Kërkesë në PS: Hap Kutitë!

Postuar në 11 Prill, 2016 18:41

Procesi zgjedhor i zhvilluar së fundmi në Partinë Socialiste, ose i njohur si referendumi për mandatin e Edi Ramës në krye të saj, po vihet në pikëpyetje për mbarëvajtjen e tij. Sot raportohet për disa debate të zhvilluara në mbledhjen e Grupit Parlamentar të saj, mes deputetit Ben Blushi dhe kryetarit të Grupit Parlamentar, Gramoz Ruçi. Gazeta “shqiptarja.com” shkruan se Blushi ka kërkuar dokumentacionin zgjedhor, çka sipas tij nuk ekziston i plotë. Por kjo kërkesë ka hapur të tjera diskutime, sa kohë që Ruçi ka adresuar deputetin në fjalë te Komisioni Zgjedhor i PS-së.

Spiunazh ndaj SHBA-së

Postuar në 11 Prill, 2016 16:02

Edward Lin, oficer i marinës amerikane, lindur në Tajvan dhe natyralizuar në vitin 2008,  akuzohet se ka kaluar dokumente sekrete Kinës ose Tajvanit. 

Po afron vera, ndaj pak elegancë nuk është keq

Postuar në 11 Prill, 2016 15:56

Është e rrumbullakët...bota

Postuar në 11 Prill, 2016 15:51

Pikëpyetje të shumta për aksidentin e helikopterit

Postuar në 11 Prill, 2016 15:32

Lajmi i parë pas rënies së helikopterit një Grizë të Shkodrës, ishte shpallja e pilotëve të vdekur Dëshmorë të Atdheut. Shefi i Shabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Jeronim Bazo, doli para opinionit dhe zyrtarisht deklaroi se itinerari i helikopterit ishte ai që ishte përcaktuar në planin e fluturimit. Mbeteshin pra sipas tij vetëm hetimet për shkaqet e rrëzimit.

Zhbllokohen eksportet me Maqedoninë

Postuar në 11 Prill, 2016 14:30

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti bëri me dije se janë zhbllokuar eksportet me Maqedoninë. Sipas tij, kamionët e bllokuar do të lejohen që të kalojnë, duke shtuar se ndalimi i tyre në kufi është bërë pa ndonjë shkak. Panariti tha se shpreson që këto raste të mos përsëriten më. Më herët ministri i Bujqësisë ka shprehur shqetësimin e Tiranës mbi disa vendime të palës maqedonase për mallrat shqiptare bujqësore.

Pse jam kundër fesë në shkollë

Postuar në 11 Prill, 2016 13:30

Këto ditë po debatohet nëse duhet apo ajo të mësohet feja në shkollë. Menjëherë kemi një ndarje në mes atyre që janë pro dhe kundër. Ata që janë pro futjes së fesë në programet mësimore përdorin si teknikë intimidimi klasifikimin e kundërshtarëve si ‘ish-komunistë’ ose darvinistë. Nuk është nevoja të jesh as ish-komunist e as ish apo darvinist që të jesh kundër futjes të të mësuarit të fesë në sistemin arsimor shqiptar.

Meta shpall kandidaturën për kryetar i LSI-së, në dilemë koalicioni me PS në 2017

Postuar në 11 Prill, 2016 13:07

LSI në vjeshtë do shkojë në zgjedhje të strukturave dhe kryetarit të saj. Ilir Meta është kandidati i parë që ka lajmëruar përfshirjen në “garën” për kreun e partisë, madje duke ironizuar edhe me referendimin e Partisë Socialiste.  “Unë mund t’ju siguroj se jam kandidat i sigurt për kryetar i Lëvizjes Socialiste Socialiste për Integrim sepse do të  kemi zgjedhje brenda vjeshtës në LSI-së, sipas statutit të LSI-së”-tha kreu i LSI-së në një intervistë në emisionin “Komiteti” të gazetës Expres.

Nami i referendumit “alla laburist” shqiptar shkon deri në Francë

Postuar në 11 Prill, 2016 12:19

Modeli laburist i adoptuar nga Partia Socialiste për zgjedhjen e kryetarit duket se pati sukses në planin e brendshëm, por jo në atë të jashtëm. Nisur nga debati për primaret që do të zhvillohen për garën presidenciale në Francë, deputetja socialiste franceze, Aurelie Filippetti tha se modeli i zgjedhjeve brenda partisë me një kandidat të vetëm nuk duhet ndjekur. “ Ka nga ata që ëndërrojnë një primare alla shqiptare: vetëm me një kandidat, Francois Hollande, dhe asnjë kokë të mos ngrihet”-thekson deputetja franceze  në një artikull të saj të botuar në gazetën “Le Parisien”.

Meraku i PD për muxhahedinët

Postuar në 11 Prill, 2016 11:26

PD është e shqetësuar se me ccfarë standardesh do priten dhe trajtohen 3 mijë muxhahedinët që do strehohen në Shqipëri. Zëvendëskryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Flamur Noka, ka depozituar në kuvend kërkesën për informacion për masat e marra, për kapacitetet pritëse, për standartet e ofruara, për trajtimin e tyre. Noka kërkon gjithashtu numrin e saktë të personave të mbërritur, sa pritet të vijnë dhe afatet kohore. A e kanë statusin e refugjatit, a janë regjistruar lëvizjet e tyre, etj.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS