Chrissy Teigen, nudoja e fundit para shtatzanisë..

Postuar në 20 Mars, 2016 10:48

Modelja Chrissy Teigen, bashkeshorte e kengetarit John Legend pozoi topless para se te nise regjimin e shtatzanise..dhe nje jete te re si nene

Çfarë opozite kërkon Grida Duma?

Postuar në 20 Mars, 2016 10:33

Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma bashkëbisedoi me banorët e Përmetit mbi situatën ekonomike dhe sociale të tyre. Siç njofton Partia Demokratike,Duma u foli përmetarëve për një opozitë që qytetarët duhet t’i besojnë si e vetmja alternativë për të rikthyer shpresën për punë dhe një jetë dinjitoze për shqiptarët.

“S'kemi për të bërë ndonjëherë opozitë vetëm për opozitë por në fakt duhet bërë shumë më tepër që njerëzit të ndjejnë që zëri i tyre po ushtron presionin e duhur, ashtu siç duhet të ndodhë në një vend normal demokratik”, tha Duma.

Ti nuk je AUTIK !

Postuar në 20 Mars, 2016 05:34

Ti që ke një shoqëri të tërë për ta njohur, për t’iu përshtatur dhe socializuar, ti që po ecën me hapa të vogla drejt zhvillimit, ti që mbase nuk do jesh koshient për ekzistencën e këtij artikulli, ti që vizualisht më njeh dhe që kërkon të luash me mua duke vrapuar. Ti që trishtove pavetëdijshëm familjen tënde me veçantinë tënde në sjellje, me mungesën e fjalëve…ti nuk je autik!

Ursula Andress, femra perfekte e Bond

Postuar në 20 Mars, 2016 04:45

Kongresi pranon propozimin e Ramës, PS shkon në referendum në 9 Prill

Postuar në 19 Mars, 2016 22:06

Kongresi i Partisë Socialiste u mbyll pa supriza. Propozimi i kryetarit Edi Rama që anëtarësia të shkojë në referendum për të interpretuar statutin në lidhje me zgjedhjen e kryetarit u hodh në votë nga sekretari i Përgjithshëm, Gramoz Ruçi,dhe u miratua në shumicë nga delegatët. Rama foli për një skenar  dhe axhendë personale të Ben Blushit që sipas tij ka për qëllim rrëzimin e qeverisë, ndërsa vetë Blushi deklaroi se çdo referendum që synon të zëvendësojë zgjedhjet është nul.

Koço Kokëdhima i përgjigjet Gramoz Ruçit

Postuar në 19 Mars, 2016 20:55

Koço Kokëdhima i është përgjigjur deklaratave të Gramoz Ruçit në kongres adresuar pikërisht deputetit të qarkut të Vlorës  se projektet e tij kanë krijuar një çorganizim të organizuar  dhe kanë dëmtuar veprimin politik të strukturave të PS-së në jug të vendit. Kokëdhima është shprehur se strategjia e tij ishtë në funksion të fitores së zgjedhjeve të ardhshme në Partinë Socialiste.

Nëse ka një Kënetë në Shqipëri, kjo e ka emrin: PS

Postuar në 19 Mars, 2016 19:07

Është viti 2016 dhe me gjasë kanë mbetur vetëm dy persona që vijojnë të mbajnë fjalë nga tribunat që nga viti 1991: Sali Berisha dhe Gramoz Ruçi. Të gjithë të tjerët, që nisën rrugën politike 25 vite më parë, ose janë spostuar, ose janë tërhequr, ose kanë humbur rëndësinë që kanë patur. Kjo sidomos në Partinë Socialiste që ka kaluar disa trauma të brendshme, të etiketuara shpesh si reforma dhe zhvillim demokratik i brendshëm.

“Në PS ka një pakicë që shpall armiq atë që kërkon zgjedhje”

Postuar në 19 Mars, 2016 18:32

Ben Blushi ka përsëritur kritikat dhe akuzat e tij ndaj ekipit që drejton sot PS-në duke nënvizuar se në këtë parti e drejta po mbytet. “Unë mendoj se e drejta e gjithësecilit po mbytet. Një pakicë e pavotuar po detyron një shumicë ta pranojë atë si shumicë pa zgjedhje. Nëse kjo pakicë ka një meritë, ajo është pengmarrja e PS. Për këtë pakicë, nëse kërkon zgjedhje, zgjidhje apo mbledhje je 3 herë armik. Nëse do më shumë punësim je shumë armik, nëse do rritje pagash je shumë më shumë armik.

Projekti “Kokëdhima” i rajonalizimit të PS-së kundërshtohet në kongres

Postuar në 19 Mars, 2016 17:37

Kongresi i Partisë Socialiste ka verifikuar edhe një sulm ndaj projekteve politike të deputetit Koço Kokëdhima, që parashikojnë rajonalizimin e partisë.

Lobim për emërime në gjyqësor. “Njerëz të akuzuar po marrin detyra”

Postuar në 19 Mars, 2016 16:49

Gjyqtarë të akuzuar për fshehje pasurie janë emëruar së fundmi në detyra të ndryshme. Kështu thotë kryetari i Komisionit të Posaçëm për reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafa për “Vizon Plus”, sipas të cilit verifikimi i dosjeve të gjyqtarëve do të bëhet me vëzhgim ndërkombëtar. Ai ka folur për lobim të gjyqtarëve, në funksion të ruajtjes së gjendjes aktuale, e cila shpresohet se do të ndryshojë nga kalimi i reformës në Drejtësi.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS