Fotolajm/Mbi etikën parlamentare

Postuar në 10 Mars, 2016 18:10

Fotoja ku duket deputeti Koço Kokëdhima duke bërë një gjest në drejtim të Sali Berishës, sot në Kuvend.

Eklipsi i plotë i Diellit, i vëzhguar nga Paqësori

Postuar në 10 Mars, 2016 17:51

Pasuria e Bibliotekës së Cambridge ekspozohet në 600-vjetorin e universitetit

Postuar në 10 Mars, 2016 17:29

Universiteti Cambridge në Britaninë e Madhe shënon këtë viti 600 vjetorin e tij. Për të kujtuar këtë përvjetor, disa dorëshkrime, libra, vizatime dhe pasuri të tjera të Bibliotekës së tij, janë ekspozuar për publikun. Duhet thënë se pasuria është jo e vogëj, mjafton të përmendet Bibla e parë Guttenberg. Më poshtë disa nga materialet e ekspozuara siç raportohen nga “Al Jazeera”:

“Lëvizja për Demokraci”, në thelb çon drejt ndarjes së Partisë Socialiste

Postuar në 10 Mars, 2016 17:15

Lëvizja për Demokraci, nisma e zyrtarizuar dje në Asamblenë e Partisë Socialiste nga një grup përfaqësuesish të saj, përfshirë edhe deputetin Ben Blushi, ka publikuar platformën e vet. Dhe ajo që rezulton nga një lexim i shpejtë i pikave të platformës është se në finale, platforma është një autosugjerim për krijimin e një partie të re. Partia Socialiste e tanishme, ashtu siç është transformuar, e ka të pamundur të bëjë korigjimet që propozon Lëvizja për Demokraci.

Irina del me te brendshme (foto, video)

Postuar në 10 Mars, 2016 17:04

9 xhami problematike sipas KMSH-së. Lista i dërgohet Prokurorisë dhe SHISH

Postuar në 10 Mars, 2016 15:58

Një listë me 9 xhami të përcaktuara nga Komuniteti Mysliman, zbulon problemet që hasen brenda këtij të fundit. Xhamitë në fjalë janë jashtë kontrollit të Komunitetit dhe ndodhen në Tiranë tek Unaza e Re dhe në Mëzez, në Cërrik, Pukë, Bulqizë dhe të Librazhd. Nuk jepen arsye zyrtare se përse këto xhami janë problematike, por nga përmbajtja e shkresës që publikohet nga “Vizion Plus”, rezulton se një arsye është mungesa e kontrollit dhe më tej, mungesa e informacionit se çfarë ndodh në këto objekete kulti.

Zbulohen në Kinë - bimë dhe vertebrorë të paklasifikuar

Postuar në 10 Mars, 2016 14:57

Shkencëtarë francezë dhe kinezë kanë zbuluar një shepllë të rrallë në rajonin jugor të Kinës, Guangxi Zhuang. Shpella, ose gropa është 420 m e thellë bën pjesë në një nga gropat e zbuluara gjatë një eskpedite tetë ditore  që nisi më 26 shkurt në kontenë Donglan. Janë zbuluar edhe specie të shumta që jetojnë brenda tyre përfshirë edhe disa vertebrorë dhe bimë të paklasifikuara ende. Gropat në fjalë, janë formime gjeologjike që gjenden në rajonet karstike dhe të formuara nga shpellat e nëndheshme. Janë të zakonshme në Kinë, Meksikë dhe në Papua në Guinenë e Re.  

Pronat e komuniteteve fetare, 236 dosje ende pa u trajtuar

Postuar në 10 Mars, 2016 14:37

Për pronat e komuniteteve fetare dhe legalizimin e objekteve në tokat që u përkasin atyre, do të ngrihet një grupe i posaçëm pune. Janë 236 dosje që do të trajtohen nga ALUIZNI dhe Agjencia e Kompensimit të Pronave. “172 dosje janë nga Komuniteti Mysliman, të cilat me ligjin e ri do të kenë shqyrtim të menjëhershëm, 4 dosje janë të Komunitetit Katolik dhe 2 dosje të Komunitetit Bektashian. Ndërkohë, gjatë viteve janë marrë 276 vendime që njohin të drejtën e kompensimit”, shkruan “Gazeta Shqiptare”. Bie në sy mungesa e komunitetit ortodoks, që është ndër më të pasurit në prona.

Blushi kundër qeverisë edhe për emigrantët: Bëri tregëti politike me muxhahedinët

Postuar në 10 Mars, 2016 14:31

Deputeti Ben Blushi është deklaruar sot kundër mbylljes së kufijve për emigrantët, duke theksuar se nuk duhet ndjekur politikë diskriminuese. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Blushi tha se shqiptarët nuk janë racistë dhe as në këtë rast nuk duhet ta bëjnë, duke akuzuar qeverinë se bëri tregëti politike me muxhahedinët

Statusi i PS, nga Brioni i Nanos tek Donato i Ramës

Postuar në 10 Mars, 2016 14:24

Mund të duket e çuditshme por është e vërtetë. Ka një ngjashmëri të pabesueshme si kryetarët e Partisë Socialiste blejnë kostumet me mënyrën si ndryshojnë statutin e partisë së tyre. Kjo ndodh sepse të dyja,  si statuti ashtu dhe kostumet zgjidhen në bazë të shijes dhe skrupullit njerëzor që kanë ose nuk kanë ata që vendosin.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS