140 minuta sqarime, ambasadorët nuk u pritën me duartrokitje në PD
Atmosfera që u pa dje në selinë e Partisë Socialiste për vizitën e dy ambasadorëve, nuk ishte e njëjta me atë që mbizotëroi në Partinë Demokratike. Ish0kryeministri Berisha mungoi, Jozefina Topalli la mbledhjen para kohe, ndërsa disa deputetë adresuan pyetje ndaj ambasadorëve. “A nuk do te ishte me mire qe investimi i BE dhe USA te ishte ne funksion te një reforme teresore ku drejtesia eshte vetem nje pjese e saj”- shtroi pyetjen deputeti Astrit Patozi.
Xenia Deli, çfarë ka humbur Justin Bieber
Klement Balili, Drejtor i Transportit Rrugor të Sarandës i kërkuari i drogës. Bashkëpronar i “Santa Quaranta” dhe i lidhur me LSI-në (Video)
Personi që është në kërkim si një prej 3 kokave të trafikut ndërkombëtar të drogës që vepronte në Shqipëri, Greqi dhe disa vende të Europës sipas deputetit të Partisë Demokratike, Genc Pollo është Drejtori i Transportit Rrugor të Sarandës, Klement Balili, i emëruar nga LSI. "Dje në darkë keni njoftimin e policisë greke për kapjen enjë rrethi trafikantësh droge në të cilin kërkohet një drejtor i trasnporteve të Sarandës si shef i këtij qarku trafikantësh droge. Më 18 maj të vitit 2014 PD e ka denoncuar me emër e mbiemër që është drejtori i transporteve dhe është Klement Balili.
Injoron ambasadorët
Ndonëse dy ditë më parë e quajti normale praninë e ambasadorëve të huaj në mbledhjen e grupit parlementar demokrat , ish-kryeministri Berisha nuk ka qenë i pranishëm sot në takimin e deputetëve të opozitës me ambasadorët Lu e Vllahutin. Zëdhënësja e ish-kryeministrit sqaroi për mediat se Berisha ka patur takime konstante me ambasadorët dhe se sot ata janë takuar me deputetët e tjerë. Dy ditë më parë, ish-kryeministri Berisha e quajti Shqipërinë një vend anormal dhe paralajmëroi se nuk voton një draft për të cilin nuk sqarohet se mbi çfarë modeli është bazuar.
Ahmetaj e Manjani kërkesë Gjykatës së Strasburgut për pezullimin e dosjeve shqiptare të pronave
Për të frenuar ankimet dhe për t’i treguar Gjykatws sw Strasburgut se ligji i ri zgjidh përfundimisht çështjen problematike të pronës, qeveria shqiptare i kërkoi Presidentit të Gjykatës Europiane, Guido Raimondi, të pezullojë shqyrtimin e dosjeve, duke e marrë vetë përsipër kompensimin dhe kthimin fizik për të gjitha vendimet. Kjo kërkesë është bërë dy ditë më parë nga dy ministrat e qeverisë, Arben Ahmetaj dhe Ylli Manjani. Gjatë bisedës, ata i kërkuan presidentit Raimondi, se pezullimi i vendimeve do të krijojë mundësi optimale për të zbatuar ligjin e ri.
Paisje përgjuese në Policinë e Shtetit
Gazeta Mapo ngre shqetësimin se një paisje përgjuese tepër e sofistikuar është instaluar prej më shumë se një muaji në zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, duke vënë në alarm institucionet e sigurisë. Sipas saj pajisja nuk rezulton e regjistruar në asnjë regjistër zyrtar apo dokument tjetër të institucioneve të Sigurisë. “Jo zyrtarisht policia thotë se kjo paisje përdoret për qëllime trajnimi të policisë së Shtetit.
Tani do të quhet America
Po vijnë kullat...
Gazeta “Tema” njofton për një vendim të marrë nga Gjykata Administrative që ndikon direkt në procesin gjyqësor për ndërtimin e një kompleksi pranë zonës së Digës së Liqenit në Tiranë. Sipas kësaj gazete, gjithçka lidhet me ndryshimin e trupës gjykuese pak ditë më parë, çka është kërkuar të prapësohet si procedurë nga Bashkia e Tiranës. “Bashkia e Tiranës dhe IKMT i kërkuan gjykatës përjashtimin e gjyqtarëve të rinj nga gjykimi dhe caktimin e një trupe tjetër"-thekson gazeta.
Ndodh edhe kështu
Lu dhe Vlahutin, emisarët e reformës në drejtësi. Kryeministri: Është edhe në interesin e BE-së
Dy ambasadorët aktivë në Tiranë, ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu dhe Romana Vlahutin e Bashkimit Europian, kanë marrë pjesë sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. “Jemi në një udhëkryq të pazakonshëm”, tha Donald Lu, ndërkohë që Vlahutin, e cilësoi prezencën e tyre në mbledhje si pjesë të dialogut dhe jo shkelje të sovranitetit. Nga ana e vet, kryeministri Edi Rama, ka synuar ta arsyetojë si të dobishëm prezencën e ambasadorëve në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, duke shtuar madje se reforma në drejtësi është interes edhe i BE-së.