Evoluimi drejt manikinit është i mundshëm
Zyrtarë të Drejtorisë së Tatimeve: Nuk kemi dijeni për ndërhyrje në sistemin e të dhënave
Komisioni Hetiimor për Serverin e Tatimeve ka vijuar edhe sot me pyetjen e zyrtarëve të ndryshëm të Drejtorisë së Tatimeve. Mirëpo në ndryshim nga deklaratat e ish-ministrit Shkëlqim Cani, i cili para komisionit u shpreh i sigurtë se ka patur ndërhyrje, drejtues të DPT-së, mohojnë të kenë patur dijeni për një gjë të tillë. “Ka patur hakerim të faqes së internetit, por jo ndërhyrje në sistemin e të dhënave”, deklaroi sot Aliaj specialistja e sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit, Alekta Aliaj.
"Alienët" me të cilët bashkëjetojmë
Fotografi Daniel Kariko ka realizuar fotot që paraqesin milingona, apo insekte të tjera, të parë nga shumë afër. Alienë të vërtetë në pamje nga ata që shpesh i shohim në filma. Fotografitë realizuar në mjedise pune, apo në shtëpi:
http://www.nationalgeographic.it/wallpaper/2016/03/29/foto/mostri_da_gia...
Elvis dhe Nicson në një film
Në vitin 1970 Elvis do të takonte presidentin Nicson. Dy figura të kundërta, por që siç dëshmohet nga njerëz të afërt të tyre, u lidhën në një ndjenë miqësie që me takimin e parë. Prelesy kërkoi një bexh të FBI-së, meqenëse ishte koleksionist, duke shprehur paraprakisht me një letër "gatishmërinë për t'i shërbyer vendit". BBC-ja shkruan se ky takim është më i kërkuari në Arkivën Kombëtare të ShBA dhe nisur nga ngacmimi i kuriozitetit që përcjell së fundmi është menduar që të realizohet edhe në një film.
Dante Alighieri dhe Feja islame
Në vitin 1919, Miguel Asín Palacios botoi një libër (Eskatologjia myslimane te Komedia Hyjnore) që shkaktoi shumë zhurmë. Në qindra faqe shiheshin analogji befasuese mes tekstit të Dantes dhe teksteve të ndryshme të traditës islamike, veçanërisht versionet e ndryshme të udhëtimit natën të Muhametit në Ferr dhe Parajsë. Në Itali lindi një polemikë mes mbështetësve të studimit dhe mbrojtësve të origjinalitetit të Dantes.
Tahiri i vendosur ta çojë lojën deri në fund, 9 deputetë të PD-së kallëzohen nga policia në Prokurori
Deputetët Flamur Noka, Genti Strazimiri, Genc Pollo, Albana Vokshi, Arben Ristani, Asllan Dogjani, Gert Bogdani dhe Edi Paloka, u kallëzuan nga policia pas protestës të së hënës. Akuzat janë “organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Pengmarrja në avionin "Egypt Air", nga një oficer i ushtrisë egjiptiane
Që prej orës 8 e 30 të mëngjesit kur avioni Air bus 320 i Egypt Air bëri ulje të detyruar në aeroportin Larnaka të Qipros, autoritet u vunë në alarm për të zbardhur detajet e pengmarrjes. Fillimisht u tha se pengmarrësi ishte Ibrahim Samaha, nje shtetas amerikan me origjinë egjiptiane, profesor i Veterinarisë në Universitetin e Atlantës, por ministria e Jashtme Egjiptiane përgënjeshtroi lajmet dhe doli me njoftimin se autori është Seif Edin Mustafa, oficer i ushtrisë egjiptiane. Kërkesat e tij mësohet se kanë qenë politike dhe lidhen me mbajtjen në burg të disa grave në Egjipt.
Schulz kërkon ribashkimin e Qipros, një nga propozimet krijimi i një shteti federativ
Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz vizitoi këtë të martë Qipron, nga ku deklaroi se është koha që ishulli të bashkohet, në mënyrë që edhe Europa të jetë e bashkuar. “Është koha për ribashkimin e Qipros sepse pa bashkimin e Qipros Europa nuk mund të jetë e bashkuar”-theksoi Schulz gjatë fjalës në parlement. Kreu i PE-së shtoi se shtetet kombe kanë treguar se kanë ditur të bashkëjetojnë në hapësirën europiane dhe një zgjidhje për Qipron do t’i japë fund status quo-së shumëvjeçare pas pushtimit të një pjese të ishullit në vitin 1974 nga Turqia.
Sharapova konfirmohet edhe jashtë fushës...
Iluzioni i rritjes së të ardhurave!
Rritja e lartë dyshifrore me rreth 16% e të ardhurave në buxhet për 2 mujorin ishte një sinjal pozitiv se financat i lanë pas problemet e vjetshme, kur zgjerimi real ishte afër zeros dhe plani nuk u realizua për asnjë muaj, duke detyruar rishikimin e buxhetit në mes të vitit dhe duke e mbyllur vitin me 35 miliardë lekë mangur nga plani fillestar. Megjithatë, të dhënat e detajuara tregojnë se performanca e mirë e financave ka ardhur nga janari, ndërsa shkurti ka qenë një muaj tepër i dobët.