Milla Jovovich, jo keq

Postuar në 24 Mars, 2016 17:07

Mungojnë firmat e lsi-stëve...në projektet e Veliajt

Postuar në 24 Mars, 2016 16:33

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i kthyer prej kohësh majtas, vendosi rrëzimin e kërkesave për referendum për parkimin nëntokësor te Parku "Rinia" dhe ndërtimet te Parku i Liqenit. Argumenti teknik ishte se nuk mund të mbahet referendum ndaj një akti të marrë nga një institucion, artificë kjo e paimagjinueshme, sa kohë që referendumi është një e drejtë për të kundërshtuar paudhësi të institucioneve private shqiptare.

Johan Cruyff ndërron jetë

Postuar në 24 Mars, 2016 15:55

Johan Cruyff, ish-futbollist i Ajax dhe Barecelona, ka ndërruar jetë në moshën 68 vjeçare si pasojë e kancerit në mushkëri. I konsideruar ndër më të mirët e të gjitha kohërave, ai shkëlqeu edhe me kombëtaren holandeze në kampionatin botëror të vitit 1974.

Politikanët dhe gjyqtarët të mos gëzojnë parashkrim në Kodin Penal

Postuar në 24 Mars, 2016 15:35

Të hiqen afatet ligjore për mos ndjekjen penale të politikanëve dhe gjyqtarëve ! Të dashur lexues, ju që votoni, ju bëj këtu një konstatim të thjeshtë mbi fiaskon e reformës së drejtësisë dhe një propozim serioz. Reforma në drejtësi po shkon drejt kalendave greke. Konsensusi i sapoarritur mbi hapjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit është një farsë. Kjo Byro do të varet nga Prokurori i Përgjithshëm, i cili vetë varet nga Presidenti. Ky aktuali varet nga PD-ja. Të krijosh një Byro Kombëtare Hetimi pa reformuar me rrënjë drejtesinë, është si të vësh një dhëmb floriri në një gojë të qelbur.

Kërkesa nga brenda shumicës: Të anulohen HEC-et në Valbonë(video)

Postuar në 24 Mars, 2016 15:21

Kërkesa është bërë nga anëtari i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, deputeti socialist Besnik Bare, gjatë seancës së sotme plenare.

Kërkohet dënimi me një vit burg

Postuar në 24 Mars, 2016 15:17

Për ish-ministrin e Arsimit, Myqerem Tafaj, është kërkuar një vit burg. Kjo është kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme, në përfundim të një procesi që e sheh Tafajn, të akuzuar për shpërdorim detyre me dëm 1 milionë euro. Kolegji penal i Gjykatës së Lartë ka komunikuar në fund të mbledhjes se vendimi përfundimtar do të shpallet më 14 prill. Tafaj akuzohet se ka akredituar universitete në shkelje me ligjin, ndaj dhe ishte dërguar për gjykim në Gjykatën e Lartë që prej tetorit të vitit 2015.

PD flet për grusht shteti

Postuar në 24 Mars, 2016 13:59

Seanca e sotme plenare degjeneroi në braktisje të opozitës, e cila ka vendosur marrëdhënie të kushtëzuara me parlamentin, pas vendimit të Byrosë së Kuvendit për të mos çuar në Gjykatën Kushtetuese papajtushmërinë e mandatit të deputetëve Rakip Suli e Valentina Leskaj. Ish-kryeministri Berisha kërkoi shkrirjen e parlamentit, ndërsa deputeti Eduard Halimi, aludoi se depuetët në fjalë janë të paprekshmit për të cilët flet ambasadori Lu.

Shqipëria dhe Bosnja me fuqinë më të ulët blerëse në rajon

Postuar në 24 Mars, 2016 12:34

Shqipëria u radhit si një nga vendet më të varfra të rajonit duke lënë prapa vetëm Bosnjë Hercegovinën për nga fuqia blerëse. Një indeks i Global Finance që mat nivelin e varfërisë në mbi 180 vende të botës e rendit Shqipërinë në vendin e 95 në rang botëror duke përdorur si njësi matëse paritetin e fuqisë blerëse (PPP). Mali i Zi u rendit në vendin e 75, Maqedonia ne vendin e 84, Serbia në vendin e 89 dhe Kroacia në vendin e 60. Në vendin e fundit në Rajon renditet Bosnja, e cila në listën globale të fuqisë blerëse zë vendin e 104.

Alessandra Ambrosio shkrihet me natyrën

Postuar në 24 Mars, 2016 11:09

Matësat inteligjentë të energjisë, Gjiknuri: Po studiohet opsioni për një PPP

Postuar në 24 Mars, 2016 10:55

Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri zbuloi se qeveria është duke shyrtuar mundësinë e dhënies me konçesion të menaxhimit të sistemit të matjes së energjisë, që aktualisht administrohet nga OSSHEE dhe faturistët e saj. Në një intervistë për News 24, Gjiknuri tha se dhënia me PPP do të përmirësojë efiçencën e këti shërbimi.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS