Dorëheqja e kryeministrit të Islandës, efekti “pa bereqet” i Panamasë
Efektet e mega-skandalit financiar “Panama Papers” kanë prodhuar zhvillime polutike në Islandë. Mediat islandeze raportojnë se kryeministri, Sigmundur Gunlaugson dha dorëheqjen pas protestës masive kundër tij. Ai dyshohet se ka fshehur të ardhurat përmes një kompanie offshore të themeluar nga bashkëshortja e tij në Panama. Gunlaugson fillimisht refuzoi të dorëhiqej dhe i kërkoi presidentit shpërbërjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Dorëheqja e tij mund të ketë një efekt zinxhir edhe për qeveri të tjera të përfshira në skandal.
Kanamara Matsuri – Festivali i Penisit në Japoni
Në Japoni që nga viti 1977 zhvillohet Festivali i Penisit. Një aktivitet ku adhurues të penisit, femra, dalin dhe zhvillojnë një paradë festive duke mbajtur në duar penisë – objekte. Festivali qëuhet Kanamara Matsuri dhe thuhet se origjina e tij shkon deri në shekullin e 17-të.
Kostoja e rindërtimit të Sheshit Skëndërbej 6 deri në 7 milionë euro (Foto)
Rindërtimi i Sheshit Skëndërbej do t’i kushtojë Bashkisë së Tiranës 6 deri në 7 milionë euro. Të paktën kaq para ka kërkuar bashkia nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, që është nën administrimin e qeverisë. Kosotoja paraprake është vlerësuar nga specialistë të Bashkisë dhe sipas drejtorit të Urbanistikës Joni Baboçi, shuma finale do të saktësohet nga projekti i zbatimit. Gjithsesi kostoja përfundimtare mund t’i tejkalojë parashikimet.
Kryeministri i Islandës kërkon shpërndarjen e Parlamentit
Kryeministri islandez, Sigmundur Gunnlaugsson, i përmendur në “Letrat Panameze” është vënë përballë një vale protestash në vendin e vet. Ai është përpjekur të mohojë se ka bërë shkelje të ligjit, por kjo nuk e ka qetësuar situatën. Pasi opozita kërkoi mocion mosbesimi, kryeministri i kërkoi presidentit të vendit, Olafur Ragnar Grimsson ashpërndarjen e Parlamentit, por ky i fundit ka dekalruar se do të bisedojë me partitë politike.
Yakuza në prag të një konflikti mes klaneve
Klani Yamaguchi-Gumi është ndarë dhe për pasojë lufta mes klaneve është e afërt. Ndonëse Japonia ka adoptuar ligje shumë të forta kundër kriminalitetit, problemi mbetet serioz. Klani në fjalë ka humbur 9 mijë anëtarë dhe gjendet në konflikt me grupin e ri Kobe Yamaguchi-Gumi
“Letrat Panameze” , një kronologji dhe pikëpyetja: Pse nuk figuron asnjë amerikan?
“Panama Papers”, apo “Letrat Panameze” është emri mediatik që i është vënë rrjedhjes më të madhe të dokumentacionit financiar në histori. Janë 11.5 milionë dosje, që prekin kompoani, politikanë, apo persona nga 200 vende, të nxjerra nga baza e të dhënave të “Mossack Fonseca”, një nga katër kompanitë më të mëdha në botë offshore, pra nga ato kompani që bëjnë transferimin e pasurisë “jashtë”, në ato vende ku taksat janë shumë të ulëta dhe ku sigurohet sekreti bankar.
Taksa “Veliaj” për arsimin shkon në Gjykatë Kushtetuese
Shoqata për Mbrojtjen e Tregëtarëve ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese taksën e përkohshme për arsimin, që Bashkia e Tiranës i ka vënë çdo biznesi, të cilëve ua faturon në NIPT-in sekondar. Sipas kësaj shoqate taksa është antikushtetuese pasi arsimi ofrohet falas, për më tepër që ajo rrit kosotot. 35 mijë dollarë është pesha e taksës vetëm në një vit, deklaroi Nikollq Neranxi, një biznesmen me aktivitet të gjerë në kryeqytet. “Kërkesën në Kushtetuese për shfuqizimin taksës e ka bërë Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve bazuar në nenet 57 dhe 59 të kushtetutës.
Ky do të jetë sheshi "Skënderbej" sipas projektit të ri, i cili "do të diskutohet" me qytetarët
Raportohet në media se për këtë projekt janë kryer të gjitha hollësitë, duke shtuar më pas se ai do të diskutohet me qytetarët. Me siguri sa për të larë duart nga një detyrim formal, pasi qytetarët pyeten me referendum, njëso si në parti. Gjithsesi nga projekti shihet një sipërfaqe me gurë dhe ujë, dedikuar për këmbësorë, diçka e re dhe aboslutisht asgjë nga kthimi në identitet i sheshit siç deklaroi sot kryeministri.
Sekserët e xhihadit, prokuroria kërkon 152 vite burg për grupin e imamëve
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka paraqitur pretencën për grupin e xhihadisëve. Organi i akuzës ka kërkuar në total një dënim prej 152 vjet burg për 9 të akuzuarit. Këta persona akuzohen se dërgonin shtetas Shqiptarë për të marrë pjesë në luftimet në Lindjen e Mesme.
Rregullorja e re e AMA-s: Transmetim pa shpërblim i informacioneve me interes të lartë për publikun
Bordi i Autoritetit të Mediave Audiovizive miratoi rregulloren e re, e cila ka përcaktuar qartë llojin dhe tipologjinë e informacioneve, mesazheve dhe njoftimeve që konsiderohen se paraqesin interes të lartë për publikun e gjerë, të cilat duhet të transmetohen nga mediat audiovizive pa pagesë.