10 të vdekur nga rrëzimi i urës në Indi(video)

Postuar në 31 Mars, 2016 16:16

Një urë është shembur në Kalkuta të Indisë si pasojë e së cilës kanë vdekur 10 njerëz. Ky është vlerësimi paraprak për aksidentin e ndodhur në Girish Park. Më poshtë video:

Janë ashtu siç duhet...

Postuar në 31 Mars, 2016 16:01

Xhaguari sulmon krokodilin

Postuar në 31 Mars, 2016 16:00

“Vaksinoni fëmijët”

Postuar në 31 Mars, 2016 15:53

Ka një shqetësim në rritje në Shqipëri për efektin e vaksinave mbi fëmijët. sidomos për vaksinën kundër fruthit që bëhet në moshën 1 – vjeçare. Ndonëse në poliklinka ka materiale shpjeguese që bëjnë thirrje për vaksinim, dyshimi se ato japin efekt autizmin te fëmijët qëndron. Ka madje kategori që refuzojnë vaksinat nisur edhe nga predispozita fetare. Për ndikimin e vaksinës së fruthit, është shkruar shumë. Në Britani lidhja e saj me autizmin e cilësua mashtrim, por dyshimi ka hedhur rrënjë.

Shpresa për krijimin e bursës së energjisë mes Shqipërisë dhe Kosovës

Postuar në 31 Mars, 2016 15:42

Bursa e Tiranës u mbyll nga kjo qeveri,  duke vulosur një histori dështimi, por një bursë e re është menduar të hapet. Bëhet fjalë për bursën e energjisë mes Kosovës dhe Shqipërisë që rrjedh nga një marrëveshje e nënshkruar dje nga dy ministrat e Energjetikës, Damian Gjiknuri dhe Blerand Stavileci. “Pjesëmarrësit e tregut të të dyja vendeve inkurajohen të tregtojnë energjinë nëpërmjet bursës së energjisë.

Bllokim dhe akuza në Parlament

Postuar në 31 Mars, 2016 15:36

Letra me pikëpyetje e Ramës për Bashën

Postuar në 31 Mars, 2016 13:12

Berisha: Rama gajasi shqiptarët me ftesën për Bashën

Postuar në 31 Mars, 2016 12:31

Ish-kryeministri Berisha komentoi thirrjen e kryeministrit Rama drejtuar Partisë Demokratike për një dialog të nivelit të lartë politik. Duke theksuar rëndësinë që ka dialogu politik për ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Berisha tha se reflektimi i kryeministrit erdhi pasi kishte bërë sikur nuk dëgjonte ndaj ftesave të kryetarit të opozitës Basha. “Ftesa e tij vjen pas 37 ftesave të Bashës dhe ky ka heshtur. Rama gajasi shqiptarët me ftesën për Bashën. Le të shqyrtohet, por të jetë një gjë e pregatitur dhe jo një shou mediatik.

Epërsia e tregut shqiptar të hidrokarbureve, futja e kinezëve dhe George Soros

Postuar në 31 Mars, 2016 12:16

Blerja e aksioneve të Bankers Petrolium nga kompania kineze Geo - Jade Petroleum Corporation në vlerën e 440.4 milionë dollarëve shihet si një epërsi  që tregu shqiptar i hidrokarbureve po fiton ndaj fqinjëve dhe kryesisht Greqisë që mendohet se ka rezerva nafte të së njëjtës cilësi me atë të Patos Marinzës.

Sheshel i pafajshëm

Postuar në 31 Mars, 2016 12:03

Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës nëHagë shpalli të pafajshëm duke e liruar nga të gjithë akuzat udhëheqësin radikal serb, Vojisllav Sheshel. Ishin nëntë akuza të ngritura kundër tij, tre për krime kundër njerëzimit dhe gjashtë për krime lufte, lidhur me nxitjen e spastrimit etnik në Bosnjë, Kroaci dhe Vojvodinë. Ai nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit në Hagë, sepse u la i lirë në 2014 si i diagnostikuar me kancer.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS