Njoftimi i Europol i datës 13 maj - NUK FIGURON SHQIPËRIA

Postuar në 19 Maj, 2016 16:43

Parashutë italiane për Sajmir Tahirin, Edi Ramën dhe përgjimin. Italianët kujtojnë “imunitetin”. Europol ndryshon njoftimin

Postuar në 19 Maj, 2016 16:29

Sot ka qenë ditë e mirë për qeverinë shqiptare. Sidomos për kufizat e inkriminuara mediatikisht të saj, ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe kryeministrin Edi Rama. Lajmi i parë i mirë erdhi nga televizoni Top-Channel, i cili ishte shërbyer me një letër të drejtorit të Policisë italiane, për pajisjen përgjuese. Nëse një ditë më parë, analisti Andrea Stefani bënte pretencën apo avokatin në “Dita” kur pyeste pse nuk flet Interforza, Top-Channel jep verdikitin kur shkruan se “debati u mbyll”.

Çfarë thotë letra e drejtorit të Policisë Italiane?

Fantazmat e Beogradit - kur shteti vë maskë dhe vepron natën

Postuar në 19 Maj, 2016 14:55

Një rast i ngjashëm me dy pika uji me zakonet e qeverisë aktuale në Shqipëri që po mbyllet në baltën e paligjshmërisë kombinuar me tipare gangsterizmi(shën. RP).

***

Ana e errët e demokratizimit të moralit

Postuar në 19 Maj, 2016 14:44

Në fillim lajmi i mirë. Kush janë të parët në garën e artikulimit publik, kur problemet që shtrohen rrezikojnë të relativizojnë themelet e ngrehinës morale të shoqërisë shqiptare? Cilët janë personat e kalibruar tashmë për t’iu kushtuar vëmendje pa pushim çështjeve të orientimit seksual apo të modelit familjar? Klerikët fetarë? Jo! Nuk janë as Dom Gjergj Meta i dioqezës së Durrësit e as Skënder Bruçaj i komunitetit mysliman. Janë intelektualët e rinj klerikë! Por le t’i marrim gjërat me radhë.

Çfarë di shoku i Elvis Roshit për kërcënimin ndaj Blushit?

Postuar në 19 Maj, 2016 13:39

Në fjalën e tij në seancën e sotme, deputeti Ben Blushi tha se kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi i kishte dërguar mesazhe fyese dhe kërcënuese, duke i adresuar disa pyetje kryeministrit Rama, një nga përkrahësit më të fortë të Roshit. “Përtej asaj që kryetari i bashkisë së Kavajës nuk mban mend si është dënuar, pasi fola në kuvend herën e shkuar më ka ardhur një mesazh dhe do e lexoj.

"Albanizmi" i Fjalorit të Akademisë Malazeze ngjall të tjera reagime

Postuar në 19 Maj, 2016 12:06

1. ALBANIZACIJA- (albanizimi)- imponim i gjuhës, kulturës dhe zakoneve shqiptare- duke pyetur ka dhënë disa përgjigje- në bazë të përvojës refugjatët ortodoksë sllavë nga territoret e Shqipërisë, të cilët kanë qenë para presionit sistematik të albanizimit, sidomos në periudhën pas Luftës II Botërore.
2. Albaniziranje- ose- albanizirati

PD sulm KQZ-së, po fsheh "biografinë" e të inkriminuarve

Postuar në 19 Maj, 2016 11:46

Partia Demokratike akuzoi Komisionin Qëndror të zgjedhjeve se nuk po publikon formularët e dekriminalizimit për funksionarët e zgjedhur, duke aluduar se me urdhër të Edi Ramës ky institucion po fsheh pasqyrën kriminale të të zgjedhurve me preçedentë. "Kuvendi i Republikës e ka urdhëruar KQZ që ta bëjë këtë publikim, por KQZ nuk e ka bërë. Shkelja e këtij urdhëri, është shërbimi që pjesa e kapur e këtij institucioni, i bën Edi Ramës dhe interesave kriminale.

Skandali me vajzat jetime në Shkodër, detyroheshin të shihnin filma erotikë

Postuar në 19 Maj, 2016 11:33

Dalin në dritë të tjera detaje nga skandali i abuzimit seksual të 3 vajzave të mitura në Rezidencën e Fëmijëve në Shkodër. Nga dëshmitë e dhëna në polici, fëmijët e pyetur një nga një, pas publikimit të rastit një ditë më parë nga prokuroria e Shkodrës, mësohet se ata ishin totalisht të lënë jashtë kontrollit. Ata kanë rrëfyer se në Rezidencën e Fëmijës detyroheshin të shihnin edhe filma erotikë, teksa punonjësit e qendrës largoheshin për orë të tëra. Të miturat e moshës 6, 8 dhe 11 vjeç janë pyetur në prani të një psikologie nga prokurorët që po hetojnë skandalin.

Aksion i suksesshëm antidrogë në Vlorë për të shpëtuar "nderin" e ministrit

Postuar në 19 Maj, 2016 11:01

Një ditë pas raportimit të sikletshëm të ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri në Komisionin e Sigurisë, policia raportoi për një operacion të suksesshëm në Vlorë si për të dhënë një dëshmi të rezultatit "mbreslënës" të bashkëpunimit trajnues me policinë italiane.

Nuk mendojnë, p(r)a janë

Postuar në 19 Maj, 2016 04:04

Pages

Subscribe to ResPublica RSS