Më shumë se gjysma e rusëve duan rikthimin e Bashkimit Sovjetik

Postuar në 20 Prill, 2016 12:25

Më shumë se gjysma e rusëve do të dëshironin një rikthim të Bashkimit Sovjetik. Ndonëse të ndërgjegjshëm se ky është një skenar pak realist, shumica e rusëve mendojnë se Federata e Republikave Ruse do të ishte me ndikim pozitv për Rusinë.

Freno mbjelljen e drogës, parcela në gjithë territorin

Postuar në 20 Prill, 2016 12:03

Mbështetur në denoncimet nga qytetarët dhe investigimet e mediave, zëvendëskryetari i Komisionit të Sigurisë në Parlament, Flamur Noka, i ka drejtuar një letër kryeministrit të vendit, ku ngre shqetësimin për të dhënat që tregojnë pesëfishimin e sipërfaqes së mbjellë me cannabis-sativa, shtrirjen e këtij fenomeni në gjithë territorin, si dhe për faktin që grupet kriminale po përdorin një farë të veçantë, vietnameze çka mundëson kryerjen e ciklit të plotë në 45 ditë.

Pronat e shqiptarëve, vijnë defteret nga Stambolli

Postuar në 20 Prill, 2016 11:41

57 regjistra osmanë që ofrojnë një informacion të dorës së parë për popullsinë, pronat dhe taksat në territoret shqiptare prej shek. XV-XIX kanë mbërritur në Arkivën e Shtetit. Edhe pse këta regjistra duhet të kalojnë fillimisht përmes një procesi tekniko-shkencor, mësohet se ata kanë një rëndësi të veçantë, pasi ofrojnë një informacion autentik për popullsinë, pronat dhe taksat në territoret shqiptare prej shek. XV-XIX. Regjistri i parë i këtij fondi i përket vitit 1431 dhe mendohet se ka informacion shumë të vlefshëm për konfigurimi e popullsisë dhe pasurisë së shqiptarëve.

Fluturimet drejt Italisë, 60-70% më të shtrenjta

Postuar në 20 Prill, 2016 10:59

Çmimet e biletave të avionëve nga Shqipëria drejt Italisë kanë shënuar një rritje të ndjeshme prej 60-70% ditët e fundit. Mesatarisht, sipas të dhënave nga agjencitë e udhëtimit, nga 120-160 euro që ishin çmimet e biletave më parë, për destinacionet e Italisë, tani ato janë mesatarisht 200-240 euro.

Rasti Shullazi: Duhet menduar “jashtë kutisë”

Postuar në 20 Prill, 2016 01:27

Në artikullin e tij të fundit tek Lapsi.al, Andi Bushati e ka përmbledhur që në titull thelbin e rastit “Shullazi” – “Mos u zini, Shullazi është i të gjithëve!”, shkruan ai. Në fakt, Bushati e kufizon përgjegjësinë vetëm tek partitë politike, të cilat e kanë mbrojtur Emiliano Shullazin, sipas rradhës së të qënit në pushtet. Por përgjegjësia nuk është vetëm e partive – është e të gjithë shqiptarëve që kanë mundësuar përmes votës së tyre, që partitë që kanë mbrojtur Emilianon dhe shumë “Shullazë” të tjerë thjesht të ndërrojnë karriget e pushtetit në këto 25 vjet.

"Femrat nuk janë në gjendje të ngasin makinat e F1 shpejt!"

Postuar në 19 Prill, 2016 21:47

E thënë nga Bernie Ecclestone...

http://www.bbc.com/sport/formula1/36086363

Vaksinimi është domosdoshmëri...

Postuar në 19 Prill, 2016 21:36

Ka një debat të madh, shoqëruar me rritjen e mosbesimit, për ndikimin e vaksinave. Legjenda e përhapur në vitin 1998 nga një revistë britanike, mbi pasojat e vaksinave kanë kontribuuar në këtë drejtim dhe problemi ka mbërritur edhe në Shqipëri. Në një diskutim në emisionin “Mikroskop” në “TemaTv”, Erida Nelaj, Menaxhere e Programit Kombëtar të Vaksinimit dhe Dr.Aurel Vula, Mjek Pediatër në QSUT, kanë shpjeguar sesi qëndron e vërteta shkencore sot për këtë çështje dhe se cilat janë pasojat e mosvaksinimit. Më poshtë video:

D. Gjiknurit nuk i ecin konçesionet. Manjani i kthen mbrapsht konçesionin e ndriçimit të Duranës, bashkë me një leksion të vockël në planin juridik

Postuar në 19 Prill, 2016 21:29

Konçesionet e iniciuara nga ministria e Damian Gjiknurit, ajo e Energjetikës, duket se nuk kanë “këmbën e mbarë”. Kjo edhe sepse aleati në qeverisje, Lëvizja Socialiste për Integrim, është kujtuar së fundmi që të “fusë në shina” ligjore konçesionet e qeverisë “Rama”, qoftë përmes iniciativave ligjore, qoftë përmes interpretimit të legjislacionit në fuqi.

Sejko: Duhet të kishim rritje më të madhe ekonomike

Postuar në 19 Prill, 2016 18:52

Guvernatori i bankës së Shqipëri Genti Sejko është shfaqur optimist për perspektivën ekonomike të vendit ndonëse 2015 u mbyll nën parashikimin  një normë rritje 2.6 për qind, dhe për më tepër kur 3 muajt e parë të vitit shënuan rënie të fuqisë blerëse. Sipas tij, rritja ekonomike e Shqipërisë duhet të ishte më e lartë. Por në një intervistë për Zërin e Amerikës, Guvernatori Sejko deklaroi se në  rënien nga objektivi ndikoi kriza në Greqi dhe përmbytjet.

Arroganca kristiane e Europës, frika ndaj islamit dhe popullsia myslimane e Shqipërisë (Video)

Postuar në 19 Prill, 2016 18:34

Ish-kryetari i Grupit të Social-Demokratëve në Parlamentin Europian, z.Hannes Swoboda  gjatë një bashkëbisedimi  në Tiranë me temë “Periferia sfidon Qendrën” ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama ka folur për një ekuilibër të brishtë të bashkëjetesës fetare në Europë. “Kemi parti në Europë që thonë se islami është rrezik për Bashkimin  Evropian dhe nga ana tjetër kemi edhe grupe ekstremiste që veprojnë me akte terrori. Ky emigracion që shohim është keqpërdorur dhe etiketuar si vatra e terrorit. Ne duhet të tregojmë sesi popullsi myslimane jetojnë paqësisht në Shqipëri e Kosovë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS