Prapë Ky...Për 320 milionë akuzohet kësaj radhe

Postuar në 03 Maj, 2016 16:25

Ilir Beqja rihyn edhe njëherë në axhendën e akuzave të Partisë Demokratike. Jo për lidhje me krimin, apo segmente të dyshimta. Jo, ministri i Shëndetësisë është i imunizuar nga gabime si këto që dëgjojmë për ministrin e Brendshëm. Beqja është ekskluziv në çështje tenderash. Të paktën kështu thotë PD-ja dhe asgjë nuk i pengon njerëzit ta besojnë, pasi me standardin e politikës shqiptare, një tender denoncohet vetëm atëherë kur përfituesi që ka konflikt interesi nuk është kollitur si duhet. Ose dikush nga shokët afër ka zili.

Sokol Berberi dhe Vladimir Kristo, drejt dorëzimit të detyrës. Presidenti nis konsultimet për plotësimin e vakancës në Gjykatën Kushtetuese

Postuar në 03 Maj, 2016 15:39

Gjykata Kushtetuese shkon drejt rifreskimit të anëtarësisë së saj. Për shkak se gjyqtarëve Sokol Berberi dhe Vladimir Kristo u ka mbaruar mandati, ata duhet të dorëzojnë detyrën. Në këtë kuadër, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka nisur konsultimet me përfaqësues të grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë. “Presidenti i Republikes Bujar Nishani ka nisur sot takime të ndara me kryetarët e grupeve kryesore parlamentare për t’u konsultuar lidhur me emrat e rinj që pritet të dekretojë për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Turboo!

Postuar në 03 Maj, 2016 15:29

Sinjale nga Rusia për anëtarësimin e Kosovës në UEFA: Votuam kundër, por vendimi i shumicës duhet të zbatohet

Postuar në 03 Maj, 2016 15:08

Kosova është anëtarja më e re Federatës Europiane të Futbollit, duke konfirmuar kështu një realitet të gjallë që nuk mund të mohohet. U pëlqen apo nuk u pëlqen disave. Ajo është bërë pjesë e familjes së futbollit europian me anë të një votimi, i cili në fund është i padiskutueshëm.  Një sinjal tjetër, jo pa domethënie, vjen nga Rusia e cila votoi kundër anëtarësimit të Kosovës në UEFA, gjithnjë si aleate e qëndrimit serb.

1.3 milionë votues s’janë të kënaqur, por…

Postuar në 03 Maj, 2016 13:40

Sondazhi i Institutit Demokratik Amerikan, zhvilluar para disa javësh në Shqipëri, tregoi se vetëm 0.9 milion votues janë të kënaqur me punën e qeverisë apo të opozitës (rreth 600 mijë me punën e qeverisë dhe rreth 300 mijë me punën e opozitës).

Të gjithë kujtojnë se ka ndonjë kufi!

Postuar në 03 Maj, 2016 13:37

Kosova fiton betejën, pranohet në UEFA

Postuar në 03 Maj, 2016 13:37

Historike, Federata Kosovare e Futbollit është zyrtarisht anëtarja e 55-të e UEFA-s. Vendimi u morr në Kongresin e Zakonshëm të Konfederatës Europiane, të zhvilluar në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest. Kosova njihet si shtet nga 38 vende anëtare të Konfederatës Europiane, por për t'u anëtarësuar në UEFA mjaftonin 28 vota, të cilat Kosova i mori.

Ju pëlqen e bardha?

Postuar në 03 Maj, 2016 13:32

Këto po!

Postuar në 03 Maj, 2016 13:23

Efekti i taksave, çmimi i naftës fillon ngritjen

Postuar në 03 Maj, 2016 13:06

Çmimi i naftës ka shënuar një rritje të fortë së fundmi, me rreth 5 lekë për litër në pjesën më të madhe të pikave të tregtimit, por pritet që shpejt të reflektojë i gjithë zinxhiri i pakicës. Kjo është rritja e parë, pas muajve të tërë që karburantet kishin njohur vetëm ulje. Në pikat e tregtimit të Kastrati, një litër naftë tregtohet me 157 lekë për litër, nga 152 lekë që shitej më parë. Edhe Europetrol Durrës Albania (Eida) e ka shtrenjtuar naftën në 156 lekë për litër. Gega Oil, një tjetër operator i madh e tregton karburantin me 154 lekë për litër, nga 149 lekë që e kishte më parë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS