Njoftimi i kryeministres serbe: Tucker Carlson do të vizitojë Serbinë në mes të këtij viti

Postuar në 12 Shkurt, 2024 16:18

Mediat në Rusi i kanë dhënë një rëndësi të madhe intervistës së Vladimir Putin për Tucker Carlson, duke folur për rreth 1 miliardë shikime në total dhe me një ndikim në politikën amerikane që konsideron reagimin e publikut. I shpallur si diplomati në hije i Donald Trump, Carlson shfaqet kështu me një aurolë të re ndërkombëtare, si një njeri që është më shumë se gazetar: ndërmjetës dhe mesazher, kanal komunikimi.

Tregu si Arkitekturë asgjësimi

Postuar në 12 Shkurt, 2024 14:31

 

Debati për arkitekturën, apo planifikimin urban të Tiranës së pas viteve ’90 është thjeshtëzuar përherë e më shumë në kuadrin e një konfrontimi që tematizon apologjinë e trashëgimisë me nevojën për zhvillim. Thuajse asnjë prej aktorëve kryesorë të përfshirë në të nuk ka qenë i gatshëm të shkojë përtej kësaj llogoreje që në fund i ka lënë fitoren palës së “zhvilluesve”.

Jeff Bezos shet 2 miliardë dollarë aksione të Amazon

Postuar në 11 Shkurt, 2024 21:50

Jeff Bezos ka hequr dorë nga një pjesë e madhe e aksioneve të Amazon. Bezon njoftoi rregullatorët federalë se ka shitur aksione në një vlerë totale 2 miliardë dollarë.

Fjala është për 11 997 698 aksione, të shitura më 7 dhe 8 shkurt.

Vlera totale e aksioneve të shitura të Amazon, kompani me bazë në Seattle, ku Bezos e themeloi në një garazh rreth tre dekada më parë, ishte më shumë se 2.04 miliardë dollarë.

BE-ja po e humbet Serbinë

Postuar në 11 Shkurt, 2024 17:29

Kryeministri hungarez, Victor Orban, ka theksuar se Bashkimi Europian po rrezikon të humbasë Serbinë, për të cilën “ne kemi nevojë gjepolitike”.

Serbia është çelës. Pa Serbinë si një anëtar të BE-së, nuk mund të flitet për sigurinë apo identitetin europian në përgjithësi. Ne kemi nevojë për Serbinë në BE më shumë sesa ka nevojë Serbia. Nëse nuk e integrojmë Serbinë sa më shpejt të jetë e mundur, do ta humbasim

Dyshime nëse Vuçiç kontrollon shërbimet serbe të sigurisë

Postuar në 11 Shkurt, 2024 16:08

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka folur në një intervistë për “Antena M” rreth situatës në Serbi dhe problemeve politike me të cilat sipas saj përballet sot presidenti Aleksandar Vuçiç.

Kina lëshon satelitin e parë 6G

Postuar në 10 Shkurt, 2024 17:21

Mediat shtetërore të Kinës referojnë për lëshimin e një sateliti të ri në hapësirë që do të testojë teknologjinë 5G dhe 6G që janë zhvilluar nga China Mobile dhe Akademia e Shkencave e Kinës.

Sipas mediave në fjalë teknologjia 6G mishëron një arkitekturë autonome të shpërndarë që përdor softe kinezë dhe harduere po kinezë që janë të afta të mbështesin rindërtimin në hapësirë të softeve dhe funksioneve bazë të rrjetit si dhe menaxhimin automatik.

Refuzon zbatimin e vendimeve të Kushtetueses, por vetëshpallet garant i pavarësisë së SPAK-ut

Postuar në 10 Shkurt, 2024 15:02

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot me një mesazh për vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken në Tiranë më 16 shkurt. Në mesazhin e vet, publikuar në faqen e vet në facebook, z. Rama rendit si të thuash arritjet e Shqipërisë sipas tij dhe kalon në revistë cilësitë e saj perëndimore. Ajo që tërheq vëmendjen megjithatë është ndalesa e posaçme e kryeministrit në reformën në drejtësi për të cilën përcjell një mesazh shumë ambig.

Mediat në Kosovë: Përpjekje nga shërbimet serbe për të vrarë Albin Kurtin në Shkup

Postuar në 10 Shkurt, 2024 14:34

Mediat në Kosovë raportojnë për përpjekje për atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti. Sipas RTK-së, ka patur një përpjekje të Serbisë për të vrarë Albin Kurtin gjatë qëndrimit të tij në Shkup.

Ka qenë një kombinacion operativ serb, ku janë gërshetuar mashtrimet mediale me veprimet në terren nga atentatorë të mundshëm të ekstremit serbo-maqedonas, të afërt me Federatën Ruse, por nën kontrollin e institucioneve serbe

citon RTK-ja një burim të institucioneve të Serbisë.

Kryeministri: Nuk kemi një bazë të dhënash për emigrantët. Gjiknuri: Kemi një bazë të dhënash për emigrantët

Postuar në 09 Shkurt, 2024 22:05

Bashkëkryetari socialist i Reformës Zgjedhore ka përgënjeshtruar kryeminstrin Rama i cili nga Luksemburgu tha se vota e emigrantëve pamundësohet për shkak se mungon databaza.

Në mbledhjen e kësaj të premteje, Damian Gjiknuri tha se ka një databazë ku janë regjistruar mijëra emigrantë, por sipas tij problemi qëndron te KQZ.

Pranojmë që ka disa mijëra emigrantë, pra qytetarë shqiptarë që jetojnë jashtë shtetit që janë regjistruar në këtë regjistër dhe ekziston një databazë e plotë për të filluar procesin e votimit.

Kë të besojmë? Vuçiçin, apo opozitën e Kosovës?

Postuar në 09 Shkurt, 2024 19:25

Ta marrim të mirëqenë se qeveria e Kosovës është e mjerë, pa vision dhe se ajo vetëm i ka prishur punë Kosovës. Këtë thotë opozita kosovare e përbërë kryesisht nga njerëz që janë provuar në pushtet dhe po duken edhe tani për nivelin që kanë. Megjithatë është e qartë se përveç ndonjë krize akute, politika e jashtme nuk e rrëzon një qeveri të një vendi si Kosova. Dhe aq më pak pastaj diplomacia e saj që është zbatim i një politike të jashtme që në rastin e Kosovës nuk ndryshon.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS