Dyshime për gjetjen e një varri masiv nga koha e Diktaturës

Postuar në 18 Mars, 2016 01:52

“Zëri i Amerikës” njoftonte dje për gjetjen e mundshme të një varri masiv nga koha e Diktaturës. Varri është zbuluar në afërsi të Pogradecit, afër një poligoni ushtarak dhe deri më tani kjo është një hipotezë. Mbetjet mortore janë sjellë në Tiranë për verifikime të mëtejshme. Drejtori i përgjithshëm i Institutit për Integrimin e të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola, thotë se kanë qenë 32 mijë pikat e ekzekutimeve dhe shumica e tyre janë pranë një lumi dhe një insitucioni të diktaturës.

U zhduk vërtet apo truk mbi video?

Postuar në 18 Mars, 2016 01:37

Për politikanët që dinë të fyhen dhe për "fjalët e ndyra" që po gjykohen si cenuese të dinjitetit

Postuar në 18 Mars, 2016 01:08

Pacientët me Alzheimer nuk e humbasin memorien

Postuar në 17 Mars, 2016 23:55

Shkencëtarët në Massachusetts Institute of Technology në SHBA kanë kryer një studim nga i cili rezulton se pacientët që preken nga Alzheimer nuk e humbasin memorien, por thjesht nuk mund ta aksesojnë informacionin, i cili gjendet i depozituar në tru. Eksperiemnti u bë mbi minjë të prekur nga kjo sëmundje, te të cilët u vue re aftësia normale e krijimit të kujtimeve, por edhe paaftësia për t’i aktivizuar ato apo për t’i rithirrur si informacione. Studiuesit stimuluan kujtimet e tyre përmes një teknike të quajtur optogenetics, e cila ndihmon për thirrjen e tyre.

“PS-ja duhet të largohet nga pushteti. Ndan më shumë tesera sesa vende pune”

Postuar në 17 Mars, 2016 22:14

Deputeti Ben Blushi ka qenë sot i ftuar në emisionin “Opinion” ku është diskutuar për situatën politike dhe zgjedhjet në Partinë Socialiste. Duket se ndarja mes tij, pikëpamjeve që përfaqëson dhe qeverisjes së Edi Ramës, po thellohet e mund të thuhet se po shkon drejt divorcit. “Unë mendoj se kjo qeveri duhet të largohet, të largohet si metodë auokratike. Kjo PS duhet të ikë nga pushteti sepse është një parti që ndan më shumë tesera partie sesa vende pune”, tha Blushi. 

"Të rishikohen Marrëveshjet e Tregëtisë së Lirë"

Postuar në 17 Mars, 2016 20:43

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, thotë në një intervistë për TemaTv" se mbrojtja dhe stimulimi i prodhimit bujqësor në Shqipëri kërkon goditjen e atyre që ai i quan "importe të pandershme". Në përmbushje të këtij qëllimi Panariti jep mendimin se duhen rishikuar Marrëveshjet e Tregëtisë së Lirë.

Retorika politike e konfliktit dhe shëndeti i njeriut

Postuar në 17 Mars, 2016 17:10

Në atmosferën e ndezur të këtyre ditëve, qoftë në Amerikë, për shkak të fushatës për zgjedhjet presidenciale, e qoftë në Shqipëri, ku atmosfera është në mënyrë permanente e ndezur dhe e helmuar nga politikanët, dëgjimi i një psikiatri amerikan të universitetit Harvard i cili dha një leksion për përfundimet e një studimi mbi faktorët kryesorë ndikues mbi lumturinë dhe shëndetin e njeriut, kthehej me të vërtet në një antidot qetësues.

Më parë Bashkia, pastaj Tirana dhe qytetarët

Postuar në 17 Mars, 2016 16:58

Prej disa kohësh Bashkia e Tiranës dhe drejtuesi i saj, Erjon Veliaj, janë vënë në qendër të vëmendjes për disa nisma, të cilat në rastin më të mirë kanë nevojë për diskutim, kurse në rastin më të keq, thjesht duhen pezulluar se kanë shkelur ligjin. Ndërtimi te Parku i Liqenit duhet diskkutuar, pa folur këtu për lejen e ndërtimit, ndërkohë që konçesioni te Parku Rinia dhe ndryshimet në paketën fiskale, kanë anashkaluar ligjin.

Zgjedhjet nuk janë zgjidhje

Postuar në 17 Mars, 2016 16:57

Meqë po flitet këto ditë për zgjedhje të parakohshme nga ana e drejtuesve të PS-së, duhen bërë disa llogari.

Nga sondzhi i fundit që bëra për Tiranën, si dhe nga një sondazh paraardhës për gjithë Shqipërinë, më rezultonte se, mund të ketë firo në pjesëmarrje nëse zgjedhjet zhvillohen sot, por firoja mund të jetë përpjestimore në të dyja krahët. Me fjalë të tjera, përqindjet elektorale të dy koalicioneve dhe të tri partive kryesore mund të mbeten praktikisht si në zgjedhjet e para tre vjetëve.

Dhe çfarë zgjidhje do të sillnin zgjedhjet e parakohshme?

Olivia Wilde, shumë fine

Postuar në 17 Mars, 2016 16:21

Pages

Subscribe to ResPublica RSS