Opozita mund dhe duhet të bëjë diçka më shumë sesa vetëm të konstatojë probleme
Partia Demokratike nxori sot në një deklaratë për shtyp, zëdhënësen e vet, Ina Zhupa, e cila bëri një denoncim të ri. Tha Zhupa: “Pasi ka shtënë në dorë çdo vend pune, çdo tender, çdo licensë, çdo tokë e truall, çdo plazh, çdo burim fitimi, me dekret të posaçëm të Edi Ramës, Koço po bëhet gati të fusë në kthetra dhe kalanë e Porto Palermos, dhe kjo është arsyeja pse Ministria e Kulturës vendosi ti japë me qira këto objekte të trashëgimisë kulturore”. Ministria e Kulturës ka paraqitur një projektligj për këtë çështje.
Pensioni me Koçon shpjegon formulën “Zero probleme me gjindjen”
Po zbulohet ngadalë ngadalë se ajo fraza prolog e qeverisë së Edi Ramës : “Zero probleme me fqinjët”, është më e mençura. Ose të paktën më e vërteta për një qeverisje që po i ngjan gjysëm drejtëzës: dihet vetëm ku ka adresën nga nisi. Kjo frazë, me pretendime programore, është deviza dhe motoja, filozofi jete e kryeministrit aktual të Shqipërisë që në intervistën e parë që dha pasi mori pushtetin deklaroi se “Unë merrem me politikë sepse kam frikë nga vdekja”.
Shkëndija lufte mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, 30 të vrarë në enklavën autonome të Nagorni Karabakut
Azerbajxhani njoftoi të dielën pasdite armëpushim e njëanshëm në Nagorni Karabak, duke shtuar se do t’i përgjigjet një sulmi eventual nga forcat armene. Përplasja e armatosur nis mbrëmjen e së premtes dhe ka vijuar përgjatë gjithë ditës së shtunë duke u gdhirë e diel. Bilanci, 30 të vdekur nga të dyka palët, mes të cilëve dy civilë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit, armëpushimi i brishtë u thye të shtunën nga forcat armene, megjithë thirrjet e Rusisë dhe Bashkimit Europian për të ulur tensionet.
Të drejta mbi trupin edhe pas vdekjes
Mënyra si mendojmë për vdekjen po ndryshon. Një mesazh në këtë material video flet për ndryshimin e ceremonialit, largimin nga trishtimi i madh që kaplon të gjithë, nga tmerri i vdekjes.
Asambleja e NATO-s në Tiranë, thotë Pandeli Majko. Arsye pse KQZ-ja u transferua nga Pallati i Kongreseve
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, shkruan në Facebook, në profilin e tij, se Shqipëria pret më 27 maj Asamblenë e NATO-s. Një lajm ky nëse do të besojmë se ajo që thotë Majko është e vërtetë. Në fakt kishte kohë që flitej dhe sipas burimeve nga qeveria, vendimi për transferimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në godinën e dikurshme të Ministrisë së Mbrojtjes, u justifikua pikërisht me këtë arsye: në Pallatin e Kongreseve do të mbahet Asambleja e NATO-s.
Banka e Shqipërisë merr me qira mjedise shtesë për 106 milionë lekë. Hotel “Dajti”? Do të nisë rikonstruksioni këtë vit
Banka e Shqipërisë ka marrë një tjetër ambient me qira për aktivitetin e vet: 106 milionë lekë është tarifa për tre vjet. Vendimi është marrë nga Këshilli Mbikëqyrës dhe ai vjen pak pasi u përurua rikonstruksioni i godinës qendrore, ku morën pjesë thuajse të gjithë drejtuesit politikë. “Vizion Plus” raporton se kontrata e re e qirasë shtron pikëpyetje për shpenzimin e parave nga ky institucion që disponon edhe hotel “Dajti”, i cili ende nuk ka përfunduar rikonstruksionin. “Që nga koha kur ajo ia bleu qeverisë e deri me sot ajo vijon e të mbetet një gërmadhë në qendër të qytetit.
Porti i Shëngjinit qenka i LSI-së, jo i qeverisë
Porti i Shëngjinit paska marrë një çmim ndërkombëtar. Çmimi është i artë dhe ai është dhënë për cilësi, menaxhim, lidership dhe planfikim strategjik. Çmimin e ka dhënë organizata ndërkombëtare për certifikimin e cilësisë “BID grup”. Çmimi “Quality Era Award” i është dorëzuar në Gjenevë të Zvicrës, Drejtorit të Portit të Shëngjinit Gjovalin Tushaj i cili ishte i pranishëm në ndarjen e çmimeve të përvitshme ku merrnin pjesë përfaqësues nga 178 vende të ndryshme të botës.
Ja lloji i femrës që nuk e bën dot shoqe
Ja pse Edi Rama do ta kalojë pleqërinë me Koçon
Qeveria vuan për të mbajtur premtimet, nis shpërndarja e çertifikatave të tokës
Dhënia e çertifikatës për tokën bujqësore ishte një nga premtimet afatshpejta të ish-opozitës socialiste, por u deshën afërsisht 3 vjet për të nisur shpërndarja e çertifikatave të para. Nga Novosela kryeministri tregoi edhe sakrificën që bëri qeveri lër ta përmbushur këtë premtim. “Koha që nga dita që kemi marrë këtë zotim është 2 vjet e gjysmë, por, nëse do t’i kërkoja Drejtorit të Përgjithshëm të hipotekës të tregonte gjithë kalvarin për të përgatitur këtë proces, do duhej të rrinim këtu deri në mbrëmje, pasi situata që trashëgua edhe në hipotekë ishte një situatë katastrofike.
