Papa ndalon kanonizimin e Alojzije Stepinac. Do të vendosë Komiteti i Përbashkët i Kishës Katolike dhe asaj Ortodokse

Postuar në 25 Prill, 2016 14:52

Papa Françesku duket se ka frenuar kanaozimin e ish-kardinalit kroat të kohës së Luftës së Dytë Botërore, Alojzije Stepinac, pas një letre të Patriarkut Ortodoks serb, Irinej. Lajmi bëhet i ditur nga ish-ambasdori kroat në Vatikan, Filip Vucak dhe referohet nga agjencitë serbe “Tanjug” dhe “B92”( http://www.b92.net/eng/news/region.php?yyyy=2016&mm=04&dd=25&nav_id=97799).

Na shpalli kampionë të përparimit

Postuar në 25 Prill, 2016 14:03

Nga mbledhja e grupit parlamentar ku përshëndeti punimet e Asamblesë Socialiste dhe falenderoi në veçanti Namik Doklen që iku nga kryesia për t’i hapur rrugën të rinjve, kryeministri bëri një ekspoze të situatës ekonomike, duke akuzuar ata që i quajti shakaxhinj të përparimit se po gënjejnë për borxhin dhe investimet e huaja. Ndërkohë që e quajti të jashtëzakonshme atë që ka bërë qeveria e tij për ta renditur Shqipërinë të parën në rajon për numrin e atyre që kaluan me sigurime nga puna në të zezë.

Ruhuni nga kjo Polici!

Postuar në 25 Prill, 2016 13:02

Sot është zhvilluar seanca e radhës ndaj deputetit socialist Armando Prenga për çështjen e incidentit në Patok, ku pati shkëmbime zjarri. Në seancën e mëparshme, punonjës të policisë deklaruan se nuk kishin dalluar deputetin Prenga të qëllonte me armë në sherrin e zhvilluar pranë komisariatit. Sipas tyre kishte shumë njerëz dhe kjo ishte e pamundur(http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=322449).

Monumenti “Katri i Radës” në Otranto

Postuar në 25 Prill, 2016 12:28

Katri i Radës, anija e cila u mbyt më 28 mars të vitit 1997, është kthyer në monument në qytetin e Otrantos. Realizuar nga një artist grek, Costas Varotsos, anija, dikur shqiptare, tanimë qëndron në qytetin italian si një vepër “për njerëzimin emigrues” .

E njëjta dorë. Arkitekti i stadiumit, i kontraktuar edhe nga Vangjush Dako për projektin “Veliera” në Durrës

Postuar në 25 Prill, 2016 12:15

Marco Casamonti, arkitekti italian, drejtues i studios “Achea” që projektoi Arenën Kombëtare me një kullë multifunksionale shfaqet në një tjetër punë disa milionë dollarëshe të financuar nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve ose thënë ndryshe qeveria. Bëhet fjalë për projektin “Veliera”  një investim prej 6 milionë dollarësh që parashikon ngritjen e një tende rreth gjashtëdhjetë metra e gjatë dhe dyzetë metra e gjerë në hyrje të Portit të Durrësit.

170 mijë vende pune? 300 mijë në 4 vjet?

Postuar në 25 Prill, 2016 11:44

Kohët e fundit, socialistë të rëndësishëm shqiptarë po përmendin shpesh një shifër, që sipas tyre,  tregon se premtimi për hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës në 4 vjet po realizohet – 170 mijë vende pune të reja janë hapur deri tani, thonë ata.

Tamam për ditë shiu

Postuar në 25 Prill, 2016 10:52

Fushatë në Britani për të mos u bërë si Shqipëria

Postuar në 25 Prill, 2016 10:45

Në Londër qarkullojnë këto automjete që reklamojnë nevojën e qëndrimit të Britanisë në BE, që vendi të mos bëhet si Shqipëria!...

Berisha, ky kamikaz me tabletë dixhitale...

Postuar në 25 Prill, 2016 10:45

Thirrjes së Sali Berishës të së enjtes në Kuvend “Shqiptarë armatosuni!” i parapriu postimi në Facebook-un e tij një ditë më parë. Të mërkurën, pra, ai e nis kështu publikimin e tij: “Më tha një burrë nga katundet e Durrësit se i ka thënë një kushërira e tij...”.

Për 1 milionë dollarë

Postuar në 25 Prill, 2016 10:25

Arrestimi i bujshëm i 7 inspektorëve tatimorë dhe një biznesmeni karburantesh për skemë mashtrimi në vlerën e 1 milionë dollarëve, provoi edhe njëherë se shteti që kemi nuk është i drejtë dhe se administrata tatimore nuk është me “duar të pastra”. Kjo është njëra anë e medaljes dhe një e vërtetë e pranuar konsensualisht nga shoqëria, se puna si tatimor apo doganier për këtë arsye është e lakmuar. Ana tjetër ka të bëjë me shtetin e së drejtës.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS