Duket si kulla e Zorg
Transformimi i pamjes së disa personazheve të njohur. David Letterman nuk njihet
Një tërheqje me fitore e Rusisë nga Siria. Në konflikt edhe dy njësi koreanoveriore
Pse u tërhoq Vladimir Putin nga Siria? Kjo pyetje lidhet me një vendim të befasishëm të presidentit rus, para disa javësh dhe ende nuk ka një përgjigje përfundimtare. Shumica e mediave që marrin në analizë aktin e Kremlinit, nënvizojnë se Rusia nuk është tërhequr realisht nga Siria, por ka reduktuar praninë e saj. Gjithnjë duke vlerësuar se objektivi real i Kremlinit në Siri ishte mbajtja e Bashar al Assadit në pushtet, por jo në mënyrë të pakushtëzuar.
Aksi i Hënës ka ndryshuar me 6 gradë
Hëna, sateliti natyror i tokës, nuk ka patur këtë aks që ka sot. Disa shkencëtarë të Universitetit Southern Methodist në Dallas të SHBA-ve kanë zbuuar se 3 miliardë vjet më parë aksi i Hënës ndryshoi. Zbulimi i kryer pas vlerësimit të të dhënave të marra nga NASA, për identigikimin e hidrogjenitpolar të Hënës. Ky element, i detektuar nga instrumentet orbitale presupozohet se është në formë akulli, i fshehur nga Dielli, në kratere që qarkojnë polet jugorë dhe veriorë të Hënës. Ekspozimi i drejtpërdrejt ndaj Diellit do të të sillte shkrirjen dhe daljen e hidrogjenit në hapësirë.
Këto goca kanë mendje të keqe për joga
Erdogan kishte paralajmëruar autoritetet belge
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdoan tha se kamikazi belg Brahim El Bakraui, i vetëvrarë në sulmet kamikaze në Bruksel është deportuar nga Turqia në korrik të vitit 2015, pas arrestimit, në qershor të 2015. Autoritetet turke kishin paralajmëruar ato belge se ai ishte militant islamik. Megjithatë, El Bakraoui ishte lënë i lirë nga autoritetet belge, pasi nuk ishin zbuluar lidhje me terrorizmin. Erdoan tha se “Belgjika shpërfilli paralajmërimit e Ankarasë”. Me kërkesë të tij, El Bakraui u kthye më pas në Holandë.
Shpresa se Palmira do të merret sërish nën kontrollin e Damaskut
Shkëlqimi i mbetur i Aleksandrisë
Burimi: Reuters
“Eurosig”, fitues i tenderit për blerjen e “INSIG”. Qeveria kërkon pagesën brenda 30 ditëve, përndryshe “humbet e drejta e blerjes”
Qeveria shqiptare ka zyrtarizuar shitjen e kompanisë “INSIG” duke njohur si fituese ofertën e kompanisë “Eurosig”. Përmes një vendim, marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar “procedura e tenderimit për shitjen e paketës së aksioneve prej 100 për qind, të zotëruara nga shteti në shoqërinë “INSIG”, sh.a., Tiranë, dhe shpalljen fitues të tenderit shoqërinë “EUROSIG”, sh.a”. Po kështu vendimi rregullon edhe kryerjen e pagesës e cila duhet kryer “brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e lëshimit të autorizimit nga Ministria e Financave”.
Vula e pashqitshme e mjerimit në Kalkuta
Burimi: Reuters