Fantazma e TEC-it të Vlorës, Gjiknuri paralajmëron dhënien me konçesion
Ministri i Industrisë dhe Energjitikës Damian Gjiknuri ishte i pranishëm sot në forumin “Projektet lider dhe modelet e reja të menaxhimit”. Në fjalën e mbajtur ministri deklaroi se me rëndësi për vendin tonë është projekti për interkonjuksionin Shqipëri-Kosovë, duke bërë me dije se shumë shpejt do të vihet në funksion TEC-i i Vlorës përmes partneritetit publik privat.
Trump në avantazh nga sondazhet. Merr ftesë nga Cameron për të vizituar Londrën
"Është koha për t’u shqetësuar?": Këtë pyetje bën Instituti që në bazë të sondazheve vëren një avantazh prej 0.2 për qind të kandidatit republikan Donald Trump ndaj rivales demokrate Hillary Clinton.RealClearPolitics SHBA (RCP) sintetizon sondazhet e opinionit për të matur popullaritetin e pretendentëve për Shtëpinë e Bardhë.
Kotzias bën gati valixhen për në Tiranë. Çfarë përmban paketa e propozimeve për qeverinë Rama
Një paketë e plotë propozimesh për të zgjidhur të gjitha çështjet dypalëshe mes Greqisë dhe Shqipërisë do të sjellë në në Tiranë në fillim të qershorit ministrin e Jashtëm grek Nikos Kotzias. Propozimet greke i dorëzohen Tiranës në 20 vjetorin e nënshkrimit të traktatit të miqësisë nga dy vendet në vitin 1996.
Hiroshima, para dhe pas bombës
Këtë vit mbushen 71 vjet nga hedhja e bombës atomike nga SHBA në Hiroshima të Japonisë. Obama është presidenti i parë amerikan që vizitoi vendin e ngjarjes që e futi botën në epokën e armëve atomike. Disa fotografi, të marra nga arkivi kombëtar i SHBA, publikuar nga "The Atlantic", dëshmojnë paosjat shkatërrimtare të bombës mbi një qytet si Hiroshima.
Fusha e minuar e përgjimeve dhe e shkeljes së privatësisë
Pas përballjes me “Apple” për dekodimin e një iPhone, Byroja Federale Amerikane e Hetimit – FBI – përfshihet në një tjetër rast kritik për privatësinë e përdoruesve të internetit. CNN njofton se Byroja i ka kërkuar një prej zhvilluesve të softuerit Tor – që të dalë në gjyq për të dëshmuar në kuadër të një hetimi kriminal për veprimtari hakeruese. Isis Agora Levecruft , emri i personit, është larguar drejt Gjermanisë, menjeherë sapo agjentët federalë kanë trokitur në derën e shtëpisë së saj.
Më mirë bëjmë pallate dhe kulla se njëherë u përmbyt Tirana nga diga e liqenit dhe e hëngra vetëm unë
Një rast irritues në SHBA, ndërkohë që gjykata nuk dënon dot të akuzuarin për dhunë ndaj një njëvjeçari
Jacob Marbury, një vjeç, u dhunua nga dadoja në muajin mars. Shenjat e dhunës duken qartë në foto dhe reagimi i vetëm ndaj kësaj ndyrësie është vetëm një: ndëshkim dhe dënim.
Vetëm një javë pas inaugurimit nga ministri Ilir Beqaj
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj e shpalli si sukses caktimin e një qendre për kryerjen e analizave dhe vizitave në QSUT. Sipas tij, Qendra e Konsultave do të lehtësonte qytetarët dhe do të evitonte radhët e gjata në sportele. Por një javë pas inaugurimit të saj kjo qendër është kthyer në një tmerr për vetë pacientët, por edhe në fole vjedhjesh dhe abuzimesh. Tema Tv ka bërë një vëzhgim në këtë qendër ku ka marrë edhe mendimet e disa qytetarëve.
Kërkon një vëzhgim nga afër për të parë sa diversitet ka
Breshka është reptil i zakonshëm që gjendet thuajse kudo në planet. Por pavarësisht se imagjinohet me pamjen e vet dhe me ngjyra pa jetë, këto foto, japin një ilustrim se breshka, është një specie me shumë diversitet. Të hënën është Dita e Breshkës ndaj edhe "National Geographic" ka sjellë këto foto:
A po e reduktojnë sipërfaqen e mbrojtur të Parkut të Liqenit?
Gjergj Bojaxhi shkruan sot në “Facebook” për mundësinë e betonizimit të Parkut të Liqenit në Tiranë, përmes një manovre të pisët, që i fsheh qytetarëve të vërtetën. Çdo gjë lidhet me vendimin për t’i kaluar Parkun e Madh të Liqenit Artificial (asetet e ndodhura në të) nga Drejtoria e Përgjithshme nr. 1, në administrimin e Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit. Por harta mungon.
