Juristët e administratës nën nivelin mesatar, Harito: Cilësia vjen mbrapa
Ministrja e Inovacionit, Milena Harito ka zbuluar pak a shumë filozofinë që ndiqet në emërimet e administratës. Gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Ligjeve ajo është përballur me kritika nga deputetët për nivelin e juristëve të administratës. “Niveli që kemi sot i juristëve në administratën publike është nën mesatare. Që ta kuptosh këtë, mjafton të shohësh ligjet që vijnë këtu. Dhe e kupton se çfarë juristësh ka administrata. Ka një problem që ka të bëjë sa me rekrutimin dhe me vlerësimin në proces.
Regjistrohet procedimi penal për projektin e Parkut të Lodrave të Liqenit Artficial
Pas një faze paraprake verifikimi, Prokuroria ka vendosur të regjistrojë procedim penal për veprat “ndërtim i paligjshëm” dhe “shpërdorim detyre” në lidhje me projektin e Parkut të Lodrave te Liqeni Artificial. Burime jozyrtare nga Prokuroria i thanë Gazetws Panorama se procedimi është regjistruar fillimisht për veprat penale pa emrin e ndonjë personi konkret, pasi në vazhdim të hetimit do të shikohet përgjegjësia e personave nëse ka të tillë. Hetimi i prokurorisë ka nisur pas kallëzimit që shoqëria civile bëri në lidhje me projektin e Parkut të Lodrave te Liqeni Artificial.
Planet A, B dhe C të republikanëve kundër Donaldit
Figurat kryesore të partisë Republikane në SHBA nuk duan që Donald Trump të jetë kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë. Kjo, për dy arsye – e para sepse nuk pëlqejnë që Donaldi të jetë lideri i partisë së tyre, dhe e dyta, sepse sondazhet tregojnë se ai ka gjasa të mundet keqazi si nga demokratja Hillary Clinton, edhe nga socialdemokrati Bernie Sanders.
Grepat ishin për peshk, por qëllon në diçka tjetër
95% pro nga referendumi dhe 5% nga Profesori, një ish- i përjashtuar nga Partia që e tejkalon planin
Për Tiranën, ide për ndryshime edhe në pallatet ekzistuese
Stefano Boeri, arkitekti italian i përfshirë në disa projekte për Tiranën, ka dhënë një intervistë për Top-Story. Boeri jep edhe disa mendime për kryeqytetin shqiptar për të cilin mendon se “duhet zhvilluar së brendshmi”. Më poshtë dy nga përgjigjet e tij:
Plane të cilat kanë qenë “të Ramës”, “të Bashës”, por kurrë plane “të Tiranës”. Cili do të ishte dallimi i këtij të riut nga të tjerët? Pra, cila do të jetë firma e një eksperti, e një arkitekti, sepse Tirana gjithmonë ka pasur firmën e arkitektëve politikë, kjo që nga kohërat e Enver Hoxhës.
Zbulohen vrima të zeza supermasive të vendosura në një vijë
Një ekip kërkuesish në universitetin e Cape Town dhe në universitetin e ëestern Cape në Afrikën e Jugut kanë identifikuar një reshtim të supervrimave të zeza në një rajon të largët nga Toka, prej nga të cilat emetohen valë radio në një drejtim.
Zgjedhjet e vitit 2009 i fitoi Berisha
Në emisionin "Zululand" Ben Blushi ka sqaruar disa nga momentet e përballjes së tij me Edi Ramën në PS, duke aluduar për një sëmundje të vjetër të këtij të fundit me zgjedhjet. Sipas Blushit kjo u kuptua që me qëndrimin e kreut socialist pas zgjedhjeve të vitit 2009, që sipas deputetit socialist u humbën nga PS-ja.
Më poshtë intervista:
"I dashur armik" liro vendin e punës për Drejtorin e LSI-së (Video)
9 muaj pas fitores së Bashkisë Gjirokastër, kryetarja Zamira Rami e zgjedhur nën siglën e LSI-së, ka nisur lëvizjet e para në nivel drejtorish në bashkinë që ajo drejton. “Lapsi” të parit i ka rënë drejtorit të Ndërmarrjes së Ujësjellësit, Dashamir Qeli. Ky i fundit në fakt ka qenë një prej themeluesve dhe kryetarëve të parë të degës së LSI-së në Gjirokastër, por më pas u rikthye sërish në radhët e PS-së. Shkarkimi i Dashamir Qelit vjen në një moment kur banka gjermane KFW” po investon mbi 4 milionë euro në Ujësjellësin e Gjirokastrës raporton Lapsi.al.
Konsumi i popullatës u rrit në 6-mujorin e dytë të 2015-ës, ra në të parin
Nga shifrat që publikoi sot INSTAT-i për Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), rezulton se në dy tremujorët e fundit të 2015-ës, rritja reale (e zhveshur nga luhatjet e çmimeve) e konsumit final të popullatës ishte përkatësisht plus 1.74% dhe plus 2.12%, krahasuar me të njëjtët tremujorë të 2014-ës (krahasimi me të njëjtët tremujorë të një viti më parë bëhet që të shmangen ndikimet sezonale).