China Everbright në negociata për blerjen e Rinasit
China Everbright është kompania që po negocion për të blerë Tirana International Airport (TIA), që menaxhon me koncesion Aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit. Emri i kompanisë është konfirmuar për Monitor nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA, Z. Rolf Castro-Vasquez. Ai pohon se është kompania mëmë e TIA që po zhvillon negociatat dhe në shitje është vetëm biznesi në Shqipëri. Ishte një moment i mirë për të shitur dhe kishte kërkesa, ndaj kompania mëmë vendosi të hyjë në negociata për shitje.
Schmitt: Ndarja e vështirë nga enverizmi
Oliver Jens Shmitt, historiani zviceran që hapi shumë polemika me botimin me për Skëndërbeun, vjen me një konstatim për Shqipërinë e sotme, të cilën e sheh të lidhur ngushtë me enverizmin jo vetëm tek brezi i vjetër, por si një traumë që po u përcillet edhe brezave të rinj. Në një shkrim përkujtimor për studiuesin Ardian Klosi, dhe duke iu referuar disa studimeeve Schmitt thotë se ka një përpjekje për të rehabilituar figurën e ish-diktatorit. “Fakt është se barra e traumës së Enverizmit ka mbetur e papërpunuar deri më sot.
Perfekte...
Në 55 - vjetorin e fluturimit të Gagarin
"Yandex", "Google" i Rusisë ka realizuar një infografik shumë interesant dhe të dobishëm me rastin e 55-vjetorit të fluturimit të parë të njeriut në hapësirë, që u realizua nga Yuri Gagarin. Kompania deklaroi se të dhënat janë marrë nga "Roscosmos". https://www.yandex.ru/?cover=gagarin
“Falcon 9” ja del në provën e pestë
Elon Musk ia doli me sukses në provën e pestë. Kompania e tij “SpaceX” arriti të kryejë ulje në një platformë robotike në oqean të raketës “Falcon 9”, e cila u lëshuannë hapësirë më 8 prill nga Cape Canaveral në Florida. Manovra, saktësia dhe koha e kryerjes pas kthimit ng hapësira, janë një provë se kompania e Musk po bën histori dhr po ecën shpejt drejt objektivave që për momentin duken futuriste, në mos më tepër. Disa foto nga momenti i uljes së raketës, të cilat janë realizuar prej saj:
Drejt Alpha Centauri-t me anije kozmike sa një iPhone
Astrofizikani i njohur Stephen Hawking dhe miliarderi Yuri Milner kanë prezantuar një plan radikal për të çuar në sistemin më të afërt me sistemin tonë diellor, Alpha Centauri, disa anije shumë të vogla kozmike. Sipas projektit anijet do të jenë në sistemin në fjalë, larg Tokës 4 vite dritë larg, brenda këtij brezi, pasi shpresohet që anijet kozmike në fjalë do të udhëtojnë me shpejtësi sa 1/5 e shpejtësisë së dritës, ose diku te 60 mijë km/sek.
Shtëpia ku lindi Hitleri, qeveria austriake po mendon shpronësimin për të moslejuar shitjen te neonazistët
Qeveria austriake po mendon miratimin e një ligji me anë të të cilit synon të detyrojë pronarin e shtëpisë ku ka lindur Adolf Hitleri, që ta shesë shtëpinë. Shtëpia ndodhet në kompleksin “Salzburger Vorstadt 15” në qytetin “Braunau am Inn” në kufirin mes Austrisë dhe Gjermanisë dhe aty më 20 prill 1889 lindi ai që më pas do të bëhej Diktatori i Gjermanisë dhe kreu i Partisë Nacionalsocialiste. Qeveria austriake synon të shmangë shitjen e shtëpisë te neonazistët.
Zgjedhje + gallatë = Referendum
Ish-ministrja e Kulturës në Francë vijon të tallet, kësaj radhe me të gjithë shqiptarët: “Kur thashë zgjedhje shqiptare iu referova kohës së Enver Hoxhës”
A duhet një konfirmim apo dëshmi e “Bashkimit Europian” për të kuptuar se çfarë turpi ishte referendumi, i ashtuquajtur i tillë, në Partinë Socialiste? Natyrisht që jo. Për këtë mjafton vetëm arsyeja më normale. Referendumi ngeci në trajtimin mediatik si një lloj keqkuptimi, fshehur mbas një pyetjeje të padenjë për të thirrur në votim anëtarësinë dhe po vazhdon të prodhojë keqkuptime. Sot u raportua se ai ka shërbyer si një standard në talljen që na vjen pa doganë nga “Bota e qytetëruar”.
Territori i "plagosur" i Kazakistanit. Aty ku shpërthimi atomik nuk dëgjohet prej 25 vitesh
Nadav Kander, fotograf ka realizuar disa fotografi në Kazakistan, aty ku Bashkimi Sovjetik testonte armët e veta bërthamore. Kurchatov ishte qendra operative e programit, Poligoni ishte qendra e shpërthimit, kurse Priozersk, qendra administrative për kërkimet bërthamore, qëndron edhe sot e mbyllur. Në këto pika janë realizuar edhe fotografitë. Disa prej tyre, përcjellë nga National Geographic: