Kritika e Blushit për diçka që ka votuar vetë tre herë
Në emisionin e mbrëmshëm të Sokol Ballës në Top Channel, Ben Blushi bëri shumë kritika ndaj Edi Ramës, si kryeministër dhe si kryetar i PS-së. Ndërkohë që disa kritika të tij mund të jenë të drejta e disa të tjera mund të hanë debat, njëra ishte shumë, shumë demagogjike – ai e kritikoi qeverinë Rama për diçka që ka votuar vetë tre herë.
Blushi e kritikoi qeverinë Rama se e ka rritur borxhin publik me 1.6 miliardë euro.
Kapet për herë të parë shpërthimi i një ylli
Pas vëzhgimeve shkencëtarët kanë krijuar ilustrimin e shpërthimit të një ylli. Kjo ndodh për herë të parë:
ISIS merr përsipër masakrën në Bruksel, publikohet foto e tre të dyshuarve
Shteti Islamik mori përgjegjësinë për shpërthimet në aeroportin dhe metronë në Bruksel ku u vranë të paktën 34 persona. Agjencia e lajmeve "AMAQ" e konsideruar si e lidhur me Shtetin Islamik tha se: "Luftëtarët e Shtetit Islamik kanë kryer një seri sulmesh në me eksploziv dhe mjete shpërthyese martë, duke vënë në shenjestër aeroportin e tyre dhe stacionin e metrosë në qendër të kryeqytetit belg, Bruksel». Mediat belge kanë publikuar edhe një foto nga rrjeti i brendshëm i aeroportit, ky duken tre persona që dyshohet se janë atentatorët e masakrës në aeroport. Video pas shpërthimit:
“Google” në “rrugën” e “Skynet”/I propozoi Hillary Clintonit ndihmë për rrëzimin e Assadit
“Wikileaks” ka publikuar së fundmi rreth 30 322 emaile, hyrëse dhe dalëse nga adresa elektronike private e Hillary Clinton, gjatë kohës që kjo e fundit ishte sekretare e Shtetit. Mes tyre figuron edhe email i i George Sorros që u publikuar në media para disa kohësh, e që i kërkonte Clinton të ndërhynte për situatën e krijuar në Shqipërië pas 21 janarit.
I quajnë modele...
Arrestohet aktivisti i Vetëvendosjes. Reagimi: “Arsye, vetëm sepse është shtetas i Shqipërisë”
Lëvizja Vetëvendosje poston në profilin e vet në “Facebook” se është arrestuar “aktivisti Arbër Zaimi, shtetas i Republikës së Shqipërisë”. Arsyet që jep partia e Albin Kurtit janë interesante: “Policia e Kosovës, sapo arrestoi aktivistin e VETËVENDOSJE!-s, Arbër Zaimi, vetëm për shkak sa ka shtetësi të Republikës së Shqipërisë. Siç po duket, Qeveria e Kosovës është e vendosur që të largojë nga Kosova secilin qytetar të Republikës së Shqipërisë, dhe po aq e vendosur që të lehtësojë intervenimet e ndryshme, legale dhe ilegale të Serbisë.
Ministri i Financave: “Lamë pas skenarin grek. Faktor primar në investime të jetë sektori privat”
Fondi Monetar Ndërkombëtar i bashkohet zërave të partnerëve të Shqipërisë që kërkojnë reformën në drejtësi. Gjatë një konference për shtyp me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, shefja e Europës Lindore dhe Jug-lindore e FMN-së, Anita Tuladhar deklaroi se përmirësimi i parametrave ekonomikë kalon nga reformat strukturore. “Për të përmirësuar klimën e biznesit më tej, nevojitet që të vazhdohet puna me reformat strukrurore sa i takon të drejtave të pronësisë, reformës në drejtësi dhe në fushën e së drejtës së shoqërive”, tha ajo.