"Carissimo Gianni! Kam marrë vesh se partitë tona motra do propozojnë 9 prillin për Ditën Ndërkombëtare të Referendumeve! Nuk do ishte mirë që merita t'i njihej Rilindjes dhe jo PS-së?"

Postuar në 06 Maj, 2016 22:22

O sa mirë me qenë shqiptar nuk është e barabartë me o sa mirë me qenë me pasaportë shqiptare! Po shyqyr që iku Majkua në Kosovë thuaj!

Postuar në 06 Maj, 2016 22:15

Doni, pash nerin! Çe ke kët fiksimin me reformën në drejtësi? Tani që fiton Trump, marrëdhëniet tona u dhjenë, kalon apo jo reforma

Postuar në 06 Maj, 2016 22:12

E ardhmja e Shqipërisë në variantin LSI(Video)

Postuar në 06 Maj, 2016 21:47

LSI-ja mbajti këtë të premte konventën zgjedhore të gjimnazeve, duke shtrirë veprimtarinë e vet politike dhe në shkollat e mesme - një bazë e mirë kjo që në të ardhmen të depërtojë edhe në tetëvjeçare apo shkollat fillore. Nuk është e vështirë për një parti me eksperincë të vërë në dispozicion një dekor, një podium dhe të lërë brezin e ri të flasë për të ardhmen, rininë, Shqipërinë dhe udhëheqjen  që e inspiron.

Çfarë futbolli është ky? (Video)

Postuar në 06 Maj, 2016 20:41

Kapiteni i Tiranës, Gentian Muça, pas ndeshjes së fundit me Partizanin. Thirrje njësoj si ato për të cilat ankohen të gjithë: Mbyte, mbyte shqiptarin! Një ekip që rigjeneron me thirrje një sentiment lokalist nuk ka asgjë të keqe, por pse vallë një kapiten u bën thirrje tifozëve që të mbysin "morrin e kuq të Beogradit", kur shumë mirë mund të vriten në fushë dhe ta mbyllin këtë punë. E megjithatë, kjo mund të mirëkuptohet përballë groteskut të himneve të kombëtares.

Dashamirësi Hoffman

Postuar në 06 Maj, 2016 18:37

Shqipërisë nuk i kanë munguar dashamirësit, sidomos ata me pagë ambasadori që në vendin tonë fitojnë rëndësi më shumë nga sa realisht duhet të kenë. Hoffman është ambasadori më i njohur gjerman që ka kaluar nga Shqipëria dhe kjo ndoshta edhe për meritë të tij dhe mediave. Ai nuk do jetë i pranishëm në mbledhjet e grupeve parlamentare të PS, PD dhe LSI me ambasadorët Donald Lu e Romana Vllahutin, e megjithatë tregoi se është në dijeni të planeve të Europës për Shqipërinë. Rast i rallë për një ambasador të konfidojë një “sekret” të tillë, por Hoffman e bëri.

Mesazh BE-së: Ne në rrugën tonë, ju në tuajën

Postuar në 06 Maj, 2016 18:02

Bashkimi Europian i kërkoi Turqisë lehtësim të legjislacionit antiterro në këmbim të heqjes së vizave për qytetarët turq që duan të lëvizin në BE. Por një ditë pasi kryeministri i vendit, Ahmet Davutoglu, dha dorëheqjen, presidenti i vendit, Recep Tayip Erdogan, ka vënë kufirin: Ju në punën tuaj, ne në tonën. Mbetet për t'u parë si do të shkojë çështja e refugjatëve, pa folur për një kurs presidencial të Republikës turke.

Bankat e nivelit të dytë aplikojnë komisione të fshehura për shërbimet. Çfarë bën Banka e Shqipërisë?

Postuar në 06 Maj, 2016 16:46

Bankat e nivelit të dytë shpesh shkelin ligjin duke aplikuar komisione bankare të fshehta për shërbimet që iu ofrojnë klientëve. Ekspertët e bankingut, Edvin Libohova dhe Arjan Kadare në emisionin "Portofol" në "TemA TV" japin sugjerime për qytetarët që të jenë të kujdeshëm kur firmosin kontrata me bankat dhe t’i lexojnë ato me kujdes. Bankat e nivelit të dytë e kanë me ligj të jenë transparente me klientët, por shpesh kjo e drejtë shkelet.

Dhoma Amerikane e Tregtisë ankohet për taksën e arsimit. Bashkia: Na duhen lekë

Postuar në 06 Maj, 2016 16:41

Përfaqësuesit të Dhomës Amerikane të Tregtisë shprehën shqetesimin për pagesën disa herë nga bizneset të taksës  së arsimit per çdo nipt sekondar dhe për pagesën e taksave nga bizneset që nuk janë aktive. Kreu i Komitetit të Taksave dhe Ligjeve në Dhomën Amerikane të Tregëtisë tha se  “i njëjti subjekt pavarësisht sa njësi ka duhet të paguajë po aq herë për të njejtën tarifë të taksës për arsimin”. Sipas tij, subjektet me status pasiv, janë të detyruara të paguajne taksat, pavarësisht se janë në faliment. Argumenti i Bashkisë ishte se për investimet publike nevojiten para.

Papa nderohet me çmimin “Karli i Madh”: Europës i duhet një Transfuzion i Kujtesës

Postuar në 06 Maj, 2016 16:38

Papa Françesku është nderuar me çmimin “Karli i Madh” duke u renditur si personi i katërt joeuropian që e merr atë. Çmimi u themelua në vitin 1949 nga Kurt Pfeiffer për të nderuar ata që japin më shumë kontribut në “mirëkuptimin europiano-perëndimor”, meqenëse Europa vinte nga një luftë shkatërrimtare.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS