I vetmi sektor me fitim, ku klienti përherë humbet
Disa fjalë për sihariqin e fundit të Sali Berishës
Ne “hakmarrësit” sot morëm sihariqin e radhës. Qenkemi në ortakëri për ndërtimin e një kulle pranë stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”. Nuk i kemi të rralla sihariqet, por ky i sotmi është më “shtatlartë” se të tjerët, është kullë. Kemi 20 vjet që krimet dhe ndërtimet “tona” i marrim vesh nga Sali Berisha. Dhe kjo është normale. Se nga kush tjetër, përveçse nga ideatori dhe pronari i “Hakmarrjes për Drejtësi” do t’i merrnim vesh? Ai e ndien për detyrë që sa herë ndodhin krime të rënda dhe ka ndërtime të mëdha, “Hakmarrja” e tij të ketë pjesën e saj.
Në Pazardzhik të Bullgarisë ndalohet përdorimi publik i mbulesës
Ndihma ushtarake për Izraelin/SHBA drejt miratimit të paketës më të madhe në historinë e vet
Marrëdhëniet mes Washingtonit dhe Telavivit zyrtar nuk janë në ditët e veta më të mira, por kjo nuk pengon që shteti i vogël në Lindjen e Mesme, të përfitojë një ndihmë të madhe nga SHBA.”Time of Izrael” raporton se SHBA po planifikojnë rritjen e ndihmës ushtarake vjetore për Izraelin duke shkuar në një shifër që është më e madhja në historinë e marrëdhënieve dypalëshe, me mbështetjen e një numri të madh senatorësh amerikanë.
Mbeçë more Gërdec mbeçë
Qëndrimi i Gardës nuk është i pari në radhën e qëndrimeve të qeverisë Rama ndaj çështjeve të bujshme të qeverisë së mëparshme. Një qëndrim të njëjtë ka mbajtur qeveria Rama sikurse qeveria Berisha edhe për çështjen e Gërdecit. Në ankimimin e dorëzuar në gjykatë një vit më parë, një dokument që mban firmën e zv.ministrit të Mbrojtjes, Petro Koçi, tragjedia e Gërdecit përshkruhet të ketë ndodhur për shkak të një aksidenti teknologjik gjatë demontimit të municioneve.
Duhet një Kujdestar këtu...
“Tjetërsimi i pronave në Bregdet, në caqet e një “genocidi pronësor". Vëmendje ndërkombëtare për komunitetin historik të Himarës"
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka dalë sot me një deklaratë për shtyp përmes së cilës ka apeluar për vëmendje ndërkombëtare ndaj asaj që e quan “trajtim të komunitetit historik të Himarës”. Në deklaratë nënvizohet ndërhyrja që po ndodh në zonën e Bregdetit ndaj pronës, nën emrin e kthimit të saj dhe të kualifikimit si monument kulture, duke mos u ndalur as edhe para pronave të Kishës.
Studimi/Pse disa kafshë mbijetuan, e madje u shtuan në zonën radioaktive të Çernobilit...
Mbijetesa dhe shumimi i kafshëve në epiqendrën e e rrjedhjes radioaktive në Çernobil ka shkaktuar jo pak habi. Nëse rrezatimi radioaktiv presupozohet kaq vdekjeprurës, madje duke e ruajtur aftësinë për të shkatërruar edhe në një kohë të gjatë, si ka mundësi që kafshët në Çernobil jetojnë e madje mbipopullojnë zonën e braktisur nga njerëzit? Një studim i fundit i publikuar në “Oxford Jorunal of Heredity” me autorë Timothy A.Mousseau dhe Anders P. Møller, që kanë punuar me kolegë rusë dhe ukrainas, jep një përgjigje.
Irani deklaron se ka kapacitet për të prodhuar raketa ndërkontinentale
Irani deklaron se ka krijuar kapacitetet shkencore dhe teknologjike për prodhimin e raketave ndërkontinentale. Kjo është bërë e ditur nga drejtori i Përgjithshëm për Çështjet Politike në Ministrinë e Jashtme, Hamid Baeidinejad në faqen online “Basirat” e afiluar me Trupat e Gardës Islamike Revolucionare. “Fuqia jonë shkencore na ka krijuar mundësi për të prodhuar deri edhe raketa ndërkontinentale”, ka deklaruar ai. Baeidinejad ka shtuar se doktrina ushtarake iraniane është me natyrë mbrojtëse dhe ka për qëllim neutralizimin e kërcënimeve që vijnë nga jashtë.
Veliaj si stuntman i kryeministrit në Bashkinë e Tiranës. Asnjë përgjigje për kërkesat për informacion për punët publike
7 punë në 7 ditë. Ndryshimi, rilindja, konsultimi, bashkë me qytetarët, pedonale, gjelbërimi. Këto fjalë që bëjnë pjesë në “PS-Cloud” të ulur këmbëkryq në Bashkinë e Tiranës i kemi dëgjuar prej muajsh tashmë. Artikulues i tyre është Erjon Veliaj, kryetar i Bashkisë së kryeqytetit, i cili është aty si zëdhënës i Edi Ramës, literalisht i tillë, por edhe në rolin e një imituesi perfekt, jo pse adhuron shefin, por ndoshta sepse modeli i shefit të sukesesshëm në Bashki duhet mbajtur gjallë, si kundërpeshë ndaj katastrofës në qeverisjen qendrore.