Islami krijoi Europën dhe po e bën sërish këtë gjë…*
Islami e ka përkufizuar në mënyrë thelbësore Europën. Dhe Islami po e ripërkufzon atë sërish.Për shekuj me radhë, në antikitetin e hershëm dhe të mesëm, Europë do të thoshte bota që qarkonte Mesdheun, apo “Mare Nostrum”(Deti Ynë), emri me të cilin e bënë të famshëm romakët. Përfshinte edhe Afrikën e Veriut. Në të vërtetë, në fillim të shekullit V e.s, kur Shën Augustini jetone në atë që është sot Algjeria, Afrika e Veriut ishte qendër e Kristianizmit shumë më tepër sesa Italia apo Greqia.
Letër e një socialisti nga Berati
"Zoti Blendi Klosi! Lidhur me komentin për takimin e Z. Blushi dhe Znj. Hafizi në Berat. Po të shkruaj që të dish të vërtetën, pastaj komentet dhe interpretimet bëj si të shkojnë përshtat politikisht. Z. Klosi, ju komentoni. “Ndonjë media flet për 150 vetë të pranishëm në takim me deputetet dhe ju e përgënjeshtroni duke aluduar se kanë qënë më pak” Në atë takim shumica dërrmuse ishin socialistë, simpatizantë dhe votues të PS dhe mbi 15 veta themelues të PS që ju i kini abandonuar dhe mënjanuar. Këta janë më shumë socialistë se sa ju që vetëm keni përfituar nga vota e jonë.
"Kujtohu që je i vdekshëm!"
Përkthyesi dhe poeti Alket Çani me ciklin e ri poetik, “Memento mori”, – një libër ku përfshihen edhe përkthime nga Borges, Michaux, Kavafis, Valéry, Baudelaire etj.. Një takim mes gjendjeve të përkohshmërisë së jetës, udhëtimeve dhe kujtesës.
Gjithmonë disa kushte paraprake favorizojnë krijimin, nxitjen e, për pasojë, shtysën drejt vendimit për një tekst e, në rastin tuaj, poetik. Si erdhën këto deri në idenë e një libri?
Një leksion për Johnny Depp dhe të shoqen, Heard, në Australi
Aktori Johnny Depp dhe e shoqja, Amber Heard kanë përjetuar një përvojë të vërtetë australiane, kur vetëm pse kanë shkelur ligjin dhe nuk kanë deklaruar se kishin me vete dy qenë, janë detyruar të regjistrojnë këtë video. Të dy kërkojnë falje, thonë se Australia është një vend i mrekullueshëm, se duhet bërë gjithçka që Australia të mbrohet. Gjithë një shfaqje sureale, ku Depp shfaqet me një fytyrë të vrerosur. Gazeta britanike “The Guardian” spekullon se diçka u ka ndodhur të dyve që kanë dalë e kanë bërë këtë lloj deklarate, pse jo edhe ndonjë seancë presioni psikologjik.
Rënie drastike e konsumit?
Në mediat shqiptare online, binte sot në sy një lajm që njoftonte se ka patur një rënie drastike të konsumit privat në 2015-ën me …0.15%! Vetë kjo shifër nuk sugjeron që të përdoret cilësori “drastike” për rënien, por më e rëndësishme është që, në këtë rast, është përdorur një statistikë e ngurtë, që nuk merr parasysh dinamikën e konsumit privat përgjatë tremujorëve të ndryshëm të vitit.
Zyrtare/Kërcënimi ndaj Mynyr Konit ishte i vërtetë(fotodokument)
Burimi: Lapsi.al
Vijnë tubacionet e TAP, Rama premton 15 mijë vende pune në 5 vjet
Në Durrës u zhvillua ceremonia e mbërritjes së Tubave të Parë në Shqipëri, për ndërtimin e tubacionit të Gazsjellësit Trans Adriatik. tSipas kreut të qeverisë, Gazsjellësi TAP do të krijojë 15 mijë vende pune në pesë vitet e ardhshme në Shqipëri, ndërsa
Rusia parasovjetike - fundi i traditave
Këto fotografi kanë për autor Sergey Prokudin-Gorsky (1863–1944), i njohur në Rusi si autor i fotografisë me ngjyra të leon Tolstoyt. Gorsky udhëtoi nëpër të gjithë Rusinë dhe realizoi 10 mijë fotografi me ngjyra, disa prej të cilave janë edhe këto këtu, të cilat japin një fragment nga Rusia parasovjetike, Rusia e jetës rurale dhe e traditave të popullsive të ndryshme, përpara se centralizimi ekstrem dhe industrializimi ta rrafshonte këtë larmi të madhe. Fotot janë të viteve 1907-1915
Bie konsumi i popullatës, faktorët që ndikojnë
Konsumi i popullatës ka shënuar një rënie me gati 0.2% në vitin 2015, duke kaluar në territor negativ për herë të parë që nga viti 2010, kur dhe raportohet kjo e dhënë.
Feja në shkollë dhe telenovela e mendimit
Një fjalim i kryeministrit Rama, me shumë pak mundësi interpretimi korrekt e të kthjellët, i dekoruar me harmonikën e formulës shqiptare të harmonisë dhe i hedhur, siç është bërë e modës tashmë, në një përkujtim fetaro-tradicional, më tepër si flirt me rezervuarin potencial të votuesve sesa respekt për ceremoninë, i polarizoi komentet në mes ‘rrezikut të zhdukjes së njeriut shqiptar’ dhe ‘