Valët gravitacionale mund të origjinojnë edhe nga Gravastarët, përveçse nga Vrimat e Zeza

Postuar në 06 Maj, 2016 04:24

Në muajin shkurt të këtij viit shkencëtarët në Univ ersitetin e Arizonas në SHBA, deklaruan detektimin për herë të parë të valëve gravitacionale.

IBM hap për përdorues të jashtëm platformën e vet të kompjuterizimit kuantik

Postuar në 06 Maj, 2016 03:41

IBM ka bërë të ditur se do të hapë për përdoruesit platformën e vet kompjuterike kuantik në mënyrë që të shfrytëzohet prorami i saj 5 qubit në internet. Ky është sipas kompanisë, sistemi i parë që u lejon përdoruesve të jashtëm që të punojnë me një kompjuter kuantik përmes shërbimeve në Cloud.

Një klasë politike që ka sovranitet vetëm për të vjedhur*

Postuar në 05 Maj, 2016 23:55

Është totalisht e pazakonshme, për thirrjen nga ana e ambasadorëve të BE dhe SHBA…Që nga viti 1914 kur Fuqitë e Mëdha sollën një administrator se s’kishim mundësi të vetëorganizoheshim, ska pasur ditë më të turpshme për ne.

Drejtimi i duhur!

Postuar në 05 Maj, 2016 23:46

Intervista/Adonis: Feja nuk jep më përgjigje për problemet, por është shkaktare e tyre. Nevoja për shkrimin nis tani...pas Auschwitz

Postuar në 05 Maj, 2016 22:59

Ali Ahmad Said Esber, i njohur ndërkombëtarisht si Adonis, konsiderohet si një ndër poetët më më ndikim të letërsisë moderne arabe. Vendi i tij, Siria, është sot epiqendra e krizës kryesore globale, shoqëruar me një tragjedi vrasjesh dhe shpërnguljesh të jashtëzakonshme. Përmes një interviste për Jonathan Guyer në “The New York Review of Books”, poeti në fjalë flet për atë që e cilëson si krizë e thellë identiteti tek arabët. Është një krizë e cila siç thotë ai vjen me barrën e pesëmbëdhjetë shekujve.

Mogherini: Kosova në BE më shpejt nga sa e ka menduar

Postuar në 05 Maj, 2016 18:40

Një ditë pas propozimit të Komisionit Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerimin Dimistris Avramopoulos  vizituan Prishtinë. Nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, Mogerini u shpreh optimiste per te ardhmen europiane të Kosovës. “Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për Kosovën. Rekomandimi për liberalizimin e vizave, nënkupton një hap shumë të rëndësishëm. Kur e shoh këtë pjesë të Europës, Kosovën në veçanti, shoh të ardhmen e Europës.

Tani ambasadorët edhe në mbledhjet e partive

Postuar në 05 Maj, 2016 18:36

Marrëdhënia e Shqipërisë dhe shqiptarëve me të huajt e në veçanti me ambasadorët po merr një trajtë denigruese falë mungesës së dinjitetit që po tregon klasa politike në drejtimin e vendit. Ata do të jenë të pranishëm tashmë edhe në mbeledhjet e grupeve parlamentare në një përpjekje për të shtuar presionin e votimit të reformës në drejtësi.

Lutje për Palmirën - koncert i Orkestrës Mariinsky në amfiteatrin e njohur

Postuar në 05 Maj, 2016 17:44

Orkestra e Teatrit rus Mariinsky ka dhënë sot një koncert në amfiteatrin e Palmirës, qytetit antik të rrënuar nga ISIS dhe të çliruar nga forcat e ushtrisë siriane dhe ruse. Presidenti rus, Vladimir Putin e konsideroi koncertin si një akt mirënjohjeje për të gjithë ata që luftojnë kundër terrorizmit.

Kullat si autoportret i Ramës

Postuar në 05 Maj, 2016 16:50

Dy perversionet e komunikimit, thotë filozofi danez Knud Logstrup, janë: më një anë reduktimi i tij në bërje qejfi njëri tjetrit (si dhe bashkimi kundër një të treti), më  anë tjetër, bërja e tjetrit si vetja nëpërmjet imponimit të mendimit. Në të dy rastet nuk kemi komunikim sepse kështu evitojmë përballimin e problemeve që kemi mes njeri tjetrit.

Sikleti i një premtimi që vazhdon(pa fotot përkatëse)

Postuar në 05 Maj, 2016 16:34

Sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka dalë në një pronocim pë shtyp pas një aktiviteti të zhvilluar me rastin e inaugurimit të një kopështi në Tiranë, afër Fushës së Aviacionit. Duke folur me një fëmijë në krah, Veliaj, ka nisur fjalinë me premtimin për të gdhenur memorien e Tiranës dhe banorëve të saj: “Dua të theksoj që, ky vit do të mbahet mend si viti i fëmijëve në Tiranë”(http://vizionplus.al/veliaj-2016-do-jete-viti-i-femijeve/).

Pages

Subscribe to ResPublica RSS