Telashe të reja për Netanyahun. Publikohet një foto e tij me Arnaud Mimran, i akuzuar si ideator i një skeme mashtrimi prej 282 milionë eurosh
Një foto e publikuar në faqen online “Mediapart” ku paraqitet kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu me një biznesmen gebreo-francez, Arnaud Mimran, ka prodhuar një akuzë të re për kreun e qeverisë në Telaviv. Lajmi është riprodhuar nga e përditshmja “Haaretz”, e cila nënvizon se Mimran është një person që akuzohet se në bashkëpunim me disa të tjerë kanë mashtruar BE-në në shifrat e 282 milionë eurove.
A ja vlen ky projekt për këndin e lojërave?
Çfarë po ndodh te Parku i Liqenit në Tiranë? Kjo pyetje deri më tani ka vetëm një përgjigje të besueshme dhe atë po e japin protestuesit: te Parku i Liqenti Artificial të Tiranës po hidhet beton, po cenohen hapësirat e gjelbra, edhe kështu të reduktuara në kulm, për të sajuar një mjedis argëtues për fëmijët. Një mjedis që po sheh betoniere, makina të mëdha etj, aty ku të gjithë qytetarët e Tiranës kishin strehuar jo vetëm shpresën se Liqeni do të mbetej të paktën i paprekur, por edhe shpresën se te kjo klasë politike ka mbetur një fije arsyeje, vizioni, apo të paktën logjike.
Video/ Protesta për parkun e Liqenit, Enno Bozdo dhe deputetët e PD nuk e durojnë padrejtësinë
Portieri i Maritzburg United nuk është në rregull nga mendja
Shtëpiake, të rrumbullakosura dhe fotozhenike
Kanal për lidhjen e Detit Kaspik me Gjirin Persik, projekti mendohet të mbyllet më 2020-ën
Irani ka nisur punën për ndërtimin e një kanali që do të lidhë Detin Kaspik me Gjirin Persik. Projekti mendohet të përmbyllet në vitin 2020 dhe ai do të kushtojë 7 miliardë dollarë. Projekti mendohet që të hapë rrugët edhe për Rusinë, një vend që ka probleme me Turqinë, rruga natyrore e lidhjes me Perëndimin dhe Jugun, por siç propagandojnë mediat shtetërore ruse, kanali rivalizon edhe kanalin e njohur të Suezit. Po këto media raportojnë se Perëndimi dhe Turqia i janë kundërvënë projektit në fjalë duke vendosur sanksione ndaj kompanive që janë përfshirë në projekt.
Sindikalisti Basha!
Në përpjekje për të maksimalizuar çdo votë kundër qeverisë, kryetari i opozitës Lulzim Basha shfrytëzoi një takim me të ashtuquajturat Bashkimi i Sindikatave të Pavarura për të deklaruar se në Shqipëri e djathta dhe sindikatat janë të së njëjtës filozofi.”Ne jemi të“një gjaku” në kuptimin që edhe PD, edhe sindikatat e pavarura i ka lindur Liria. Ne jemi lidhur që prej fillimit e në vazhdimësi nga respekti për vlerat e përbashkëta që janë të shenjta për ne dhe për ju: puna, dinjiteti iindividit të lirë,i punëtorit, i qenies njerëzore, ishqiptarit.
Kuba hap dyert!
"Rolling Stone" ka dhënë koncert në Havana, në kryeqytetin kuban, ku janë pritur nga mijëra fans.
Presidenti: “Ligji i pronave përcjell një qëndrim antievropian”
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, është prononcuar sot në lidhje me ligjin e pronave dhe për reformën në drejtësi, duke hyrë në debatin politik si aktor deri më tani i anashkaluar. Nishani tërheq vëmendjen tek iniciativat e qevëerisë për të bërë presion ndaj Gjykatës Kushtetuese për ligjin e pronave, që sipas tij është antievropian. “Është një ligj ku për herë të parë, zyrtarisht dhe publikisht, përfaqësohet dhe shprehet një qëndrim antievropian të një qeverie në Shqipëri.