San Torini, një zbulim tjetër që flet për aktivitetin vullkanik
Në San Torini të Greqisë janë zbuluar disa pishina nëndetare të ndërlidhura me njëra tjetrën me përqendrim të lartë të dioksidit të karbonit. Shkencëtarët thonë se ato japin mundësi të reja për të kuptuar shpërthimet e ardhshme vullkanike në San Torini.
Një greke e vetme në ishull
Rama: PS në proces transformimi, po hapemi si parti
Krenar për PS-në, si e vetmja forcë për Shqipërinë e së ardhmes, është shprehur kryeministri Rama pas votimit për delegatët e Tiranës në kongresin e Partisë. Ai ka numëruar proceset e shumta zgjedhore që janë bërë vetëm në një muaj në PS, Rama ka deklaruar se janë këto procese që bëjnë diferencën mes PS dhe të tjerëve.
Rishfaqet termi "totalitarizëm"
Për kreun e PD-së, Lulzim Basha ndonëse taksat dhe akciza janë rritur, paratë nuk përfundojnë në arkën e shtetit, por në xhepat e qeveritarëve. Duke folur në Forumin për Lirinë Ekonomike, Basha tha se kjo maxhorancë ka tendenca të forta të totalitarizmit. “Ndonëse ka dy parti që emërtohen dhe vetëemërtohen socialiste, po në këto dy vite e gjysëm nuk ka reflektuar asgjë socialiste. Një shtet kleptokrat të inkriminuar dhe me tendenca të forta të totalitarizmit.
BDI proteston kundër kryqit maqedonas
Në Butel të Shkupit, është vendosur gurthemeli i Kryqit gjigant 56 mertërsh. Këtij aktiviteti i ka paraprirë një protestë e zyrtarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, kryesisht të degës së Çairit të Shkupit, të cilët shprehën revoltën e tyre dhe tentuan të pengojnë vendosjen e gurthemelit të kryqit. Në protestë ishte si nënkryetari I BDI-së dhe njëherësh kryetar i Cairit Izet Mexhiti, deputetja Ermira Mehmeti dhe zyrtarë të tjerë. Mexhiti tha se kryqat u takojnë kishave dhe minaret xhamive, sipas tij as njëra e as tjetra nuk e kanë vendin në rrugë.
S'ka fund ankthi i grekëve, FMN parasheh krizë të borxhit në mars
Geqia do të ndeshet me vështirësi të mëdha për shlyerjen e borxhit në fund të muajit mars. Konstatimi është i Fondit Monetar Ndërkombëtar sipas një burimi që ka referuar për gazetën gjermane Der Spiegel.
FMN këmbëngul në mbajtjen e premtimeve për reformën e pensioneve duke bllokuar raportin e vlerësimit që do t'i hapte dritën jeshile paketës së tretë të shpëtimit. Sipas FMN, përderisa qeveria nuk arrin të taksojë siç duhet prodhuesit atëherë është e detyruar të bëjë shkurtime në sektorin e pensioneve.
BE nuk uron zgjedhjen e Thaçit si President
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të BE’së, Maja Kocijancic, ka lëshuar një deklaratë në të cilën nuk e uron fare zgjedhjen e Hashim Thaçit në krye të Shtetit të Kosovës.
Aty vetëm përmendet se zgjedhja e tij është bërë në një situatë të tensionuar dhe përçarëse, shkruan Gazeta Express.
Me këtë rast, ajo ka bërë thirrje që të ndalet dhuna derisa ka kërkuar nga liderët e Kosovës që të veprojnë me qetësi për të qetësuar situatën.
Serveri i Tatimeve, Shkëlqim Cani thirret për të dhënë shpjegime
Komisioni parlamentar hetimor mbi çështjen e marrjes së të dhënave në serverin e tatimeve është mbledhur pas disa dështimeve radhazi dhe ka përcaktuar rregulloren dhe ndryshimin e planit të hetimit.
Një nga dëshmitarët e parë që do të thirren do të jetë ish ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe sekretarja e Përgjithsme e kësaj ministrie, Gelardina Prodani, të cilët të martën duhet të jenë përpara komisionit.
Kryeministri dhe sondazhet e Gjeneratës...
Qëkurse hyri në politikë Edi Rama ka ndjekur një strategji injorimi dhe përqeshje të opozitës, e cila rezultoi e suksesshme në planin e marrëdhënieve me publikun, pasi u konvertua në 3 mandate për bashkinë e Tiranës. Në vitet e para si ministër i Kulturës apo kryetar i Bashkisë së Tiranës, Rama satirizoi opozitën si të thuash në një raport të ngjashëm me atë që Partia e Punës bënte me ballistët dhe Ballin Kombëtar.
Një hap drejt riunifikimit, Qipro: Turqishtja të përfshihet në gjuhët zyrtare të BE-së
Qipro kërkon që turqishtja të bëhet gjuhë zyrtare në Bashkimin Europian, nisur nga fakti se greqishtja, që është një nga dy gjuhët e ishullit, njihet si e tillë në BE. Lajmi është bërë publik nga mediat qipriote dhe turkse që shkruajnë se presidenti Nicos Anastasiades ka dhënë udhëzime për ndjekjen e procedurave të aplikimit. Më tej akoma, ka qenë presidenti që ka informuar për qëllimet e vet liderin e turqve të Qipros, Mustafa Akinci, që sipas kësaj gazete i shërbejnë runifikimit të ishullit të ndarë nga konflikit i vitit 1974.