Hungaria, referendum për kuotat e emigrantëve

Postuar në 25 Shkurt, 2016 00:27

Për herë të parë një vend europian do të zhvillojë një referendum për kuotat e detyrueshme të BE-së për emigrantët.  Qeveria hungareze ka kundërshtuar planin, sipas të cilit, vendi duhet të presë rreth 2300 emigrantë, nga shpërndarja e 120 mijë emigrantëve në të gjithë kontinentin. Në një konferencë për shtyp, kryeministri hungarez, Viktor Orban tha se “askush nuk i pyeti popujt europianë, nëse i mbështesnin kuotat detyruese”.  Autoritetet hungareze kanë ngritur një gardh në kufirin me Serbinë dhe Kroacinë, për të ndaluar emigrantët që synojnë të mbërrijnë në Europën Perëndimore.

Populli dhe qeveria(Video)

Postuar në 24 Shkurt, 2016 23:47

Gjate viziës në Fier, kryeministri Rama u përball me ankesat e disa fermerëve që nuk hezituan t'i shprehin zhgënjimin për neglizhencën e qeverisë. Si u përgjigj kryeministri? Disa sqarime, disa batuta dhe një dorë në qafë. 

RAMA ANKESAT by trelosjermatis

Opozita më e rëndësishme: Ekonomia

Postuar në 24 Shkurt, 2016 23:41

Dardha e ka bishtin mbrapa dhe këtë po e provon qeverisja e majtë si në nivel qëndror ashtu edhe në nivel lokal. Ndryshe nga sa premtoi në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe ato vendore, qeverisja e majtë ka ndjekur një politikë fiskale që ka çuar në rritjen e  kostove të jetesës për qytetarët. Pa analizuar shkaqet që orientuan votën majtas, elektorati pak u fokusua te programi ekonomik i Partisë Socialiste dhe i LSI-së, që gjithsesi  u përfshinë në ato stimujt që justifikonin prirjen majtas. Dhe kjo për disa arsye:

Forca tragjike e nje fotografie

Postuar në 24 Shkurt, 2016 20:42

Popujt e Ballkanit kanë gjithmonë një forcë tragjike ku ndërthuren fati, jeta dhe vdekja. E tillë është dhe kjo fotografi e shkrepur në vitet ’20 në fshatrat e Dropullit. Sipas shpjegimit që i bëhet fotos në  profilin e fejsbukut ku është publikuar në të shfaqet Janulla Kore, nusja e saj dhe nipi i vdekur 2 vjeçar.  https://www.facebook.com/DerbitsaneBEpeirou/photos/a.762666073749289.1073741855.560923540590211/762666130415950/?type=3&theater.

Si hyri në Parlament?

Postuar në 24 Shkurt, 2016 19:48

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein u informua nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, mbi reformën e sistemit të sigurisë në vend dhe rezultatet në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, të cilat do të mbahen shënim për t’u përfshirë në draft-rezolutë, siç u shpreh socialdemokrati gjerman. 

Autochtonous, racë vitale, pasardhës të Skënderbeut; si popull qenkemi dele...1:0 për Donaldin

Postuar në 24 Shkurt, 2016 19:24

72 milionë$ gjobë për “Johnson & Johnson”. Produktet e saj me bazë talk shkaktojnë kancer

Postuar në 24 Shkurt, 2016 18:35

Kompania e njohur “Johnson & Johnson” është gjobitur me 72 milionë dollarë nga një gjykatë në Misouri, pas akuzës se produktet e saj kishin provokuar kancer vezoresh te një femër e cila vdiq në tetor të vitit 2015 në moshën 62 vjeç. Jacqueline Fox nga Alabama, kishte përdorur “Baby Powder” dhe “Shower to Shower” për higjenë intime për rreth 35 vjet dhe u diagnostikua me kancer vetëm tre vjet më parë. Ndaj kompanisë ka patur ankesa edhe më herët, e cila nuk ka njoftuar konsumatorët se produktet e saj me bazë talku mund të shkaktojnë kancer.

Një meteor me forcë sa bomba e Hiroshimës, shpërtheu këtë muaj në oqeanin Atlantik

Postuar në 24 Shkurt, 2016 18:19

NASA, agjencia amerikane e hapësirë, ka bërë të ditur se një meteor është përplasur në fillim të këtij muaji në oqeanin Atlantik. Meteori shpërtheu në datën 6 shkurt, ora 14:00 në distancë 1000 km nga Brazili. Forca shpërthyese u llogarit në 13 kilotonë, e barabartë me bombën e Hiroshimës. Diametri i objektit në djegie atmosferike ishte 18 m, por forca e madhe. Ka një debat aktualisht nëse NASA nuk njoftoi, apo nuk e identifikoi dot objektin. 

Femrat nën armë, por edhe në luftë

Postuar në 24 Shkurt, 2016 18:12

India ka vendosur të lejojë që femrat të marrin pjesë në detyra luftarake në të gjithë sektorët e ushtrisë

Antiligjore rezistenca e PS për mandatin e Koço Kokëdhimës

Postuar në 24 Shkurt, 2016 17:23

Një tjetër vendim i shumicës provohet si antiligjor. Gjykata Kushtetuese rrëzon vendimin e mazhorancës parlamentare që të mos çojë në këtë gjykatë kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputeti socialit, Koço Kokedhima. Në seancën e 16 prillit të vitit të shkuar Kuvendi nuk pranoi kërkesën e bërë nga një grup deputetesh të opozitës me, argumentin se nuk përmbusheshin kushtet për të dëguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e tyre.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS