Jetojmë kohë të rrezikshme. Bota e dekadës sonë, e ndryshme nga ajo e fundit të shekullit të 20-të

Postuar në 26 Dhjetor, 2023 16:25

Në një intervistë për revistën “Cord”, profesori i ekonomisë në universitetin e Beogradit, Dejan Shoshkiç, ish-guvernator i Bankës Kombëtare të Serbisë, ka vënë në dukje disa elementë të raporteve të sotme në botë që do të kenë së afërmi ndikime serioze në mbarë globin. Së pari, konflikti në Gaza përbën një krizë të jashtëzakonshme për nga potenciali ndikues në ekonomi, pasi përhapja e tij në vende fqinj do të prekë zinxhirin e furnizimit energjetik të globit.

Armiku i ri është Kina. Edhe për Gjermaninë

Postuar në 26 Dhjetor, 2023 14:21

Edhe për Gjermaninë kërcënimi më i madh afatgjatë është Kina. Deri para disa vitesh një partner strategjik i Berlinit dhe padyshim faktori kryesor në suksesin e paprecedentë ekonomik të Gjermanisë, befas Kina ka ndërruar shinën e perceptimit për t’u vështruar si një armik strategjik. Revista “Spiegel” shkruan së fundmi për ato që i quan operacione afatgjata të spiunazhit kinez ndaj Europës dhe ekonomisë së saj.

Netanyahu me model "denazifikimi" për Gazën. Izraeli nxjerr jashtë loje Autoritetin Palestinez

Postuar në 26 Dhjetor, 2023 11:56

Kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu ka theksuar përmes një opinioni të publikuar në “The Wall Street Journal” se kushtet e Izraelit për paqen në Gaza janë tre:

shkatërrim i Hamasit, demilitarizim i Gazës dhe deradikalizim i shoqërisë palestineze

Italia, stimuj fiskalë për të kthyer trurin

Postuar në 25 Dhjetor, 2023 23:07

Vitet e fundit, edhe Italia është prekur dukshëm nga fenomeni i ikjes së trurit. Por prej kohësh, qeveria italiane e ka incentivuar kthimin e tyre në atdhe me stimuj tatimorë. Falë këtyre politikave, sipas Corriere, u kthyen rreth 25 500 italianë të larguar.

Por qeveria e Melonit, e cila kishte premtuar se do ta ndryshonte ligjin, ka miratuar nga 19 dhjetori një të ri.

Secili simbolin e vet

Postuar në 25 Dhjetor, 2023 18:02

Kristi Pinderi shkruan sot(ose opinioni i tij publikohet sot në disa media) për Elsa Lilën. Një këngëtare që jeton jashtë Shqipërisë dhe që paraqitet në festivalet e RTSH-së së fundvitit.

Shkruan Pinderi:

Kisha Ortodokse Serbe: Po na përvetësojnë trashëgiminë në Kosovë

Postuar në 25 Dhjetor, 2023 16:40

Autoritetet kishtare serbe dolën kundër restaurimit të një kishe në Mitrovicë, proces që po kryhet nga Ministria e kulturës në Prishtinë. Kisha ortodokse në fshatin Gornje Vinarce, shtatë kilometra larg Mitrovicës, në anë të lumit Ibër, është përfshirë në listën e “monumenteve nën mbrojtjen e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë” nga viti 2016.

Por Eparkia e Rashkës-Prizrenit pretendon se përmes restaurimit, autoritetet e Kosovës po përpiqen të përvetësojnë trashëgiminë kulturore serbe.

Navalny është transferuar në Arktik

Postuar në 25 Dhjetor, 2023 15:53

Autoritetet ruse kanë transferuar në koloninë e Arktikut opozitarin Alexey Navalny. Kjo sipas opozitarëve rusë ka ndodhur tre muaj para zgjedhjeve presidenciale, ku pritet që presidenti aktual, Putin, të rikandidojë.

Ne kemi gjetur Alexei Navalny. Ai tani ndodhet në IK-3, një zonë në Kharp në Distriktin Autonom të Yamalo-Nenets. Është mirë. Avokati e ka vizituar

citohet Kira Yarmysh, aleate e Navalnyt.

Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Postuar në 25 Dhjetor, 2023 14:46

 

Hakerohen edhe të dhënat e kompanisë One

Postuar në 25 Dhjetor, 2023 13:25

Grupi i hakerave iranianë, “Homeland Justice”, kanë siguruar akses në të dhënat e kompanisë “One Albania”. Në llogarinë e tyre në “Telegram”, ata njoftuan se kanë fshirë më shumë se 2 petabajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura. Sipas tyre, të dhënat do të publikohen së shpejti.

Misioni ka filluar (DDMC)

Manipulimi i zgjedhjeve, problem ndërkombëtar për Serbinë

Postuar në 25 Dhjetor, 2023 01:13

Opozita serbe ka protestuar dje në Beograd duke tentuar të konfrontohet me autoritetet. Aktualisht, Beogradi zyrtar përballet me akuza për manipulim elektoral edhe parregullsi në zgjedhje, sidomos në kryeqytet, artikuluar edhe nga vëzhgues të BE-së. 

Presidenti Aleksander Vuçiç i ka hedhur poshtë akuzat si gënjeshtra. Protesta mbërriti në mënyrë simbolike në dyert e Kuvendit, me Srdjan Milivojeviç dhe Vladimir Obradoviç, të Serbia Kundër Dhunës, që tentuan t’i hapnin ato. 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS