Epërsia e tregut shqiptar të hidrokarbureve, futja e kinezëve dhe George Soros

Postuar në 31 Mars, 2016 12:16

Blerja e aksioneve të Bankers Petrolium nga kompania kineze Geo - Jade Petroleum Corporation në vlerën e 440.4 milionë dollarëve shihet si një epërsi  që tregu shqiptar i hidrokarbureve po fiton ndaj fqinjëve dhe kryesisht Greqisë që mendohet se ka rezerva nafte të së njëjtës cilësi me atë të Patos Marinzës.

Sheshel i pafajshëm

Postuar në 31 Mars, 2016 12:03

Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës nëHagë shpalli të pafajshëm duke e liruar nga të gjithë akuzat udhëheqësin radikal serb, Vojisllav Sheshel. Ishin nëntë akuza të ngritura kundër tij, tre për krime kundër njerëzimit dhe gjashtë për krime lufte, lidhur me nxitjen e spastrimit etnik në Bosnjë, Kroaci dhe Vojvodinë. Ai nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit në Hagë, sepse u la i lirë në 2014 si i diagnostikuar me kancer.

Leskajt e Sulit u vjen zelli për Gjykatën Kushtetuese

Postuar në 31 Mars, 2016 11:58

Presioni i opozitës për mandatet e deputetëve Leskaj e Suli duket se ka dhënë rezultat. Ndonëse për javë të tëra qëndruan në heshtje dhe refuzuan t’i nënshtrohen procedurës si në rastin e deputetit Koço Kokëdhima, Leskaj e Suli kanë treguar një ditë pas vizitës së komisionerit Hahn devotshmërinë që mandati i tyre të çohet në Kushtetuese. Nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj, i është drejtuar me një letër kryetarit të kuvendit Ilir Meta, ku i kërkon që të jetë parlamenti ai që të vërë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese për mandatin e saj.

Tension në Portin e Pireut, emigrantët djegin flamurin e BE (Video)

Postuar në 31 Mars, 2016 11:30

Rreth 2000 refugjatë dhe mbështetës të tyre grekë kanë manifestuar në Athinë për të kërkuar hapjen e kufijve dhe kalimin e tyre në Europë. Refugjagtët u niseën nga porti i Pireut dhe u grumbulluan fillimisht në sheshin Omonia. Ata marshuan drejt parlamentit grek dhe më pas u tubuan para selisë së Komisionit Europian në Athinë. Aty protestuesit dogjën një flamur të Bashkimit Europian.Protesta e refugjatëve në Athinë u zhvillua disa orë pasi në Idomeni refugjatë të tjerë ishin përkeshur me forca të policisë greke.

Propozimi për futjen e gegnishtes në liturgjitë katolike, Gjergj Meta jep arsyet kundër

Postuar në 31 Mars, 2016 10:25

Kuriozitetit të studiueses Ledi Shamku Shkreli se përse liturgjitë katolike nuk kryhen sipas traditës së gegnishtes i është përgjigjur prift Dom Gjergj Meta. Pyetja e studiueses ishte si më poshtë: "Duke qenë se repertori i çdo gjuhe, pra edhe i shqipes se nuk e kemi sui generis, përbëhet nga regjistra e sidomos nga nënkode e ligjërime sektoriale, e duke qenë se: 1. Ka sllavishte kishtare (që nuk është sllavishtja letrare), ka greqishte liturgjike (që nuk është greqishtja letrare) etj., etj. me radhë; dhe: 2.

Një amator filmon përplasjen e një objekti në Jupiter më 17 mars 2016

Postuar në 31 Mars, 2016 00:15

Sauditët me flotë makinash të lara me ar në Londër

Postuar në 30 Mars, 2016 23:57

Të katërta shkojnë ë 1.8 milionë dollarë. 

 

http://edition.cnn.com/2016/03/30/europe/gold-cars-saudi-london/index.ht...

Pemët, "kalendar" i heshtur i historisë

Postuar në 30 Mars, 2016 23:34

Në Tokë ka 3 miliardë pemë, të cilat janë të dobishme për të gjithë jetën në planetin tonë. Në vitin 1999 fotografja Beth Moon ndërmori një udhëtim për të fotografuar disa prej më antikeve duke iu referuar edhe folklorit të zonave ku ato ndodhen.  Një album që ndoshta tërheq vëmendjen drejt këtyre mrekullive që shpesh anashkalohen dhe asgjësohen. 

 

http://www.nationalgeographic.it/wallpaper/2016/03/30/foto/alberi_raccon...

Tajlanda preket nga thatësira më e madhe në 20 vjet

Postuar në 30 Mars, 2016 22:36

Emërime antiligjore në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. KMSHC-ja publikon rastin

Postuar në 30 Mars, 2016 21:03

Komisioneri për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil në Shqipëri ka zhvilluar së fundmi një hetim administrativ në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve nga i cili kanë rezultuar probleme në emërime në këtë institucion. "Në shkresën që ndodhet online në faqen e këtij institucioni, Komisioneri ka konkuduar se një zyrtar i lartë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve është emëruar në këtë post duke shkelur ligjin, pasi nuk plotësonte asnjë kriter për postin e rëndësishëm. Zyrtari në fjalë është Përgjegjës i Sektorit të Projekteve në Drejtorinë e Teknologjive dhe Informacionit në DPT.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS