Modeli amerikan i Bashës largon 35% të të vjetërve nga gara për zgjedhje parlamentare

Postuar në 20 Mars, 2016 19:58

Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, duket se ka gjetur një mënyrë për të pastruar radhët e kandidatëve të vet në zgjedhje. Gjatë vizitës në ShBA, Basha ka zhvilluar një takim në Institutin Republikan Amerikan, ku është diskutuar për “modelin e përzgjedhjes së kandidatëve”.

Kush i ka shokët e rrallë në këtë rast?

Postuar në 20 Mars, 2016 18:26

Dieta ushqimore pa sheqer, arsyeja pse romakët kishin dhëmbë shumë të mirë

Postuar në 20 Mars, 2016 17:06

Propozim për çështjen “ARMO”: Falje e detyrimeve fiskale, dakordësi me pronarin dhe lehtësim sasior për 207 milionë euro kredi

Postuar në 20 Mars, 2016 16:51

Para dy ditësh u njoftua dalja për herë të dytë në ankand e rafinerisë së naftës “ARMO”. Meqenëse ankandi i parë dështoi pasi nuk pati shprehje interesi, në raudnin e dytë është njoftuar përgjysmimi i çmimit të ofertës. Mirëpo siç raporton sot “Vizion Plus” edhe ky ankand rrezikon të dështojë për shkak të statusit të komplikuar të rafinerisë. Televizioni në fjalë raporton se disponon të dhëna se Grupi i Punës i ngritur në Ministrinë e Ekonomisë për këtë çështje nuk ka ende një alternativë se çfarë do të bëjë me “ARMO”.

Piktura apo fotografi?

Postuar në 20 Mars, 2016 16:29

Piktorja Zaria Forman i ka pikturuar imazhet nga Arktiku që ngatërrohen me fotografi. 

Turqia akuzon ISIS për sulmet terroriste në Ankara

Postuar në 20 Mars, 2016 16:22

Lart e më lart...

Postuar në 20 Mars, 2016 15:44

Kongresi i Partisë Socialiste përfundoi dhe ovacionet në kësi rastesh janë të pashmangshme nga ata që janë pjesë e tij. Shpresa se analizën reale do ta bëjnë ata që kanë përvojë në këto punë e zhbën disi një intervistë e Servet Pëllumbin për gazetën “Dita”, sipas të cilit Kongresi e çon PS-në në drejtimin e duhur. “U konfirmua një mbështetje e fuqishme për këtë mazhorancë qeverisëse dhe për reformat e thella që ajo ka ndërmarrë.

Kinezët e Geo – Jade blejnë “Bankers Petroleum”

Postuar në 20 Mars, 2016 15:23

Kinezët do të blejnë kompaninë kanadeze “Bankers Petroleum”, e cila ka në shfrytëzim fushën e naftës në Marinëz të Shqipërisë. “‘Bankers Petroleum’, kompania kanadeze që ka shfrytëzuar me koncesion fushën naftëmbajtëse të Patos- Marinzës, ka nënshkruar marrëveshjen për shitjen e të gjitha aksioneve të veta tek kompania kineze ‘Alberta’ Ltd. (blerësi) dhe ‘Charter Power Investment Limited’, degë të kompanisë botërore ‘Geo-Jade Petroleum Corporation’ për një shifër prej 575 mln dollarësh kanadezë”, referon gazeta “Shqip”.

Veliaj i shpall luftë obezitetit të fëmijëve. Terrene sportive me partneritet publik privat

Postuar në 20 Mars, 2016 13:03

Bashkia e Tiranës do të do të ndihmojë çdo investim që bëhet për sportin, duke marr përsipër punimet dhe ndërhyrjet në infrastrukturë, për të siguruar aksesueshmërinë për qytetarët, përfshi rrugët, kanalizimet. Kështu deklaroi kryebashkiaku Erion Veliaj teksa mori pjesë në fillimin  e punimeve për ndërtimin e një kompleksi sportiv, që do të zbatohet me partneritet publik privat.

Lubonja, Blushi, Bojaxhiu dhe shkundja e sistemit

Postuar në 20 Mars, 2016 11:09

Fatos Lubonja ka mbi 15 vjet që shkruan pa pushim për nevojën e shkundjes nga jashtë të sistemit politik shqiptar. Sipas tij, partitë politike në Shqipëri kontrollohen nga një kastë oligarkësh, disa prej të cilëve kontrollojnë edhe botën e mediave dhe të krimit. Zgjidhja që ai sugjeron është lindja e një lëvizje të re politike, jashtë sistemit aktual, të pavarur nga kjo kastë oligarkësh, e cila ta shkundë sistemin.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS