Do të hanit në këto pjata?

Postuar në 25 Mars, 2016 17:53

Shumëngjyrëshe dhe jo të zakonshme. Pjatat janë dekoruar  me ngjyra të ndezura dhe me imazhe të paqarta, që janë në faktimazhe të bakterit të salmonelës. Shakaja i ka shkuar në mendje një artisti dhe një bioinxhinieri në MIT, Boston, SHBA. 

Si dikur PS-ja me “Tre ligjet”, edhe sot PD-ja kushtëzon reformën me mandatet në Gjykatën Kushtetuese

Postuar në 25 Mars, 2016 15:48

Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, ka shpallur kushtëzimin e vet për miratimin e reformës në Drjetësi. I sapokthyer nga SHBA-të, ku ishte për një vizitë, Basha, deklaroi sot se PD-ja nuk mund të japë votën për reformat,  nëse nuk dërgohet në Gjykatën Kushtetuese kërkesa për mandatet e dy deputetëve socialistë.  “A mund të ketë dialog kur njëra palë në tavolinë nxjerr armën? Sigurisht që jo. Edi Rama në fakt nuk vë armën në tavolinë, por bombën atomike kushtetuese.

Milena dhe projektligji “Malena” :)))

Postuar në 25 Mars, 2016 15:38

Milena ka propozuar disa ndryshime ligjore. E kemi fjalën për Milena Hariton që për ata që nuk e dinë është ministre e Inovacionit në qeverinë e Edi Ramës. Nevoja për këtë saktësim të detyrës i duhet njohur për meritë ministres, pasi ai provon se Milena ja ka dalë të mos përflitet, e as të flitet, brenda një qeverie për të cilën ç’a nuk është thënë. Mirëpo Milena ka vendosur të dalë në dritë, të marrë pak vitaminë “D” si i thonë, se kur strukesh të bie edhe imuniteti.

Jessica Alba, thjesht shfaqet ajo që është

Postuar në 25 Mars, 2016 14:44

Kinezëritë e "Supermanit" të Bashkisë së Tiranës

Postuar në 25 Mars, 2016 14:36

Kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj po i jep vetes vetëm një aspekt funksional në detyrë: të duket mirë në televizor dhe përpara shefit të vet, Edi Rama. Ndonëse pati debate të shumta për taksat e reja që Bashkia e Tiranës ka vendosur së fundmi dhe që do të vilen përmes faturës së ujit, Veliaj, deklaron se në thelb kjo nuk është e vërtetë: sipas tij, ka thjesht një mënyrë të re vjeljeje të taksave që kanë qenë në fuqi. “Nuk ka ndryshuar asnjë taksë, është e njëjta faturë.

Hebron, muri që ndan edhe fëmijët

Postuar në 25 Mars, 2016 13:45

FMN rekomandon shtim të taksave

Postuar në 25 Mars, 2016 12:03

Ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar pasi analizuan situatën buxhetore në Shqipëri rekomandojnë që duke pasur parasysh nivelin relativisht të ulët të shpenzimeve publike, rregullimi fiskal duhet të fokusohet kryesisht në anën e të ardhurave. Në deklaratën përmbyllëse thuhet se "Duke pasur parasysh nevojën për shpenzime më të mëdha në fusha të tilla si infrastruktura dhe arsimi, si dhe efikasitetit relativisht të ulët të taksave në Shqipëri, strategjia e konsolidimit duhet të fokusohet në zgjerimin e bazës tatimore dhe në forcimin e pajtueshmërisë dhe administrimit të të ardhurave".

Pavlefshmëria e thirrjes së referendumit

Postuar në 25 Mars, 2016 11:35

Duke iu referuar nenit 45 dhe 72 të statutit të PS sipas të cilit referendumi zhvillohet me iniciativë të Asamblesë Kombëtare, me vendim të Kongresit të PS dhe me kërkesën e 1/3 të anëtarësisë së partisë, deputetja Mimoza Hafizi kërkon pavlefshmërinë e thirrjes së referendumit për mandatin e kryetarit.

Fjalë të mira për partinë edhe nga të dëbuarit

Postuar në 25 Mars, 2016 11:13

Arben Malaj ka dhënë sot një intervistë për gazetën “Panorama” ku prononcohet për debatet në Partinë Socialiste, për vendimet e Kongresit, referendumin dhe çështjen e zgjedhjeve. Thotë Malaj: “Referendumi ka legjitimitetin e votës mbështetëse të Kongresit. Ballafaqimi i alternativave për të cilat do të votohet nuk duhet të jetë një luftë e përditshme mediatike. Aksesi mediatik i Kongresit, si edhe diskutimet dhe debatet televizive rreth tij kanë krijuar mundësinë që votuesit të jenë të informuar për argumentet pro dhe kundër.

Papa puth këmbët e 12 emigrantëve (Video)

Postuar në 25 Mars, 2016 10:56

Papa Françesku tërhoqi edhe njëherë vëmendjen për natyrën kontraverse në raport me rregullat e Kishës Katolike. Ai lejoi gratë të merrnin pjesë në ritualin e larjes së këmbëve nga Papa të 12 njerëzve, në respekt të asaj që Krishti bëri me 12 dishepujt e tij. Përveç lejimit të grave në këtë ceremoni kishtare, Papa përzgjodhi për ritualin 8 burra dhe 4 gra të kombësive dhe feve të ndryshme, ndryshe nga rregulli dhe tradita e Kishës Katolike. Simbolika sipas zëdhënësit të Vatikanit lidhet me mesazhin që Papa kërkon të përcjellë se gjithkush duhet të respektohet për besimin e tij.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS