedhje të parakohshme parlamentare më 24 prill, ashtu siç parashikohej me marrëveshjen mes liderëve politikë. Ky është konkluzioni i faktorit ndërkombëtar të cili e bëri publik ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, Xhejms Bejli.

UKT pranon mbifaturimet e ujit: Jemi sabotuar, printeri u sulmua politikisht

Postuar në 22 Shkurt, 2016 09:47

1 mijë e 20 klientë janë mbifaturuar nga Drejtoria e Ujësjellësit të Tiranës për konsumin e muajit Janar. Sipas UKT-së subjektet që janë mbifaturuar janë të pajisur me sahatë matës dhe janë kryesisht farmaci, dyqane rrobash dhe zyra hipotekash. Drejtoria e Ujësjellëit nuk përjashton një gabim njerëzor, por deklaron se gjithçka mund të lidhet me një sabotim për qëllime politike.

Një protestë e "kontaminuar", por një çmim i denjë për Erjon Veliajn

Postuar në 21 Shkurt, 2016 21:48

Dikur ishte Lëvizja “Mjaft” që kundërshtonte me protesta të formave të ndryshme vendime apo nisma të qeverisë Nano në emër të shoqërisë civile. Drejtuesit kryesor të saj u katapultuan më vonë në politikë, me shembullin më tipik, kryetarin e lëvizjes Erion Veliaj, sot është kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe kryetar në perspektivë i Partisë Socialiste apo emra të tjerë si Arbian Mazniku, Elisa Spiropali që u përzgjodhën nga kryeministri Rama për të çuar përpara programin e Rilindjes.

Hotel "Grotta Palazzese" është me të vërtetë i veçantë

Postuar në 21 Shkurt, 2016 20:05

Hoteli ndodhet në Polignano, rreth 19 km nga Bari në Pulia

Lëvizja më e zgjuar e Nishanit. Zyrtarizoi kërkesën të shtunën, e cila nuk është protokolluar akoma në Gjykatën Kushtetuese

Postuar në 21 Shkurt, 2016 19:50

Top-Channel raporton sot se kërkesa e Presidentit të Republikës drejtuar Gjykatës Kushtetuese nuk ka mbërritur akoma në këtë fundit. Pra ajo nuk është protokolluar, duke na zbuluar kështu inteligjencën e Bujar Nishanit, se përse e publikoi kërkesën e tij ditën e shtunë. Nëse kërkesa depozitohet të hënën, atëherë Gjykata  do të duhet të mblidhet sa më shpejt për të vendosur për interpretimin e një çështjeje që është zgjidhur nga vetë praktika e punës që edhe Bujar Nishani ndër të tjerë ka vendosur ndër vite për këtë çështje.

Baywatch, simboli i rinisë. Por koha nuk fal...

Postuar në 21 Shkurt, 2016 19:21

Aktorët e serialit të njohur, pas kaq vitesh janë krejt ndryshe. Koha bën të vetën. 

Diell, rërë dhe sport - Florida

Postuar në 21 Shkurt, 2016 19:12

Tallavaja e gjykatave/Ndryshon masa e sigurisë për të akuzuarin për trafik droge. "Është me azëm, gërrhet natën"

Postuar në 21 Shkurt, 2016 18:54

Gjykata në Lezhë ndryshoi masën e sigurisë për Petrit Bardhin, ish-kryetar komune në Kaçinar, i akuzuar për trafik droge. Siç raporton faqja “lapsi.al”, gjykata ka dhënë masën “arrest shtëpie” nga arrest me burg që ishte më parë. Arsyeja është e pazakontë: “Avokati mësohet të ketë thënë në gjyq se klienti i tij, 43-vjeçari vuan nga azma dhe për këtë arsye, gërhet natën. Gjyqtari ka qenë dakord dhe e ka pranuar këtë arsyetim”, raporton “lapsi.al”.

LEK - prerja e parë monetare e shtetit shqiptar(1926)

Postuar në 21 Shkurt, 2016 18:41

 Nisi me pretendime të mëdha/LEK nga Aleksandri i Madh

“Asgjë nuk mund ta shpëtojë Assadin. As të gjithë shiitët dhe Rusia bashkë”

Postuar në 21 Shkurt, 2016 18:38

Arabia Saudite është një ndër aktorët kryesorë të luftës që zhvillohet në Siri. Axhenda e saj është shumë e qartë, ndoshta më e qarta ndër të gjitha axhendat: largim i Bashar Al Asadit nga pushteti dhe ndërprerja e një aksi shiit në Lindjen e Mesme. Në një intervistë për revistën e njohur gjermane “Spiegel”,  ministri i Jashtëm saudit,  Adel al-Jubeir, ka deklaruar se vendi i tij mbështet Procesin e Vjenës dhe se në persepktivë është e qartë se Siria do të jetë pa Assadin.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS