Ruhuni nga kjo Polici!
Sot është zhvilluar seanca e radhës ndaj deputetit socialist Armando Prenga për çështjen e incidentit në Patok, ku pati shkëmbime zjarri. Në seancën e mëparshme, punonjës të policisë deklaruan se nuk kishin dalluar deputetin Prenga të qëllonte me armë në sherrin e zhvilluar pranë komisariatit. Sipas tyre kishte shumë njerëz dhe kjo ishte e pamundur(http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=322449).
Monumenti “Katri i Radës” në Otranto
Katri i Radës, anija e cila u mbyt më 28 mars të vitit 1997, është kthyer në monument në qytetin e Otrantos. Realizuar nga një artist grek, Costas Varotsos, anija, dikur shqiptare, tanimë qëndron në qytetin italian si një vepër “për njerëzimin emigrues” .
E njëjta dorë. Arkitekti i stadiumit, i kontraktuar edhe nga Vangjush Dako për projektin “Veliera” në Durrës
Marco Casamonti, arkitekti italian, drejtues i studios “Achea” që projektoi Arenën Kombëtare me një kullë multifunksionale shfaqet në një tjetër punë disa milionë dollarëshe të financuar nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve ose thënë ndryshe qeveria. Bëhet fjalë për projektin “Veliera” një investim prej 6 milionë dollarësh që parashikon ngritjen e një tende rreth gjashtëdhjetë metra e gjatë dhe dyzetë metra e gjerë në hyrje të Portit të Durrësit.
170 mijë vende pune? 300 mijë në 4 vjet?
Kohët e fundit, socialistë të rëndësishëm shqiptarë po përmendin shpesh një shifër, që sipas tyre, tregon se premtimi për hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës në 4 vjet po realizohet – 170 mijë vende pune të reja janë hapur deri tani, thonë ata.
Tamam për ditë shiu
Fushatë në Britani për të mos u bërë si Shqipëria
Në Londër qarkullojnë këto automjete që reklamojnë nevojën e qëndrimit të Britanisë në BE, që vendi të mos bëhet si Shqipëria!...
Berisha, ky kamikaz me tabletë dixhitale...
Thirrjes së Sali Berishës të së enjtes në Kuvend “Shqiptarë armatosuni!” i parapriu postimi në Facebook-un e tij një ditë më parë. Të mërkurën, pra, ai e nis kështu publikimin e tij: “Më tha një burrë nga katundet e Durrësit se i ka thënë një kushërira e tij...”.
Për 1 milionë dollarë
Arrestimi i bujshëm i 7 inspektorëve tatimorë dhe një biznesmeni karburantesh për skemë mashtrimi në vlerën e 1 milionë dollarëve, provoi edhe njëherë se shteti që kemi nuk është i drejtë dhe se administrata tatimore nuk është me “duar të pastra”. Kjo është njëra anë e medaljes dhe një e vërtetë e pranuar konsensualisht nga shoqëria, se puna si tatimor apo doganier për këtë arsye është e lakmuar. Ana tjetër ka të bëjë me shtetin e së drejtës.
Orteku i zhgënjimit
Sondazhi që shpalli Instituti Demokratik Amerikan nuk ishte as i befasishëm dhe as i papritur.
Hetim shitjes së Bankers te kinezët
Shitja e 100 % të aksioneve që ka të drejtat ekskluzive për kërkimin dhe prodhimin e naftës në zonat më të mëdha në Shqipëri, Bankers Petrolium” firmës kineze “Geo Jade Petrolium” po hetohet nga Autoriteti i Konkurrencës. Gazeta “Mapo” thotë se aktualisht ka nisur kontrolli për mënyrën e përfitimit të të drejtave të kësaj kompanie si dhe për të parë nëse ka ose jo kufizim të tregut.