Schengen, do të regjistrohen të gjithë që hyjnë

Postuar në 12 Mars, 2016 15:42

Europa do të regjistrojë çdokënd që hyn dhe del në territorin e saj. Dhe të dhënat do t’i ruajë në një bazë të dhënash. Kjo po quhet si rregulli i ri i Schengen, hapësira e lëvizjes së lirë e cila po vihet seriozisht në diskutim për shkak të fluksit të refugatëve. Shkak kryesor gjithsesi nxirret terrorizmi, që ka marrë tjetër vëmendje pas sulmeve në Bataclan në Paris. “Ne duam të dimë kush vjen”,tha ministri i Brendshëm gjerman De Maziere.

Planet e Metës dhe plani i Ramës

Postuar në 12 Mars, 2016 14:34

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, në një komunikim me gazetarët nga Kryesia e Kuvendit tha sot se është mjaft pozitive që forcat politike e kanë pranuar dhe i janë referuar Komisionit të Venecias sa i përket diskutimeve për reformën në drejtësi.
Referuar deklaratave të kryeministrit Rama se ai ka një plan B për ta miratuar reformën edhe nëse pengohet nga opozita, Meta tha se partia e tij nuk ka asnjë plan tjetër.

Tittygram, moda e re e mesazheve te shkruajtura në trup

Postuar në 12 Mars, 2016 14:20

Shpjegimi i Ali Sadrzadeh për strehimin e muxhahedinëve në Shqipëri

Postuar në 12 Mars, 2016 12:39

Eksperti gjermano-iranian Ali Sadrzadeh shpjegon pse Shtetet e Bashkuara duan t’i strehojnë muxhahedinët në Shqipëri dhe sqaron se çfarë’ fshihet pas grupit, sot aleat i SHBA, dikur në listën e terrorit? "Besoj se nuk do ishte e lehtë për amerikanët të gjenin një vend që do të pranonte njëherësh një grup prej disa mijëra vetësh, aleatë të dikurshëm të amerikanëve.

Konfindustria kundër përjashtimit të disa bizneseve nga skema e TVSH-së

Postuar në 12 Mars, 2016 11:56

Konfederata e Industrive i kërkon qeverisë të mos bëjë përjashtime nga taksat për biznesin me argumentin se ky lloj diskriminimi favorizon evazionin. "Konfindustria vlereson, se vendimarrja politike duhet te rishikoje politiken per perjashtimin e te ashtuquajturit “biznes i vogel” nga tatimi mbi fitimin dhe pjeserisht nga skema e TVSH.

Ngrihet kampi i parë i emigrantëve në kufi me Shqipërinë

Postuar në 12 Mars, 2016 10:30

Në qytezën e Konicës, pranë kufirit me Shqipërinë, kanë mbërritur mbrëmjen e të premtes 162 refugjatë nga Siria. Shumica e tyre janë gra dhe fëmijë. Ata vinin nga Porti i Preiut, ku kishin mbërritur ditë më parë nga ishujt e detit Egje.
Refugjatët janë pritur me mjaft ngrohtë nga banorët, të cilët janë mobilzuar për t’i mbështetur duke ofruar kryesisht veshmbathje. 162 refugjatët janë sistemuar në mjediset e një kampi fëmijsh, ku strukturat e pushtetit vendor kanë krijuar me shpejtësi kushte tepër optimale.

Dushi i një emigranti në një vaskë të improvizuar në Idomeni

Postuar në 12 Mars, 2016 10:18

11 bashki në prag falimenti, sekuestro tatimore 24 njësive vendore

Postuar në 12 Mars, 2016 09:54

Një proces auditi në ish-komunat dhe bashkitë e reja ka nxjerrë në pah deri më tani 35 milionë euro detyrime të panjohura në pushtetin vendor. Qeveria ka vënë në sekuestro tatimore 24 njësi vendore, nga të cilat 11 bashki dhe 14 ish-komuna, ndër to edhe Bashkia e Kavajës, Fushë-Krujës, Divjakës, Përmetit etj. Njësitë e reja vendore në krizën e gjetjes së burimeve financiare, pas heqjes së taksës së biznesit të vogël, po shumëfishojnë tarifat e shërbimeve. Ja projekti i qeverisë për decentralizimin fiskal.

Mbiprodhimi i 'heraldikës' së tranzicionit

Postuar në 11 Mars, 2016 22:22

Vendimi ka qenë unanim: këshilltarët e Bashkisë së Tiranës kanë miratuar vendosjen e një busti të Papa Françeskut. “Këshilli Bashkiak i Tiranës, mbledhja e të cilit ka nisur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme ka miratuar me unanimitet vendimin për vendosjen e një busti kushtuar Papa Françeskut në kryeqytet.

Kreu i Agimit të Artë mbështet qëndrimin e Edi Ramës për emigrantët

Postuar në 11 Mars, 2016 21:57

Kreu i Agimit të Artë, Mihalis Mihaliolakos i referohet kryeministrit shqiptar Edi Rama për të  treguar se pajtohet me linjën e tij radikale sa i takon çështjes së emigrantëve. Në një shkrim të tij të publikuar në mediat greke, lideri i ekstremit të djathtë grek citon deklaratën e kryeministrin shqiptar  gjatë konferencës me Federika Mogerinin për të ndërgjegjësuar udhëheqjen politike të vendit të tij që të ndjekë shembullin e Edi Ramës dhe të mos pranojë asnjë emigrant në Greqi . “Shkupi e mbylli kufirin dhe lejon një numër shumë të vogël emigrantësh të kalojë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS