Koha për Haremin dixhital
Norbert Hofer, e djathta ekstreme sërish në ngjitje në Austri
Norbert Hofer është favorit për zgjedhjet presidenciale dhe nëse fiton do të jetë i pari president në BE që vjen nga e djathta ekstreme.
Haxhinasto i fyen të gjithë duke dhënë leksione për shkaqet e aksidenteve: “Ka nevojë për policim dhe edukim të drejtuesve”
Nëse ka një fjalë për të përshkruar ministrin e Transportit, Edmond Haxhinasto, kjo është "I Pacipë". Etiketë në raport me publikun dhe sjelljen e tij në publik, pasi është shumë e sigurtë se kjo fjalë nuk e prek asfare ministrin, që ka dëgjuar nga shefi i tij, Ilir Meta, të tjera. Më pickuese.
Jo lekë që nuk të jep Edi Rama, po ti kokën andej ai të fut dorën të merr edhe atë që ke në xhep
Lulzim Basha ka marrë vetë përsipër të gjithë barrën e fushatës për të bindur qytetarët se qeveria punon kundër interesave të tyre. Ai ka muaj që kryen takime me banorë të zonave të ndryshme, duke parashtuar edhe pika të programit, ku vlen të diskutohet ulja e tvsh-së, premtim të cilin e kishtë dhënë edhe kryeministri Rama për mallrat e shportës, por që nuk i qëndroi. Veç programit që gjithsesi nuk është se merret si gur analize nga votuesit, Basha po ndjek një strategji të stigmatizimit të Edi Ramës dhe duke i mëshuar anës komike të diskursit publik të Edi Ramës.
E vërteta nuk mohohet, Kosova është shtet u pëlqen apo jo autistëve serbë
“Kosova është e pavarur dhe këtë duhet pranuar”, është deklarata e liderit të Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe, Vuk Drashkoviç, i cili ka hapur sërish debate në Serbi. Kjo deklaratë merr një rëndësi të veçantë pasi partia e Drashkoviçit është futur në Parlament në zgjedhjet e fundit, në koalicion me partinë në pushtet të kryeministrit Aleksandar Vuçiç, që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Imami kërkon të mos ndalohen martesat e myslimanëve me vajzat minorene: “Janë pjesë e një kulture që duhet respektuar”
Rasti i ndalimit të një numri të madh martesash mes burrave dhe vajzave nën 14 vjeç është shkak për shpërthimin e një skandali në Danimarkë. Ministrja e Emigracionit, Inger Støjberg shprehu vendosmërinë e saj për të mbrojtur vajzat minorene, duke thënë se çiftet myslimane të këtij lloji në Danimarkë do të ndahen deri në mbushjen e moshës nga vajzat.
"Është krejtësisht e papranueshme që vajza të mitura, të cilat janë të martuara të jenë pjesë e sistemit të azilit në Danimarkë. Kam kërkuar nga Shërbimi i Emigracionit Danez t’i japë fund këtij fenomeni", tha Støjberg.
Po këtij kush i tha se ky rri gjithë ditën rrugëve?!
Online, një media e ndryshme. Duhet gjetur modeli i gazetarisë për këtë erë të re që po vjen
Henry Blodget, kryeredaktor i “Business Insider” i ka dhënë një intervistë revistës gjermane “Der Spiegel”, ku flet për median dixhitale, të ardhmen e saj, debatin mbi materialet që publikohen, kombinimin e tyre etj.. Boldget është i mendimit se suksesi në këtë lloj të ri medie – e ndryshme siç thotë ai – nga televizioni, radio, apo print, qëndron te miksimi i materialit, duke theksuar se kësaj lloj medieje, nuk mund t’ia mohosh argëtimin si rubrikë. “Publikimi i suksesshëm lidhet me miksimin. Ajo që Buzzfeed zbuloi është se njerëzit pëlqejnë fotografitë e maceve.
Një ide periferike nga Haxhinasto për menaxhim shtetëror të aeroportit të Kukësit. LSI do ketë mundësi të punësojë 250 persona
250 vende pune të konvertuara më pas në vota shumëfish për LSI-në pritet të ketë në dorë Edmond Haxhinasto, nëse menaxhimi i aeroportit të Kukësit do të ecë sipas planeve të tij. Ministri ishte sot për inspektim në Kukës, ku tregoi impenjimin e tij për vënien sa më shpejt në fuknsion të aeroportit të dytë civil në vend. “.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës i jep fund përballjes ligjore për pronësinë e tokave nga Manastiri i Deçanit
Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka dhënë fund debatit 16 vjeçar mbi pronësinë e Manastirit të Deçanit. Në një vendim të publikuar në faqen e saj online, gjykata konstaton papajtueshmërinë me Kushtetutën të vendimeve të “Kolegjit të Ankesave të Dhomes së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosoves për çështje që Lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit”.
