Lutja e Ramës, Basha gati për dialog pa kushte
Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur “lutjes” së një dite më parë të kryeministrit Rama për dialog politik mbi reformën në drejtësi. Basha tha se është i gatshëm të ulet me Ramën në dialog në çfarëdo forme, mjafton që sipas tij ai të ketë vullnet të zbatojë rekomandimet e Komisionit të Venecias.
“Nëse ata bien dakord për të zbatuar rekomandimet e “Venecias”, atëherë janë të mirësepritur për t’u ulur në bisedime në formatin që duan ata për të zgjidhur këto çështjet që na ndajnë”, tha Basha për mediat.
Zbulohet në Stagira mauzoleumi i Aristotelit (Foto)
Arkeologët grekë besojnë se kanë gjetur varrin e Aristotelit në Stagira, qytetin e lindjes së filozofit, qytet grek në Maqedoni. “Nuk kemi prova por kemi indikacione të forta” tregon drejtori i këtyre gërmimeve - Konstandinos Sismanidis. Ky i fundit ka prezantuar sot gjetjet në Kongresin “Aristoteli – 2400 vite” në Universitetin e Selanikut.
"Të zhveshurat", tashmë janë një popullsi më vete
Në garë për Shtëpinë e Bardhë
Trump i ka tashmë votat për t'u nominuar nga Partia Republikane.
Pjerin Ndreu akuzon Berishën se përçau Jugun me Veriun. Ndreu thotë se Veriu ka nxjerrë figura të shquara dhe përmend vetëm katolikë. Ndoshta rastësi...
Çështja “Noka-UDB” dhe “suspekti” i një ish-presidenti
Sot paradite ka folur për çështjen “Flamur Noka - UDB” edhe ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, aktualisht kryetar i Frymës së Re Demokratike, një parti që siç njoftohet ka zhvilluar sot punimet e Asamblesë Kombëtare. Tha Topi: “Mbi bazën e disa të dhënave që s’janë të miat por janë të ekspozuara, ish Ministri i Brendshëm ka një suspekt të fortë që duhet t’i sqarojë, për lidhjet me Shërbimin Sekret Jugosllav. Me shërbimin informativ serb. I takon atij t’i sqarojë. Dhe po i kthehem një pyetje që e kam bërë në momentin kur isha president.
Përse do të fillojë zbatimi i reformës në drejtësi pas zgjedhjeve?
Lulzim Basha tha dje për Ora News se “reforma në drejtësi nuk ka asnjë shans të zbatohet para zgjedhjeve të vitit 2017, edhe sikur të miratohet sot”.
Pra, pavarësisht se ç’thonë aktorët kryesorë politikë e diplomatikë në Shqipëri, pavarësisht se ç’shkruhet në gazeta e ç’thuhet në studio televizive, reforma në drejtësi nuk ka gjasa të fillojë para zgjedhjeve të 2017-ës.
Kushti kryesor i Shqipërisë për Greqinë: Shfuqizimi i Ligjit të Luftës
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka paralajmëruar disa kushte për homologun e tij grek, Nikos Kotzias, përpara se ky të vizitojë Tiranën në fillim të qershorit. Siç është bërë e ditur, Kotizas vjen me disa propozime, ndaj edhe Bushati, ka ndarë me opinionin shqiptar, kërkesat e palës shqiptare. "Nuk ka kushte nga Shqipëria dhe nga Greqia, ka një dialog të vërtetë, propozime, hulumtime për mënyrën më të mirë sesi mund të adresohen këto lloj problematikash.
Kështu duhet të jetë edhe fotografia për pasaportë
Origjina e fenikasve/Konstatohet haplogrup europianësh në ADN-në e një fenikasi 2500 vjet të vjetër
Fenikasit, të paktën kolonia e tyre në Kartagjenën e famshme, aty ku sot është Tunisi, ka gjasa të jenë me origjinë europiane. Përgjithësisht është menduar se fenikasit kanë origjinuar nga Libani i sotshëm dhe janë lidhur me popullsitë semite, por një rindërtim i genomit mitokondrial të një fenikasi të vjetër 2500, i quajtur si “Djaloshi nga Byrsa” apo “Ariche”, ka konfirmuar ekzistencën e një haplogrupi – grup genetik me paraardhës të përbashkët - shumë të rrallë europian që e lidh linjën amësore të tij me popullsi që kanë banuar sipas gjasave në gadishullin Iberik.
