Pedagoge të zhveshjes

Postuar në 04 Maj, 2016 03:57

Pushteti i denoncimit, por edhe i paralajmërimit. Kush do të arrestohet?

Postuar në 03 Maj, 2016 23:41

Sot ne emisionin Fakt ish-kryeministri Sali Berisha, që para disa ditësh deklaroi se Emiliano Shullazi u arrestua nga Prokuroria paralajmëron arrestime të nivelit të lartë. Kjo mbetet për t'u parë.

Berisha nuk ka mohuar e as ka pohuar se është kërcënuar. Më poshtë intervista.

I zhgënjeu të gjithë!

Postuar në 03 Maj, 2016 23:22

Ylli Rakipi në Zululand të TemA TV: disa komente për Kryeministrin aktual, fitues i 1 milion votave.

Video e re e vrasjes së Elton Çiços

Postuar në 03 Maj, 2016 22:16

Thikë Vjosës, qeveria vulos koncesionin e Poçemit. Fitojnë turqit pa konkurrencë

Postuar në 03 Maj, 2016 20:22

“Pa bujë dhe pa krenari, në një cep të faqes së vet të internetit, Ministria e Energjisë dhe Industrisë shpalli rezultatin e tenderit për hidrocentralin e Poçemit, një nga koncesionet më të mëdha të dhëna në sektorin e energjisë elektrike përgjatë viteve të fundit.

Renzi dhe Macron, dy politikanët e së ardhmes në Europë

Postuar në 03 Maj, 2016 19:41

"Politico"  vijon serinë e shkrimeve mbi lidershipin në Europë. Matteo Renzi dhe Emmanuel Macron sipas agjencisë "Politico Europe" do jenë dy politikanët me ndikimin më të madh në vendet e tyre, por edhe me gjerë në Europë. Sipas artikullshkruesit, Dalibor Rohac, "askush nuk duhet të nënvleftësojë ndikimin e politikanëve të rinj dhe ambiciozë", duke shtuar se "në një Europë pa shumë zgjedhje, qasja e europianëve do të jetë kah politikanëve me mendësi të re të lidershpit".

Berisha vazhdon akuzat: Ardian Çipa, ushtar i Emiljano Shullazit. Edi Rama i dërgoi një njeri në Holandë Arben Frrokut

Postuar në 03 Maj, 2016 19:15

Sali Berisha, ish-kryeministër i vendit ka vijuar edhe sot akuzat e rënda ndaj një prej oficerëve kryesorë të Policisë së Shtetit, Ardian Çipa. Në një intervistë për emisionin “Fakt”, në “syri.net”, Berisha e ka cilësuar Çipën si “një ushtar i Emiljano Shullazit”. Kjo një ditë pas një statusi që Berisha hodhi në Facebook ku akuzonte sërish Çipën. Nuk ka një deklaratë as reagim nga Policia e cila e gjen veten në pozicionin kur një nga drejtuesit e saj akuzohet direkt.

Mburravecat ballkanik!

Postuar në 03 Maj, 2016 18:54

Anëtarësimi i Kosovës në UEFA është lajm i mirë, është lajm i bukur por, jo aq edhe i zjarrtë sikurse po e paraqet politika.
Lajmi për Kosovën në UEFA të mos përdoret si mjet pune në duar të qeverisë së degjeneruar. Mos të romantizohet, deri në budallallëk , ky sukses, jo i vogël sportiv, i Kosovës së lodhur e të kërcnuar nga copëtimi i Serbisë.

Lajmin me ngjyrime të tilla politike e me emocione plot, do ta mirëkuptoja, atëherë dhe vetëm atëherë, kur do të ndodhë bashkimi i kombit shqiptar në një sistem politik e në një udhëheqje politike. Pikë!

Administrata/Kryetarja e Komisionit të Shërbimit Civil, Strakosha: Emërime në shkelje të procedurave dhe jashtë afatit

Postuar në 03 Maj, 2016 17:24

Dy vitet e fundit ka patur disa akuza në media për emërime në administratë shetërore të personave të papërshtatshëm, ose në bazë të rekomandimeve politike. Qeveria nuk ka pranuar në shumicën e rasteve të njohë këtë problem si real, sa kohë që ka deklaruar se ka ende 1000 vende bosh për shkak të moskualifikimit. Por Pranvera Strakosha, kryetare e Komisionit të Shërbimit Civil, duke folur në Konferencën kombëtare “Reforma në qeverisjen vendore dhe admnistratën publike”, ka theksuar se emërimet në shkelje të procedurave dhe jashtë afateve, kanë qenë në masë të madhe.

Në UEFA...

Postuar në 03 Maj, 2016 17:01

Pages

Subscribe to ResPublica RSS