Zv. Ministrja e Arsimit: "Feja në shkollë, nismë e BE-së". Ambasadori gjerman: "Ne e kemi me zgjedhje"
Zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj, ka deklaruar sot se futja e edukatës fetare në shkollë është kërkesë e Bashkimit Europian. Sipas “Vizion Plus” që i ka marrë Malajt një prononcim, janë 13 vende të BE-së që e kanë pranuar këtë nismë gjithnjë me synim edukimin si formë e luftës kundër terrorizmit. Në Shqipëri edukimi i historisë fetare do të përfshihet në 10 institucione arsimore të nivelit 9-vjeçar dhe të mesëm. “Mësimi rreth feve, nuk do të jetë lëndë më vete, por e shkrirë me tekstin e Edukatës Qytetare. Nxënësit e klasave te 6 dhe te 10 do të zhvillojnë 18 orë në vit Edukatë Fetare.
Shqipëria në 108 vendet e rrezikuara nga kriza e borxhit
Ekspertët gjermanë të zhvillimit tërheqin vëmendjen për zhvillime të reja të rrezikshme lidhur me krizën e borxheve shtetërore në vendet në zhvillim dhe ato në ekspansion. “Ne shohim prej vitesh një përkeqësim dramatik të situatës së borxheve në hemisferën jugore në përgjithësi”,- deklaroi Jürgen Kaiser nga organizata “Erlassjahr.de” gjatë paraqitjes së raportit të borxheve 2016 të përpiluar bashkërisht me organizatën e ndihmës Misereor.
Mesazh i Lu për takimin Rama-Obama: “Mundësi për luftën ndaj ekstremizmit dhe reformës historike në drejtësi”
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim me presidentin amerikan, Barack Obama, në kuadër të vizitës që po zhvillon në ShBA.
Bashkia(e Tiranës) urdhëron mbjellje pemësh në pronë private
Punëtorë të Bashkisë së Tiranës kanë tentuar sot të mbjellin pemë në zonën pranë Kopshtit Zoologjik, por pa “ditur” ndoshta që po e bënin këtë punë në pronë private. Qytetarë të ndryshëm kanë kundërshtuar procesin duke nxjerrë dokumente(si tregohet në një video që qarkullon në rrjetet sociale) që sipas tyre janë certfikata pronësie. është dashur ndërhyrja e Policisë Bashkiake për një proces që duket se e vendos Bashkinë në kushtet ose të shkeljes së ligjit, ose të mosnjohjes së territorit.
I pafajshëm
Gjykata e Lartë shpalli të pafajshëm ish-ministrin e Arsimit në qeverinë Berisha, Myqerem Tafaj. Ai akuzohej për shpërdorim detyre në lidhje me akreditimin e paligshëm të një universiteti privat. Kallëzimi penal ishte bërë nga zyra juridike e Ministrisë së Arsimit. Pas hetimeve Prokuroria kërkoi 1 vit burg për ish-ministrin, por në përfundim Gjykata e Lartë e shpalli atë të pafajshëm duke e liruar nga akuzat. Ky është ministri i dytë që u vu në hetim nga Prokuroria, pas ish-ministrit të Punës Spiro Ksera, i cili ndodhet në arrest me burg po për të njëjtën akuzë “Shpërdorim Detyre”.
Gjesti Presidencial
Presidenti italian Pertini, figurë emblematike e rezistencës antifashiste dhe e politikës italiane, u bë President i italianëve me një gjest të vetëm. Dhe gjesti është ky. Një fëmijë ra aksidentalisht në një pus nga ku ishte e pamundur të nxirrej. Skuadrat e shpëtimit punuan me orë të tëra për ta nxjerrë fëmijën dhe Presidenti Pertini qëndroi po aq orë te gryka e pusit duke i inkurajuar ata, pa lëvizur asnjë çast me gjithë moshën e thyer.
Tjetër hap mbrapa nga qeveria për CEZ-in
Maxhoranca pranon një tjetër kusht të opozitës në nisje të seancës parlamentare. Konferenca e Kryetarëve e mbledhur përpara seancës ka vendosur që të pranojë ngritjen e një komisioni hetimor për aferën e CEZ, siç e quan Partia Demokratike ose marrëveshjen e mirëkuptimit mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë çeke nënshkruar në korrik të vitit 2014. Në marrëveshjen e arritu u ra dakord që shuma e 95 milionë eurove që do i paguheshin CEZ-it do bëhej nga kompania CEZ, dhe jo nga qeveria shqiptare. Kjo shumë sipas ish ministrit të Financave do të shlyhet me këste në harkun kohor 2014-2018.
Ofensiva ndaj Al Nusras në Halep – përfshihen trupa ruse, iraniane, Hezbollahu dhe forcat e Assad
Në Siri tanimë po diskutohet Al Nusra si fronti kryesor i kundërshtimit të pushtetit të Bashar al Assad. Së fundmi, ka raportime zyrtare se fronti në fjalë po synon të bllokojë qytetin e Halepit dhe mandej të ndërpresë rrugën mes tij dhe Damaskut, duke kthyer në zonë lufte të gjithë veriun e Sirisë. Në përpjekje për ta ndalur këtë gjë, forcat e Assad, që parashikohet të jenë tri herë më të mëdha në numër sesa ato të Al Nusra dhe do të asistohen në terren nga trupa ruse, trupa të Gardës Revolucionare Iraniane dhe milicisë shiite të Hezbollahut, kanë nisur ofensivën më 12 prill.
Femra e ktheu fotografinë në mjet "torture"
Prova e parë e shkëputjes së Bashës nga Berisha
Jo pak herë Partia Demokratike u ka bërë thirrje shqiptarëve të ngrihen për të përmbysur me revolucion demokratike qeverinë Rama Meta. Ide e nxitur dhe e promovuar nga ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Por Basha i akuzuar se po udhëheq nën hijen e ish-kryetarit duket se po ndryshon kurs në raport me paraardhësin e tij, duke rrëzuar idenë e revolucionit demokratik dhe atë të zgjedhjeve të parakohshme. Në Dumre Basha u tha qytetarëve se rruga e vetme që opozita të vijë në pushtet janë zgjedhjet parlamentare.
