Divorci i nevojshëm dhe mosdiskrimini i homoseksualëve, si mund te kuptohet Porosia Apostolike në Shqipëri

Postuar në 09 Prill, 2016 20:52

Porosia Apostolike  “Amoris Laetitia – Gëzimi i dashurisë” nënshkruar nga Papa Françesku më 19 mars vjen për t’u përhapur edhe në Shqipëri. Kisha Katolike ka njoftuar se me porosi të Nuncit Apostolik dhe të Seketerarisë së Konferencës Ipeshkvore paraqitja e Porosisë Apostolike “Amoris Laetitia”, që sipas saj mund ta quhet vërtet një ngjarje e bukur për familjen dhe për Kishën, do të bëhet në Katedralen e shën Palit në Tiranë ditën e hënë.

Vetëm konkurset ishin mangët nga Prokuroria e Adriatik Llallës

Postuar në 09 Prill, 2016 17:26

Gazeta “Dita” raporton për dyshimet që janë ngritur për trukim në konkursin e organizuar nga Prokuroria e Përgjithshme për tre prokurorë të rinj. Shkruan gazeta në fjalë: “Prokuroria e Përgjithshme ka zgjedhur sot si fitues të testit për 3 prokurorë në Shkodër, Vlorë dhe Pogradec, ish-drejtorin e SHKB–së së policisë Astrit Halilaj, oficerin Erion Pustina dhe Anton Pali. Ditën e provimit mësohet se ka pas debate mes dy kandidatëve dhe anëtarëve të komisionit, në lidhje me sekretimin e tezave. Por pavarësisht ankesave ato nuk janë marë parasysh.

Zemërim për humbjen e nënës

Postuar në 09 Prill, 2016 16:46

Procedim penal për “të rënët në krye të detyrës”, “Dëshmorë të Atdheut”: Dyshime se u shkelën rregullat e fluturimit

Postuar në 09 Prill, 2016 16:17

“Tre ditë pas aksidentit tragjik, gjatë të cilit humbën jetën dy pilotë, ndërsa një i tretë u dëmtua, prokuroria e Shkodrës regjistron procedimin penal për dyshimet se janë shkelur rregullat e fluturimit ajror dhe për lëvizje të trupave ushtarake pa të drejtë apo pa një shkak të ligjshëm.

Janë shpallur në kërkim ndërkombëtar

Postuar në 09 Prill, 2016 16:09

Radikalizmi islamik, problem në Shqipëri

Postuar në 09 Prill, 2016 14:32

Në Shqipëri ka një problem të radikalizimit islamik dhe të përfshirjes së disa qytetarëve në formacionet xhihadiste e terroriste në Lindjen e Mesme dhe ky problem kërkon përgjigje të nevojshme të strukturave të sigurisë dhe të mbarë shoqërisë, mirëpo orientalizmi nuk ndihmon aspak, në mos e përkeqëson problemin.

Arroganca e pushtetit lokal me më të dobëtit (Video)

Postuar në 09 Prill, 2016 14:25

Kjo video tregoon sesi komunikon policia bashkiake e Fierit me qytetaret

Gruaja e Renit të Elbasanit letër Edi Ramës: Dua pension si gruaja e Dr.Florit

Postuar në 09 Prill, 2016 12:41

Vendimi i qeverisë për t’i dhënë pension të posaçëm familjes së Dr.Florit, këngëtarit që humbi jetën pas një overdoze droge, shkaktoi kaq shumë debat në mediat sociale. Por jo vetëm kaq. Bashkëshortja e një tjetër këngëtari tani pretendon se qeveria duhet t’i lidhë pension siç bëri me rastin e Dr.Florit raporton Mapo. Bëhet fjalë për Daniela Meçjan, gruan e Renato Hamzait, i njohur edhe si Reni i Elbasanit. Ajo i ka shkruar një letër kryeministrit Edi Rama ku i kwrkon qw edhe pwr bashkwshortin e saj të zhdukur tw akordohet pension.

Propozimi i PD për subvencionimin e bujqësisë dhe fermerët

Postuar në 09 Prill, 2016 12:27

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha propozon ndryshim të skemës së subvencionimit të bujqësisë dhe rritje të financimit për këtë sektor. "Buxheti i financimit të bujqësisë do të jetë 150 milionë euro në vit. Hapi i parë do të jetë mbështetja direkte për bujqësinë, që është 50 përqind e popullsisë. Mbështetje drejtpërdrejtë për fermerët, për familjet e fermerëve me subvencionim të drejtpërdrejtë nga shteti. Se sot edhe ato 5 lekë që shpërndahen, 2.5 lekë i mban hajduti që i thotë vetes “shef”, e gjysma tjetër e merr kur paguan gjysmën. Paraja do të shkojë në konton tuaj.

Elsa Hosk, modele dhe braziliane njekohesisht

Postuar në 09 Prill, 2016 10:20

Pages

Subscribe to ResPublica RSS