Rusia nuk mund të mposhtet në Ukrainë
Është përcjellë me shumë reagime intervista e Tucker Carlson me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Dy orë e gjashtë minuta, 60 pyetje për disa tema, ku dominoi Ukraina. Putin është shprehur i gatshëm për të mbyllur një marrëveshje me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, për të cilin beson se e ka fuqinë ta bëjë një gjë të tillë. Nga ana tjetër, Putin ka nënvizuar se tashmë është e qartë edhe në Perëndim, se Rusia nuk mund të mposhtet në Ukrainë.
Dy shtetarë në mëngjes pune
Nëse sheh nga jashtë raportimin mediatik mbi Shqipërinë mund të mendojë se pak orë e ndajnë nga qameti.
Ka një zhurmë e një zallamahi duke nisur nga Parlamenti e deri në media, për të vazhduar me dhunën në rrugë dhe shoë televiziv të zhanrit urban-porn, që thua çfarë e ushqen këtë histeri kolektive.
Dështon autonomia spitalore në Itali. 1.6 milionë familje në varfëri shëndetësore
“Avvenire” shkruan sot se sipas një raporti të studios “Svimez” dhe fondacionit “Save the Children”, diferencat mes shërbimeve shëndetësore në veriun e Italisë me Jugun janë rritur.
Ndryshon kreu i ushtrisë ukrainase. Zelenskiy largon Zaluzhnyn, në detyrë Oleksandr Syrsky
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy ka shkarkuar sot kreun e ushtrisë, gjeneralin Valery Zaluzhny, një lajm të cilin e ai e ka njoftuar personalisht në rrjetin social “X”.
U takova me gjeneralin Valerii Zaluzhny. E falenderova për dy vitet në mbrojtje të Ukrainës. Diskutuam rinovimin që kërkohet në Forcat e Armatosura të Ukrainës. Diskutuam po ashtu se kush mund të jetë pjesë e lidershipit të Forcave të Armatosura. I propozova gjeneralit Zaluzhny që të jetë pjesë e ekipit. Ne do të fitojmë. Lavdi Ukrainës!
Rezolutat venë e vijnë. Ka parti politike në Serbi që duan të lëshojnë sovranitetin e vendit
Serbia e Aleksander Vuçiçit ngjan se po zhytet në një klimë toksike politike, ku mosmarrëveshja për pushtetin po ndan vendin. Kjo u duk që gjatë fushatës elektorale të fundit me mënyrën sesi palët iu adresuan njëra-tjetrës, ndërkohë që marrëdhëniet u acaruan pas zgjedhjeve kur vëzhgues ndërkombëtarë nisën të kritikonin procesin dhe të flisnin për manipulime elektorale.
Ministrja konfirmon: "Arsimi" pagoi inceneratorin. Për mandatin e Xhaçkës? Asnjë përgjigje
Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliun nuk mohoi sot qe fondet e dedikuara për arsimin ne Bashkinë e Tiranës t’i kenë kaluar si pagesa inveneratorit të Tiranës. Ajo po ashtu refuzoi të përgjigjet mbi injorimin që mazhoranca i ka bërë vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës, bashkëshorti i së cilës u shpall investitor strategjik. Me parimin e partneritet e ka shpjeguar ministrja e Arsimit, kalimin e 6 milionë eurove nga buxheti për arsimin dhe emergjencat civile i Bashkisë së Tiranës tek inceneratori.
Një vërejtje nga një i ndaluar: Kushte të mjera në komisariatet shqiptare. Higjenë jashtë çdo norme
Shteti shqiptar desh kapi terroristë disa netë më parë. Me policinë profesioniste që ka patur që më 1912, u ndaluan disa persona që hynin nga Kosova e që rezultuan se ishin aktorë dhe artistë. 10 orë në komisariate dhe përvoja e tyre me Shqipërinë e Londrës theksohet në një vërejtje, jo në një akuzë:
Presioni absurd për dinarin
Peter Stano ka një detyrë shumë të pakëndshme nëse e sheh nga jashtë. Zëdhënësi i Josep Borrellit del e deklaron çfarë i autorizojnë pa patur në fakt vlerën e asgjëje më shumë sesa një njoftimi. Në dallim me zëdhënësat në SHBA, zoti Stano të kujton një automat që mund të thotë çdo gjë.
Partia e Lirisë nxjerr dokumentin: Pronari Faktik preku fondin e Arsimit dhe Fondin Rezervë për të paguar inceneratorin
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar sot një dokument që sipas tij tregon se si kryebashkiaku Erion Veliaj preku fondet për arsimin për të paguar inceneratorin e Tiranës. Sipas Blushit kjo është një tjetër provë se Erion Veliaj është pronari faktik i inceneratorit të Tiranës. Ai i ka bërë thirrje SPAK-ut që të administrojë urgjentisht edhe këtë shkresë të Bashkisë së Tiranës dhe të marrë të pandehur Veliajn.
Parlamenti Europian me draft-rezolutë: Hetim ndërkombëtar zgjedhjeve në Serbi
Parlamenti Europian ka përgatitur një draft rezolutë përmes së cilës bën thirrje për hetim ndërkombëtar të zgjedhjeve të fundit në Serbi.
Drafti që citohet nga mediat opozitare të Serbisë, kërkon që vëmendja kryesore e ekspertëve të përqendrohet në Beograd dhe dënon sulmet e Presidentit Aleksander Vuçiç dhe kryeministres Ana Brnabiç ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë.
