Tusk në përpjekje për të rikthyer Poloninë në linjë me BE-në
Pas mbylljes së televizionit shtetëror, kryeministri polak, Donald Tusk, ndodhet tashmë në një konflikt të hapur me presidentin Andrzej Duda. Ligji i propozuar prej tij për shpenzimet publike është kundërshtuar nga Presidenti që i përket partisë humbëse, Ligj dhe Drejtësi, dhe për më tepër, ai ka njoftuar se do të propozojë një draft të ri.
Antibiotiku i parë në 60 vjet zbulohet nga inteligjenca artificiale
Inteligjenca artificiale i vjen në ndihmë mjekësisë. Antibiotiku i parë i gjetur në 60 nvitet e fundit është falë saj. Ilaçi mund të trajtojë një bakter që aktualisht është rezistent ndaj ilaçeve.
Antibiotiku në fjalë vë në shënjestër bakterin Staphylococcus aureus, i cili mund të shkaktojë infeksione të lëkurës.
Në raste më serioze, bakteri mund të shkaktojë sëmundje potencialisht kërcënuese për jetën, si pneumonia.
Po italianët janë të bardhë?
Një shekull i racizmit të zakonshëm kundër latino-amerikanëve në Amerikën e Veriut, nga të shtënat e dikurshme kundër emigrantëve italianë e deri te të sotmet kundër meksikanëve dhe amerikano-jugorëve "Të shporren këta latino-amerikanë të tmerrshëm që na infektojnë racën, na dobësojnë gjakun e na zbehin dritën". “Po helmojnë gjakun e vendit tonë!”
Pirdeni: Censi i qeverisë është qesharak
Mira Pirdeni, aktiviste e moshimit në një lidhje me skype për edicionin e lajmeve në MCN TV tha se Shqipëria është prekur rëndë nga plakja e menjëhershme e popullsisë. Pirdeni vuri në dukje mungesën e fondeve në pushtetin lokal për të mbështetur të moshuarit. Ajo tha se nuk beson te Censi i popullsisë i kryer nga qeveria, duke shtuar se kemi mungesë ekspertësh dhe mungesë burimesh njerëzore për analizimin e të dhënave. Pirdeni tha se në Shqipëri mungojnë komunitetet, shërbimet komunitare, të cilat janë kthyer në prioritare në vendet e zhvilluara, sidomos pas pandemisë.
Mina me sahat që quhet Islam
Më pak se 2 milionë rezidentë?
Petrit Vasili i Partisë së Lirisë deklaronte sot se 30% e bashkive në vend po zhduken dhe shkretohen. Shtesa natyrore është negative në 82% të bashkive duke nisur që nga viti 2021 dhe sipas Vasilit “asgjësimi real i vendit është tek pragu i derës”. Është një lloj politike apokaliptike kjo që në të vërtetë lidhet me shifrat në terren. Ikja masive e njerëzve tashmë është problem real dhe këtë i fundit që e pranoi është ai që qeveris.
Sa duan të ikin? Shumë. Sa duan të jetojnë këtu? Ata që nuk mundet të ikin.
Dinjiteti i pamundur i një JO-ja ndaj Pushtetit
Është shfaqur në podcastin e Edi Ramës, imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv i kryedioqezës së Tiranë-Durrësit.
Nëpër bisedën e zhvilluar, Dodaj dëgjohet të thotë se “Zoti është Dashuri”, se mënyra më e mirë për të sjellë paqen në këtë botë është ai që Papa Françesco e quan “revolucion i butësisë” për të ardhur mandej te roli i misionarit që i përcjell dashuri dhe përkujdesje “atyre që Zoti na ka besuar”, pra besimtarëve të cilëve u “lajmë këmbët”.
400 000 trupa të reja drejt Ukrainës më 2024-n
Autoritetet ruse parashikojnë rekrutimin e rreth 400 mijë njerëzve të rinj në vitin 2024 të cilët do të hidhen në frontin ukrainas.
Si po e deformon Meta realitetin e luftës në Gaza. Censurë për Palestinën
Meta ka censuruar materialet pro Palestinës që nga nisja e luftës në Gaza. Një raport i Human Rights Watch flet për censurë sistemike dhe globale të çdo materiali të tillë, madje edhe për mbyllje dhe ndalim të aksesit të Facebook dhe Instagram.
Verdikt Kushtetues: Partia Socialiste - një subjekt i posaçëm mes të gjitha partive
Në datën 18 dhjetor të këtij viti, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë u shpreh mbi një kërkesë për kontroll kushtetueshmërie të Protokollit të 6 nëntorit 2023, mes qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Italisë për migracionin. Kërkesa e dorëzuar ishte autorizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë. Në njoftimin e vet Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se: