Përshpejtimi i rritjes ekonomike dhe punësimit, rezultat i politikave ekonomike?

Postuar në 22 Prill, 2016 12:09

Në daljet e fundit publike, Ministri i Financës, Arben Ahmetaj, ka pretenduar se politikat ekonomike të qeverisë kanë dhënë rezultat. Për të mbështetur këtë pretendim, ai ka cituar faktin se rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) u ngjit tek niveli 2.6% në 2015-ën, nga 2.1% që ishte në 2014-ën (në vitin e parë të plotë të qeverisjes socialiste). Gjithashtu, Ahmetaj ka cituar faktin se janë shtuar 173 mijë vende pune qysh kur socialistët rierdhën në pushtet, duke iu afruar kështu premtimit për 300 mijë vende pune të reja.

Kur punonin fëmijët

Postuar në 22 Prill, 2016 10:29

Në këto fot paraqiten fëmijë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që punojnë, shpesh në kushte të vështira. Historia e ndalimit të punës së fëmijëve ka një histori dramtike: në vitin 1904 u krijua Komiteti Kombëtar i Punës së Fëmijëve, që kishte për qëllim, pikërisht ndalimin e saj. Organizata ja doli që të kalonte një ligj në vitin 1916, i cili u dekretua nga Presidenti kohës, ëilson, por ishte Gjykata Supreme e rrëzoi atë.

Kisha mohon konfliktet e brendshme dhe një konsideratë për Nikolla Markun

Postuar në 22 Prill, 2016 10:23

Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse ka dalë me një deklaratë ku ka mohuar që në Kishën Ortodokse të ketë konflikte të brendshme. Deklarata i referohet reagimeve të Nikolla Markut pas fronëzimit të Imzot Andonit, si Mitropolit i Elbasanit. "Janë bërë përpjekje të hidhen dyshime rreth një konflikti të paqenë në gjirin e Kishës Orthodhokse.

Pëllumbët e paqes – teatri me “Berishë” vazhdon njësoj si 20 vjet më parë

Postuar në 22 Prill, 2016 10:17

Një ditë pasi në Parlamentin e Shqipërisë u konsumua një thirrje për armatosje të qytetarëve si masë mbrojtjeje ndaj krimit që ka edhe akreditim shtetëror, përfaqësues të Partisë Socialiste, nga ata “që e njohin mirë Berishën”, por edhe që janë përballur me të në të shkuarën, po dalin njëri pas tjetrit për të vijuar me skenarin “ i miri - i keqi”, që u ka dhënë oksigjen politik për 25 vite rresht.

Biznesmeni i karburanteve, punë e zezë 1 milionë dollarëshe me 7 inspektorë tatimorë

Postuar në 22 Prill, 2016 10:14

Prokuroria e Tiranës dhe Hetimi Tatimor kanë zbuluar një skemë mashtruese në fushën e karburanteve në vlerën mbi 1 milion dollarë, për të cilën janë nxjerrë urdhëra ndalimi për administratorin e kompanisë “M….Petrol”, si edhe për punonjës të administratës së tatimeve. Urdhërat e ndalimit të Prokurorisë së Tiranës janë zbatuar mbrëmjen e së Enjtes nga ana e forcave të Policisë së Tiranës.

Këto janë t'u hash mëngjezin

Postuar në 22 Prill, 2016 09:44

Pastrimi i parave, 100 miliardë euro/vit vetëm në Gjermani

Postuar në 22 Prill, 2016 01:11

Shuma e parave të pastruara dhe pra të ricikluara flrmalisht arrin një shofër prej 100 miliardë eurosh në vit vetëm në Gjermani. Vendi që perceptohet se ka struktura që funksionojnë si akrepa ore, rezulton të jetë ndër më problematikët, sa kohë që kjo shifër është dy herë më e lartë nga sa eskpertët vlerësonin. E dhëna vjen nga një raport i komisionuar nga Ministria e Financave dhe realizuar nga kërkues të universitetit Halle-Wittenberg.

Sherri intelektual në Opinion, Gjekmarkaj - Stefanit: "Je injorant ideologjik"(Video)

Postuar në 21 Prill, 2016 23:01

Të ftuar për të folur mbi arrestimin e Emiljano Shullazit dhe lidhjet e tij me politikën, dy zëra nga bota opinioniste dhe analitike dhanë  një shembull të debatit intelektual në Shqipëri të tipit: “Ta tregoj unë kush je ti”. Bëhet fjalë për një përplasje me opinionistit Agron Gjekmarkaj dhe Andrea Stefanit. 

 

Sekretet e vajzave të Viktorias

Postuar në 21 Prill, 2016 22:47

Presidenti: “Armatosja e qytetarëve, propozim jo i duhur”

Postuar në 21 Prill, 2016 22:37

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” deklarimet e Sali Berishës për armatosjen e qytetarëve si masë vetëmbrojtjeje ndaj krimit që ka depërtuar në çdo qelizë. Tha Nishani: “Normalisht nuk i takon Presidentit të Republikës në kontekstin funksional, të komentojë deklarata politikë të anëtarëve të parlamentit, përafqësuesve të partive.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS