Evropa kontinent krizash

Postuar në 14 Maj, 2016 14:29

Ata kalojnë të gjithë si në paradë në skenë. Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker lëshon majtas-djathtas fjalë të ëmbëla. Gazetarët provonjnë edhe një tjetër të marrin vesh nga kancelarja gjermane Angela Merkel ndonjë vizion, gjë që ajo e shmang si zakonisht ca fjali pragmatike për detyrat dhe sfidat.

Europa është një utopi

Postuar në 14 Maj, 2016 13:57

Jeton Neziraj është një personazh i njohur i jetës kulturore jo vetëm në Prishtinë. Teatri dhe letërsia janë dy mediume ku ai operon. Prej disa ditësh në Prishtinë po mbahet Festivali i Letërsisë Polip, një krijesë e Nezirajt, e cila tashmë ka hyrë në edicionin e gjashtë.

Pas një kafeje...

Postuar në 14 Maj, 2016 13:42

Zgjedhjet që janë kthyer në problemin e universiteteve

Postuar në 14 Maj, 2016 13:36

Aplikimi rreth 20 vite më parë i caktimit të drejtuesve të universiteteve përmes zgjedhjeve të brendshme universitare, reflektonte dy supozime: 1) se kjo mënyrë do ndikonte pozitivisht mbi cilësinë e qeverisjes së universiteteve, dhe 2) se me drejtues të zgjedhur nga vetë komuniteti universitar, ndryshimi në universitete kishte gjasa të ishte më i shpejtë, më i madh, më cilësor!  

Asnjë gjurmë nga Balili, familja e di në Tiranë

Postuar në 14 Maj, 2016 11:55

Drejtori i Shkarkuar i Transporteve të Sarandës, prej momentit që dha dorëheqjen paraditen e së enjtes, nuk dihet se ku është. Ai është shpallur në kërkim nga policia greke, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, pas bllokimit të një sasie prej gati 700 kg droge më 8 maj, në brigjet e Zakinthos. Mëngjesin e së premtes, efektivë të Komisariatit të Policisë në Sarandë, në bashkëpunim edhe me forcat e FNSH-së, të ardhura nga Tirana, kanë kryer kontroll në banesën e Klement Balilit, në fshatin Stjar, Bashkia Delvinë.

Erdogan: Europa kujdeset më shumë për kafshët dhe homoseksualët sesa për emigrantët sirianë

Postuar në 14 Maj, 2016 11:34

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdoan ka rritur sërish tonet, duke kritikuar perëndimin se karaktirizohet nga një mendësi që buron nga epoka e skllavërisë. Spas tij Europa kujdeset më shumë për homoseksualët dhe kafshët sesa për fatin e miliona refugjatëve sirianë.

Dyshimet për përgjime të paligjshme nga policia, Çako fut në lojë italianët

Postuar në 14 Maj, 2016 10:34

Policia është nën presionin e prokurorisë për të zbardhur përgjegjësinë e saj në instalimin e një pajisjeje përgjuese në zyrat e saj. Dy ditë pas nisjes së hetimeve, prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e pajisjes përgjuese të paautorizuar, që është instaluar në zyrat e Policisë së Shtetit. Gazeta "Mapo" raporton se dy oficerë të Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë janë paraqitur në zyrat e policisë mëngjesin e djeshëm, me vendimin e sekuestrimit në dorë. Ata mësohet se kanë kërkuar takim me titullarin, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë.

Shprehjet e lirisë janë të pafundme

Postuar në 14 Maj, 2016 03:17

Google Earth duhet t'i gjejë ku janë

Postuar në 14 Maj, 2016 03:11

Kryeministri: “Rroga e mjekëve sipas volumit të punës...Të shfrytëzojnë kapacitetet spitalore për vete pas orarit të punës”

Postuar në 14 Maj, 2016 02:20

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në hapjen e Qendrës së re të Konsultave Ambulatore pranë QSUT-së, që siç shkruan Zyra e Shtypit e kryeministrisë “është modeli i parë në QSUT-së në ofrimin dhe marrjen e shërbimeve mjekësore me një ndalesë”. Kryeministri ka diskutuar edhe me mjekët e QSUT0së me të cilët ka ndarë pikëmapmjen se interesi i përbashkët e do që mjekët të shfrytëzojnë privatisht QSUT-në, por edhe në vlerësimin e tyre me pagesë sipas volumit të punës.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS