“Shqiptarët nuk kanë ende një histori, por vetëm parrulla...Drama e shqipes: Për 30 vjet do duan të gjithë të flasin si tiranas”

Postuar në 06 Prill, 2016 17:13

Robert Elsie, shkrimtar, përkthyes, interpret dhe albanolog, prej mëse 30 vjetësh, studion albanologjinë, veçanërisht kulturën, letërsinë dhe historinë e shqiptarëve. Një kontribut i vyer i albanologut Elsie, na çon në variantet dialektore të gjuhës shqipe. Ai ka gjurmuar prej vitit 1999 gjithë variantet dialektore, në çdo kënd të Shqipërisë shtetërore, ndër shqiptarët e Malit të Zi dhe Maqedonisë, në Kosovë! Ka regjistruar variantet dialektore të Arbëreshëve të Italisë, të shqiptarëve në Greqi, Kroaci, Turqi, Bullgari.

30 mijë euro gjobë për Jean-Marie Le Pen

Postuar në 06 Prill, 2016 16:41

Ish-Lideri i Frontit Nacional në Francë mori gjobën pasi deklaroi se "dhomat e gazit të nazistëve janë një detaj i Luftës së Dytë Botërore" 

“Kjo nuk është rrjedhje informacioni, por hakerim”

Postuar në 06 Prill, 2016 16:36

Informacionet e marra nga kompania “Mossack Fonseca”, që prodhuan atë që po quhet si skandali i “Letrave Panameze”, nuk kanë rrjedhur nga brenda, por janë hakeruar. Kështu ka deklaruar një nga themeluesit e firmës, Ramon Fonseca, sipas të cilit, kompania nuk ka shkelur asnjë ligj. “I vetmi krim që po provohet është hakerimi. Ne e përjashtojmë të jetë një punë nga brenda.

Kufiri atmosferik i Tokës

Postuar në 06 Prill, 2016 16:24

Banka e Shqipërisë pritet të ulë edhe me 0.25 pikë normën bazë të interesit

Postuar në 06 Prill, 2016 16:13

Banka e Shqipërisë pritet të ulë sërish normën bazë të interesit me 0.25 pikë. Ky lajm raportohet nga “Top-Channel” që referon burime nga Banka e Shqipërisë, në të cilën pritet që Këshilli të marrë vendimin për ta çuar normën e interesit në 1.5%. “Një faktor i rëndësishëm në bindjen e Këshillit ka qenë dhe rekomandimi i FMN-së.

Arrestohet shoferi i urbanit të Tiranës së Re se rezultoi i pirë. Indiferent para prangave

Postuar në 06 Prill, 2016 16:06

Bullgaria aprovon paketë 1.4 miliardë dollarë për rinovimin e flotës detare dhe asaj ajrore

Postuar në 06 Prill, 2016 15:51

Parlamenti bullgar ka miratuar një paketë financimi prej 1.4 miliardë dollarësh për rinovimin e flotës ajrore dhe asaj detare. Programi i qeverisë në këtë drejtim parashikon blerjen e avionëve të rinj, modernizimin e avionëve ekzizstuese Mig-29 dhe blerjen e dy anijeve patrulluese.  Programi do të duhet të përfundojë së zbatuari në vitin 2023. Bullgaria është anëtare e NATO-s dhe një vend që bashkë me Rumaninë përballen me Rusinë në Detin e Zi. Para disa muajsh edhe Serbia njoftoi blerje të mëdha armësh në Rusi, të cilat kryeministri serb i vlerësoi si “difensive”.

Stafeta e shantazhit: “Letrat Panameze” rihapin çështjen “CEZ” bashkë me thagmat e një ministri që firmos për qindra milionë euro

Postuar në 06 Prill, 2016 14:12

Gazeta “shqiptarja.com” i kthehet sot skandalit të CEZ-it, duke mbajtur në fokus përgjegjësitë e ministrit aktual të Energjetikës, Damian Gjiknuri. Ky i fundit është personi që firmosi marrëveshjen e Mirëkuptimit nën autorizimin e Grupit Negociator që u ngrit për këtë çështje. Por raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit që auditoi atë që kishte ndodhur, erdhi në konkluzion se kompanisë çeke iu falën 479 milionë euro. Një shifër e humbur nga disa praktika negociimi që aktualisht po hetohen nga Prokuroria.

Referendumi: Fitore plebishitare apo publicitare!

Postuar në 06 Prill, 2016 13:31

Data 9 prill sjell në skenën politike të Shqipërisë, mbajtjen e referendumit të PS. Ka gjasa të shumta që referendumi do të jetë thjesht dhe vetëm një formalitet. Vetë kongresi i kësaj partie, mbajtur më 19 mars të këtij viti, formalizoi me unanimitet të plotë statutin e ri, madje me votim të hapur dhe spektakolar, mbi 99 %, gjë që gati e kishim harruar. Delegatët e shumtë në Pallatin e Kongreseve, ngrinin duart sa më lart që të ishte e mundur, për të dhënë votën e tyre dhe pastaj, nga presidiumi numëroheshin kartonat.

Basha nuk negocion

Postuar në 06 Prill, 2016 12:28

Lulzim Basha deklaroi se fati i Parlamentit do të varet nga sjellja e mazhorancës, në raport me kushtet që ka vendosur opozita dhe respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Dhunimi i rendit kushtetues do të thotë që vendi është në xhungël, s’ka më dallim mes policit dhe banditit, kryeministrit dhe kriminelit dhe anasjelltas”, tha ai për mediat, teksa theksoi se qeveria ka 4 javë që refuzon zbatimin e vendimit të gjykatës kushtutese.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS