Selena Gomez pa të brendshme në Paris
Kokëdhima pranon rekomandimet në administratë dhe jep përgjigje për hotelin e vëllait
Deputeti i PS-së, Koço Kokëdhima pranoi në “Opinion” se ndërhyrjet në administratë për emërimet e nëpunësve. Ai tha se Drejtorin e Tatimeve në Sarandë, Alekt Qëndro e njihte dhe se kishte lobuar që ai të emërohej në atë post. Kokëdhima u shpreh se ka një departament burimesh njerëzore që bën një listë të personave të papunë dhe të kualifikuar të cilët propozohen për t’u punësuar në administratë. “Alket Qëndron e njoh dhe e kam propozuar unë”, tha ai. Ai tha se ndryshimi nga qeveria e shkuar është se nuk ka më emërime me para, dhe këto bëhen falas.
"Maserati" LM 847, një përbindësh i vërtetë që të kujton "Mad Max"
Ministri i Jashtëm spanjoll: “Nëse ndodh Brexit, mëngjesin tjetër do të kërkojmë Gjibraltarin”
Spanja mund të kërkojë aneksimin e Gjibraltarit nëse Britania e Madhe vendos të dalë nga Bashkimi Europian. Kjo u bë e ditur nga ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Garcia-Margallo gjatë një interviste në radio. Margallo deklaroi se Spanja është kundër daljes së Britanisë, por nëse kjo ndodh si pasojë e referendumit që do të mbahet aty, mëngjesin tjetër Madridi zyrtar do të shapllë pretendimet e veta. Nga ana e vet pala britanike ka reaguar Juia Reid e cila ka risiguruar se çfarëdo që të votohet asgjë nuk do të ndryshojë.
Maria Sharapova jashte fushes se tenisit
Alexandra Daddario drejt Hollivudit
Modelja e njohur Aleksandra Didario nenshkroi kontraten per te luajtur ne filmin "Baywach"
Gratë, 8 marsi, Karafili, Luli
Sot është 8 marsi. Siç e shohim të gjithë, ka shumë qarkullim grash në rrugët e Tiranës, ku edhe jeta ka më shumë dinamikë se në qytetet e tjera.
Gra të veshura mirë, që ecin në grupe, të veshura ndryshe nga përditmëria. Gra që ulen në lokal e porosisin akullore, ëmbëlsira, apo ndonjë lëng, me të cilat pastaj urojnë njëra-tjetrën për festën e tyre. Këto janë gra që sapo kanë dalë nga parukeria dhe që u “shkon” një çikë tualet alla Dali.
A mund të quhet politika "edhe ashtu, edhe kështu", politikë moderimi?
Ilir Meta ka qëndruar gjithmonë në vijën e dytë të frontit, duke bërë në shumë raste edhe kritizerin e mazhorancës për nisma që kanë ngjallur reagim publik apo dhe pakënaqësi politike në krahun kundërshtar. Luftën e mazhorancës e ka udhëhequr Edi Rama, herë me kokën para dhe herë me kokën mbrapa se çfarë humori ka aleati i tij. Gjithsesi në ndonjë rast vendosmëria e tij është zëvendësuar me zhgënjimin dhe tërheqje pa zhurmë nga vija e parë e frontit. LSI ka kohë që bën rolin e moderatorit, duke u atashuar me politikën “edhe kështu edhe ashtu”.
Mandati i Kokëdhimës shkon në Kushtetuese
Mandati i Koço Kokëdhimës do të shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese. Kështu ka vendosur Këshilli i Mandateve dhe i Rregullores në Kuvendin e Shqipërisë, që është mbledhur sot pasdite pikërisht për të trajtuar këtë çështje. Para një jave Gjykata çmoi se vendimi i mëhershëm i Kuvendit për të mos e shqyrtuar çështjen e mandatit të Kokëdhimës, i akuzuar për konflikt interesi, ishte antikushtetues. Sot Kuvendi e kalon sërish topin drejt gjykatës. “Betejat tona vazhdojnë, sepse kusarët e PS-së janë të shumtë, marrin çdo cent të parave të shqiptarëve. Kjo luftë nuk mbaron këtu, por do vazhdojë.
Sharapova, sponsorët e braktisin pas dopingut
Firma amerikane e prodhimit të veshjeve sportive "Nike" nuk do të rinovojë kontratën me tenisten ruse Maria Sharapova, e cila u gjet pozitive në testin antidoping. Kontrata e nënshkruar me sportisten në vitin 2010 ishte 100 milionë dollarë. Kështu do të veprojë edhe kompania e prodhimit të makinave "Porche". Sipas "Forbes", vetëm në periudhën 2014-2015, Sharapova fitoi 29.7 milionë dollarë nga trofetë e fituar.